BREAKING NEWS

Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Yuri Kim nxjerr foton dhe paralajmëron ndryshimin e madh në
x

Opinion / Editorial

Propaganda korruptive me paratë e taksave si “investime” të pushtetit!

Propaganda korruptive me paratë e taksave si “investime”

Po shikoja një post të “Brrylit” ku një lulishtare punonte dhe një dorë “qejflinjsh” po fotografonin dhe “inauguronin” rreth e përqark “resë”. Ishte tepër e vogël si filozofi e momentit, por tepër e madhe si filozofi e arrogantëve të parave tona, të taksave dhe gjobave që marrim nga një pushtet që realisht nuk ka mëshirë. Ky pushtet ka ardhur në ditët e një propagande të shfrenuar, të pacipë dhe pa principe morale dhe edukative. Është propagandë pothuaj njëlloj dhe me ngjashmëri të turpshme me fashizmin dhe “enverhoxhizmin” sepse ne nuk kemi pasur një ditë të vetme në të ashtuquajturin komunizëm folklorik, pikërisht të regjimit “të amshuar nga Enveri” si komunizëm. Çfarë do të thotë të dalësh si kryetar qeverie dhe tjetri si kryetar bashkie dhe orë e minutë të “falësh” shtëpi atyre që iu prishi tërmeti banesën? Çfarë do të thotë në qoftë se dikush nuk do ta konsiderojë propagandë. Po pse çfarë bëri ndryshe Enver Hoxha në Bahçallëk? Ai njëherë shkoi dhe kur i mbaroi, por Rama dhe Veliaj shkojnë ditë për ditë katund për katund. Çfarë iu tha Enveri? Ja kjo është partia. Partia iu ndërtoi shtëpitë. Në fakt partia vetëm fuste popullin në punë dhe i shfrytëzonte në punë të papaguar, sepse paratë apo fondet i merrte jo nga xhepat e Enverit, Nexhmijes dhe partisë, por nga puna e shqiptarëve. Mirë mirë po ideologjia ashtu thotë, regjimi ashtu thotë. Çfarë bën Rama dhe Veliaj orë e minutë qoftë dhe kur shtron 20 metra rrugë? Po të njëjtën gjë thonë vetëm se nuk thonë partia, por ne, pushteti, unë që vij dhe Rilindja, vizioni dhe vullneti i saj. Po pra ne mazhoranca, pushteti... Pastaj presin nga njerëzit po të njëjtat fjalë që dikur Enveri i pëlqente dhe pse nuk ishte se shkonte kaq shumë si pasuesit e tij të propagandës idiote dhe korruptive sot. Marrsh nga ditët tona dhe ti je dritë e jetë, janë pastaj deliri i një propagande që del në media si shëmbëlltyra më e turpshme e një regjimi që po kalon çdo cak në ngjashmëri me tirani politike dhe korruptive dje. Ku i mori lekët Edi Rama që iu ndërtoi shtëpitë katundarëve apo dhe njerëzve që del një TV pothuaj çdo ditë? Ku i mori financat rilindja xhanëm? Ku i morën lekët Ballukja dhe Manastirllesha, apo krye agjitpropi i neveritshëm i 99-shave dhe pushtetit devijat politik në Rilindje? Kush iu ka dhënë kaq shumë lekë që po ndihmojnë katundarët dhe të mbeturit pa shtëpi? Pse nuk tregon lali Fiku, sa lekë ka nxjerrë nga kursimet e tij që shtron rrugë dhe ua fal qytetarëve të Tiranës? Mirë se ai që ishte përpara tij flinte gjumë dhe jepte leje, po ky që “ndërton” dhe ka prishur çdo lloj logjike urbane normale ku i gjen lekët që bën dhurata miliona euro? Këta nuk janë politikanë, këta janë shëmbëlltyra që shëmtuara të tiranive dhe “agjitprop” të dënglave me paratë tona. Këta kanë mbytur me taksa dhe tarifa shqiptarët, kanë mbytur me korrupsion PPP-sh dhe marrëzish me borxhe publike dhe dalin e falin shtëpi nëpër televizione. Një pjesë e një shoqërie injorante dhe “leshverdhë - bionde” mbase iu beson, por miqtë e tyre në ambasada duhet të kuptojnë sepse tanimë më ky vend është plotësisht nën regjim propagande gjysmë diktaturë dhe e vetmja gjë që i ndan nga diktatura, është se nuk vrasin në kufi, nuk burgosin për agjitacion e propagandë (në fakt të lënë pa punë dhe bukë) dhe ja kanë kaluar dhe delirantit tjetër Sali Berisha kur bënte agjitacion e propagandë dhe te fëmijët e shkollave. Po dhe inauguronte punë të pambaruara njëherë në fillim, njëherë në gjysëm dhe një herë në fund, por pa i mbaruar kurrë asnjëherë. Kurse tiranucët e Rilindjes, po turpërojnë dhe më idiotët në politikë. Si këta me të tilla pallavra nuk bën askush në Ballkan. Askush që nga Serbia dhe pastaj Mali i Zi, Kosova, Maqedonia. Nuk e ul veten askush në Ballkanin folklorik të shkojë ditë për ditë o në ndonjë rrugë publike, ose shkollë publike, o spital publik o shtëpi tërmeti me para publike, që të mbajë fjalime dhe të dalin paradë “marrinash” me konkubina politike dhe fjalë boshe, sikur kanë hedhur paratë e xhepit për punë publike. Kur në të vërtetë është e kundërta. Paratë e shoqërisë po i përdorin për fitim privatët, të cilët në shumicën e rasteve nuk bëjnë as shërbimet publike në shtet. E kjo është dhe marrëzia e propagandës. Vetëm të korruptuarit e jashtëzakonshëm mund ta bëjnë një grotesk korruptiv të tillë. Askush në Europë dhe në botën e qytetëruar, nuk e bën dot, sepse është turp dhe jo e drejtë. E kanë për detyrë të bëjnë atë që duhet bërë dhe mirë që nuk e bëjnë dhe kur e bëjnë nuk e bëjnë mirë. Po mirë se grabisin dhe kanë akuza të shumta publike dhe mediatike e penale, por dhe sheshin mend, sikur po nxjerrin paratë nga xhepat e tyre, duke qenë se e kanë çuar varfërinë e një shoqërie deri në skaj. Po dhe të bëjnë të thyesh TV kur dalin kur me arrogancë thonë – ua bëmë ne shtëpitë dhe rrugët. Janë më keq se TVSH-ja politike dikur në vitet 1986 kur nuk kishte mish në dyqan dhe lajmet hapeshin me stallat e lopëve që bënin muuuuuuu. Por është turp dhe për ata që janë realisht socialistë. Si i durojnë të tillë fasho propagandistë korruptivë të turpshëm. Sot në demokraci? Ose janë të bindur që nuk jemi në demokraci dhe tashmë me që i madh e i vogël është çuar të iki nga ky vend, aq iu bën nëse është në fashizëm, komunizëm apo dhe tirani korruptive dhe financiare ky vend. E mesa duket, kjo që thashë në fund, është ajo që askush nuk tronditet nga një delir i tillë politik dhe filozofik i kryer përditë nga Rilindja e teoricienëve të pasurimit në grabitje dhe daljes përditë në TV për të thënë – ja sa punë (me paratë tona) po u falim ne shqiptarëve.