BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Opinion / Editorial

Propagandë elektorale që mohon kontribute dhe të vërteta!

Propagandë elektorale që mohon kontribute dhe të vërteta!

Kujtim Alija është një nga figurat madhore të muzikës, festivalit të fëmijëve, bandës së qytetit Shkodër, QKF dhe sigurisht kthimit të Orkestrës Simfonike në Shkodër me 19 tetor 2007 me rastin e ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës. Kujtimi u nda nga jeta para jo shumë kohësh mbas një sëmudje të rëndë, por duke punuar deri në ditët e fundit. Ai është në altarin e njerzve të mëdhenj të artit dhe muzikës në Shkodër dhe Shqipëri.Njeri që mbrojti trashëgiminë e madhe të Shkodrës. Një realisht Mjeshtër i Madh në distancë për nga vullneti, organizatori, drejtuesi me shumë figura të tjera në Shkodër dhe të gjithë Shqipërinë. Unë kam pasur një fat ti bëj pesë intervista në televizione të ndryshme të Shkodrës duke filluar nga 2004 e deri të fundit në vitin 2016! E kjo më jep privilegjin të kem dhe dijeninë për punën dhe aritjet, por dhe sakrificën e vështirësitë. Para disa ditësh në Shkodër u dha një lajm se “ është rikthyer mbas 32 vitesh” orkestra simfonike! Në fakt u nervozova. E kuptoj se Kryetari i sotëm kërkon të bëjë fushatë, por nuk besoja me gënjeshtër, përvetsim të punës së dikurshme dhe për më tepër të një bashkie e një ngjyre politike. Pra mohim jo vetëm të punës së  Mjeshtrit Kujtim Alija, por dhe të Bashkisë së asaj kohe dhe kohëve më vonë, kur kjo orkestër me Kujtimin ka dhënë koncerte në Migjeni! Vetë ky ka treguar statusin e Orkestrës Simfonike nën regjim, ku paguheshin me paga të gjithë dhe pse mund të ishin kudo, por sigurisht në “punë të shtetit”. E padyshim ishin pjesë organizative sigurisht e shtetit me pagesa, honorare dhe urdhëra! Të filloje në “demokraci” sigurisht ishte çështje Bashkie! E Bashkia kishte vështirësi, sepse padyshim nuk mund të mbante as me pagesa e status. Por Kujtimi dhe të tjerë me sakrificë arritën realisht të mbledhin njerzit e padyshim, jo pa Bashkinë. Vullnetarizëm, honorare, dëshirë, vullnet. Kujtimin e pyesja si i mbledh o Mjeshtër e ai tregonte se ka probleme por 5 min para shfaqes janë “tjetër gjë” dhe bëjnë maksimumin. Ai ishte magjistar i organizimit. Gjithmonë mbasi e ktheu organizimin si Orkestër Simfonike, kërkonte rrugë dhe ndihmë nga Bashkia për ta mbajtur në këmbë dhe gjetur mënyra pagese e statuse të mesme duke ditur që “profesionizëm” dhe vende pune si një status i tillë nuk mund të arrihej. Kam shumë biseda të thëna të tij për Orkestrën Simfonike.  Çfarë bën sot për propogandë  Bardh Spahija? E para, mohon Orkestrën Simfonike të kthyer të Kujtim Alisë dhe Bashkisë së Shkodrës kur Bardhi ishte në Tiranë. Mbase dhe e kanë “mësuar për faqe të zezë” por sërisht faji tij është. Suflerët negativë të grindjes për arritje e inateve artistike mes individësh ka plot arti në Shkodër. Pornuk mundet për fushatë sot Spahija të “hajë mundin” e Kujtimit dhe të tjerëve që  sëpaku nga 2007 rikthyen Orkestrën Simfonike ku ishte dhe Anton Kaftalli dhe Roland Guli si organizator dhe pjesmarrës me shumë të tjerë në Tetrin Migjeni. Është një nisje me hap fals  propoganda politike me fondet publike duke përfituar padrejtësisht kur shpall: u kthye Orkestra Simfonike mbas 32 vitesh??? Jo Orkestra si shfaqe, organizim, njerës dhe Bashki është kthyer mbas 17 vitesh! Propogandë mund të bëhet por nuk niset me mos mirënjohje e me “rikthime” që nuk janë të vërteta! Tjetra: ata që thonë është kthyer mbas 32 vitesh se Bashkiadhe Bardh Spahija ka struktura të orientuara organizativisht dhe artistikisht me honoraree kanë në mos respekt të së njëjtës gjë si dikur! Tjesht nuk po respektojnë Kujtimin dhe po futen në lojë politike për fushatë me Bardhin! Sigurisht që në Shkodër do marrin përgjigje dhe pse interesatelektorale dhe politike këtë punë jo kaq të ndershme bëjnë. Por kam një si ide që do ju kthehet në bumerang. Po askush normal nuk mohon kontribut dhe humb vlera dhe as merr merita që nuk i ka. Po kur arrijnë të mohojnë dhe vullnetin e punën e vetë Bashkisë së PD duke qenë një subjekt, çfarë nuk pritet. Gjithsesi të gjithë në Shkodër e dinë se Kujtim Alia ktheu mbas 17 vitesh Orkestrën Simfonike, jo Bardh Spahija e politikat e tija! Ai nuk mund të hap dot vende pune për orkestrantët dhe me status të punësuarit për orkestrën, po sëpaku të paguaj honoraret. Si dikur!