BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

“Propozimi” batutë i KM-së, që bën Shqipëri me qeveri gjermane!

“Propozimi” batutë i KM-së, që bën Shqipëri

Sigurisht kur ke konsumuar një pjesë të madhe të pushtetit dhe tashmë je i qartë se jo vetëm nuk ke krijuar atë “lapidarin” tënd të dashurisë popullore, por je më shumë se kurrë një “anti popullor” dhe ke talentin e batutës, e përdor atë, sepse nuk ke kurrfarë rruge tjetër. Pavarësisht të arrogancës dhe lojës aktoriale me ata poshtë dhe ata lart, një “artist” dhe një “sportist” e kupton dhe kur nuk ka kundërshtarë të vërtetë përpara, se të ka mbaruar “shfaqa jote madhështore”. E kjo gjë po i ndodh kryeministrit tonë të “Surrelistanit”. Nuk ka gjë se e përkëdhel doktori duke i thënë “tutkun” për t’i kthyer borxhin që i ka kur “tutkuni” i fërkonte shpatullat, kur “doktori hidhte në erë brenda një sekonde një fshat, vriste 26 persona dhe plagoste 150-të të tjerë”. Sigurisht “tutkun”, sepse ka harruar që të mbajë fjalën me të cilën erdhi në pushtet në këtë rast dhe 21 janarin e përbashkët mes njëri-tjetrit si film. Por po dal në temën ku KM-ja i Shqipërisë mundohet me batuta, t’iu mbushë mendjen të rinjve “se ikjet nuk janë fenomen” i joni, por dhe i Europës duke përmendur dhe Portugalinë. Për më tepër “batutën” e kthen në “barcaletë” sikundër tashmë e ka zakon duke thënë: Shqipëria si Gjermania nuk bëhet dot edhe të sjellësh qeverinë gjermane këtu. Kjo është çështje zgjedhje dhe ne kemi zgjedhur të përballemi me këtë sfidë. Shqipëria është shumë e më e mirë se ishte 7 vite më parë. Por Shqipëria që ne duam duhet të jetë shumë e mirë se kjo që kemi. Jemi në mes të rrugës dhe për këtë arsye na duhet mandati i tretë që të vazhdojmë rrugën... Më kujtohet kur doli batuta e Fatos Nanos (nuk e di nëse është e vërtetë) kur tha: Shqipëria do ishte më mirë po të bëhej protektoriat. E sigurisht e tha, kur pa qartë dhe mirë, se vetë nuk ishte në gjendje të drejtonte dhe sidomos kur kuptonte rrondokopët e partisë së tij, që ishin lëshuar dhe me lejen e tij, të vidhnin gjithçka. Sot kryeministri ynë thotë në formë “propozimi” patjetër batutë se dhe sikur Shqipëria të kishte qeverinë gjermane nuk do të bëhej Gjermani. Patjetër “sofizmat” folklorike janë tashmë një realitet, por ata janë dhe marrëzi, po të kesh parasysh se në ç’kushte i thotë “sofisti” i famshëm i Shqipërisë. Jo, Shqipërinë kurrë nuk do të mund ta bënte Gjermani dhe një qeveri gjermane e sotme apo e nesërme, sepse Shqipëria është më e bukur, më diverse, më me male të bukura, me ujëra të pastra dhe me plazhe e minerale që nuk i ka Gjermania. Kështu që një qeveri gjermane (në Shqipëri) nuk do të donte kurrë të kishte një Gjermani në vend të Shqipërisë si territor fantastik. Por është fjala për qeverisjen e një qeverie gjermane në krahasim me atë të Surrelit në Tiranë. Qeveria gjermane nga ajo e Surrelit nuk do ta bënte Shqipërinë Gjermani, por do t’ia përngjante asaj. Nuk do të vidhnin dhe nuk do të ishin kulmi i padrejtësisë në arrogancën e Surrelianëve që janë sot. Nuk do ta bënin Gjermani, por do të bënin Shqipëri që mund të ishte më e lumtur dhe me shpresë nga e dëshpëruar që është sot. Sepse nuk do të vidhnin dhe nuk do të lejonin të vidhesh. Sepse nuk do të imitonin shqiptarët në qeverisje, por do të bënin gjermanët në qeverisjen e tyre në Shqipëri. Ky propozim batutë fantazmagorik i Ramës ka një të vërtetë brenda. Ka të vërtetën e dëshpërimit të tij, jo për pushtetin nesër (sepse atë e ka të sigurtë me Lulin), por se e ka kuptuar se nuk ka asnjë dallim nga të tjerët në radhë nga dje deri sot në Shqipëri, në mos ka krijuar një “neveri e alergji” me marrëzitë e tij në formë batutash dhe formash që përmbajtjen e kanë bosh ose korruptive. Tashmë i kanë mbetur batutat dhe punët e veta, të interesave të tarikatit të tij politik dhe financiar, por asgjë më tepër se sa kaq përballë shoqërisë. Prandaj kërkon dhe mandatin tjetër për t’i përmbyllur plotësisht. Ai mundohet me “barcaleta” t’iu thotë të rinjve se ikin si puna e tyre dhe nga Portugalia. Prandaj ikin dhe nga Shqipëria, por kjo është batutë barcaletë sa idiote dhe e pështirë. Nga Portugalia ikin për punë, por nga Shqipëria ikin, sepse është vend i padrejtë, i shëmtuar si qeverisje dhe jo në demokraci ku jetohet keq çdo çast. Në Portugali kurrë nuk ndodh kjo gjë. Ikin nga një vend që jo vetëm nuk ka punë (në fakt nuk të lë kush të punosh), por nuk ka drejtësi, ku e ke pronën dhe nuk e ke njëkohësisht dhe që vjen një ditë ta merr tjetri. Ku nuk shkollohesh normalisht dhe ku nuk mjekohesh normalisht, por vetëm me ryshfet dhe padrejtësi absolute. Ku administrata është e pabesë dhe asnjëherë ligjzbatuese. Kur pushteti vendor është një apendiks punësh të pakryera ose të kryera keq - aspak në shërbim të qytetarit. Ku mediat qëndrore janë marrëzi politike dhe zhurmuese të turpshme, interesaxhie pushteti dhe bashkëpunëtore në korrupsion, por dhe keq edukuese në moral. Ku injorantit i bëhet dhuratë posti drejtues, mjafton që ai të jetë servil dhe i bindur ndaj “derrbederrëve” të pushtetit lart tij. Ku çdo ditë të këputet shpirti dhe jo kaq shumë stomaku. Ku ç’rregulli dhe aferat, mbysin qytetarin që vuan në mes kriminelëve të rrugës dhe atyre në politikë. Prandaj ikën shqiptari në ndryshim nga portugezi që thotë kryeministri i Surrelistanit. Por tashmë kryeministrit tonë, batuta i ka mbetur ngaqë veprimet i dihen. Dikur një trajneri mi kur luanim futboll shtynte dhe shante apo bënte batuta gjatë lojës. Ishte në moshë, por një burrë i shkëlqyer. Një ditë i them: Prof Nazi, po pse shtyn mor burrë? E ai tha: Bektesh kur të len takati të fillon gjuha dhe stërkëmbëshat. Po pse, a mos vallë nuk e di këtë gjë kryeministri ynë. Ai më shumë se kushdo kur luante basketboll. Kur nuk ishte i zoti të fitonte, shante dhe grindej në lojë apo thoshte batuta me zë të lartë. Kështu bën dhe sot. Megjithatë “propozimi batutë” i tij për qeveri gjermane, ka brenda dhe ëndrrën e tij të madhe. Atë ëndrrën “foshnjarake” që kanë pothuaj të gjithë shqiptarët. Të jenë gjermanë kur vetë, janë pikërisht e kundërta. Po kryesorja është se në ndryshim nga gjermanët – janë batutaxhinj. Ndërkohë kanë harruar drejtësinë gjermane, punën gjermane, rregullin gjerman, disiplinën gjermane dhe ndershmërinë gjermane. Padyshim kjo lloj qeverisje (gjermane) do ta bënte Shqipërinë afër Gjermanisë, kurrë Gjermani por afër saj. Kurse qeverisja me batuta nga Berisha, nga Rama dhe “dumbaballinjtë” mes tyre, kanë krijuar këtë “Shqipëri të mjerë për fat të keq” prej së cilës të gjithë pothuaj kanë të ngritur mendjen, për të ikur. E ardhmja jonë tashmë është mbas 25 prillit si kryevepër batutaxhinjsh ku mbase shikojmë bashkimin në qeverisje të “Spiropalizmit me Dumizmin” dhe “matematicienin kryeministër kurse Surrelianin ndoshta President”. Mbase dhe kjo imja është batutë, apo barcaletë si ëndërr, por nuk i dihet – bën vaki dhe “ëndrrat hahaha dalin” sikundër thotë në komedi, i madhi Luftar Paja.