BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Protesta brenda ambienteve të Presidencës, si shaka e radhës

Protesta brenda ambienteve të Presidencës, si shaka e radhës

Disa emigrantë (të diasporës) qenkan ndaluar nga policia të protestojnë, që aludohet si urdhër kryeministror dhe presidenti ka shprehur gatishmërinë t’u hap dyert e institucionit që drejton! Me pretendimin se kjo është një e drejtë legjitime kushtetuese. Ky lloj revanshi midis institucioneve kryesore të shtetit ngjan pakuptim dhe krijon butafori. I takon ashiqare planit personal, partiak; më shumë s’i larje borxhesh dhe vënie gurësh nën rrota. Sepse përpiqet të krijojë tymnajë, alibira të të “mirit” dhe të “keqit” dhe i ikën thelbit të problemit. Që me gjasë duhet të jetë jo thjesht ndaj qeverisjes dhe mazhorancës aktuale, por ndaj gjithë klasës politike (antisistem) për gjendjen e krijuar, ku radhitemi ndër të fundit në rajon dhe Europë për të ardhurat për frymë. Në këtë këndvështrim është si “t’ia futësh vetes”, të pranosh përgjegjësitë, të bësh katharsis dhe në fund të largohesh vullnetarisht nga skena. Sepse kjo nuk është tabloja e një dite, e një muaji, e një viti, e një mandati, por akumulim prej 28 vitesh. Dhe presidenti në të shkuarën jo të largët ka qenë protagonist i padiskutueshëm i këtyre zhvillimeve aspak pozitive. Dhe jo vetëm ai, por i gjithë enturazhi politik, ajo që quhet elitë. Afërmendsh që kjo ftesë e presidentit, kjo “zemërgjerësi” s’ka të bëj me empatinë (me dorëheqje jo se jo), por është një strategji në kuadër të protestës së studentëve dhe mbajtjes gjallë të frymës antiqeveri, për të përmbysur balancat. Në kuadër edhe të zgjedhjeve të radhës, në momentin kur LSI-ja nuk duket në ditët e saj më të mira. Heshturazi është dhe një garë për flamurin e opozitarizmit me PD-në, për të fituar simpatinë e Lëvizjes Studentore që mëton rivitalizmin ditët dhe javët e para të janarit. Sinkron kryetarja Kryemadhi përsërit vijimësisht në auditoret partiake, se antarësia duhet të lënë mënjanë flamurin e subjektit dhe të kthehen në qytetarë protestues, sepse “demokracia dhe e drejta për jetën është në rrezik!”. Kjo i ngjan sloganit bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës, ose “më ka çu moma me la gojën”. Hapja e dyerve të presidencës për protestuesit krijon konotacionin e dekonspirimit, të një organizmi aspak spontan dhe të njëanshëm. Nuk është serioze të thuash se ne ishim pro me votë për miratimin e ligjit të Arsimit të Lartë, gabuam, kërkojmë ndjesë dhe faturën duhet ta paguajnë të tjerët. Ngjan shumë e sforcuar nga ana tjetër, që krahas studentëve vijnë edhe emigrantë nga ana e anës për të shprehur solidaritet. Kushtetueshmërisht janë ok-ej, por ngjan shumë e vonuar dhe nuk krijon frymë. Sepse sot çdo shtresë apo kategori shoqërore mund të protestojë, mund të listoj kërkesa pafund që do ishin të drejta. Standardi ynë i jetesës është më shumë se modest dhe larg pritshmërive. Qofsha i gabuar, por aradha me protestues të diasporës nxitet nga protagonizmi, uzurpimi i asaj që përflitet se do shndërrohet në parti pas janarit. Krijon paralelizma demotivues, shpërndarje të vëmendjes. Ka inkoherencë dhe nuk sjellë asgjë të re si në formë dhe në përmbajtje. Nuk mund të jetë lokomotivë në pritje të studentëve që kanë shkuar të festojnë pranë familjeve, duke e mbajtur gjallë kaldajën me” meme” pikante dhe as aperitiv për tretjen e ushqimit të vitit të ri. Ftesa e presidentit për organizatorët është rasti më i mirë për t’u shprehur në lidhje me thelbin e protestës, të asaj që kërkojnë të arrijnë, për të qenë në një terren konkret. Si bie fjala, legjitimimi, bërja funksionale e votës së emigrantëve do kishte vlerë reale.. Në rastin më të mirë çdo inisiativë e inspiruar nga gjetiu duhet të ketë edhe karakteristikat e veta dhe s’mund të merret shabllon. Kultura e protestës është e shëndetshme kur kërkon zgjidhje afatgjata dhe nuk krijon kakofoni, të njohur si “turbulloje sa më shumë ujin që të kthjellohet më pas”. 

Nga Luan KURTI