BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Protesta e 16 shkurtit si dështim i opozitës

Protesta e 16 shkurtit si dështim i opozitës

Protesta e fundit që u mbajt në bulevard para Kryeministrisë, ndonëse u paraqit si më e madhja dhe e paparë ndonjëherë nga liderët e saj, shënoi dështimin e dytë dhe përfundimtar të opozitës. Themi dështimi i dytë, se i pari ishte qëndrimi agresor i disa deputetëve dhe liderëve të opozitës në sallën e parlamentit. Asgjë të re nuk sollën për opozitën dhe shqiptarët, disa veprime prej huliganësh të deputetëve të degraduar si mielli i Flamur Nokës, si bllokuesi arrogant i foltores së parlamentit, çizmja qesharake e Monikës, për të treguar fatin e madh të LSI që tani ka në krye një “gruan e hekurt”, vezët e Endri Hasës, një anonim i plotë, por me shpresën për t’u bërë edhe ky një “Azem Hajdar” i parlamentit pa i dalë puplat mirë, dhe së fundi boja e Palokës, të cilit i ka dalë me kohë boja, përveçse një irritim më të madh dhe ndikim për keq në elektoratin e tyre, duke i shkëputur ata përfundimisht edhe nga votuesit e deridjeshëm. Pasi u doli huq “shitja e trimërisë” në parlament, liderët e opozitës në krye të kësaj çete kaçakësh brodhën nëpër Shqipëri e bënë ftesa për të organizuar protestën përfundimtare në bulevard me 16 shkurt. “Do ta shihni ç’do të ndodhi me 16 shkurt, se si do të fluturojë Edi Ramai! Pas 16 shkurtit do të kemi një qeveri tjetër që do të përgatisë zgjedhjet e ndershme! 16 shkurti do të jetë fundi i qeverisë së krimit dhe lindja e shpresës për shqiptarët”! Kjo frymë u mboll në opinion për javë të tëra, dhe jo vetëm pëdëistët u krekosën për një fitore të paparë, por edhe ca socialistë rilindas filluan të flasin me zë të mekur kundër qeverisë. Iku 16 shkurti dhe u bë vetëm një vrimë në ujë, ashtu siç ka bërë gjithmonë Lulzim Basha. Tani u pa nga të gjithë se përfundimisht opozita jonë ka dështuar dhe se ajo nuk ka asnjë alternativë për të ardhur në pushtet. Po pse dështoi edhe kjo protestë e shumë reklamuar si “shpëtimtare” e vendit, ashtu si çadra e protesta të tjera të Lulit?

Së pari, pjesëmarrësit e protestës ishin të mbledhur forcërisht, ashtu siç di t’i mbledhë vazhdimisht PD, natyrshëm, nuk ishin nga ata që “u kishte ardhur në majë të hundës”, nga qeverisja e Ramës, përjashtimisht ndonjë rast të rrallë. Ata ishin njerëz të mbledhur me të lutur ose me të blerë se ishte në hall Saliu, Monika e Luli. Një protestë që shpreh urrejtje e irritim nga fukarallëku e hallet e përditshme, nuk mund të shuhet pas pesë orësh, sado ujë e gaz lotsjellës të hedhësh mbi to, e jo më nga fjalët patetike të Lulit se “protesta ia arriti qëllimit e Edi Rama nuk është më nga sot kryeministër”, ndërkohë që në Vlorë janë mbledhur vetë po kaq sa ka opozita në Tiranë. Se ç’është protesta e vërtetë e treguan studentët, të cilët e ndalën atë, vetëm pasi iku gjysma e qeverisë dhe u plotësuan kërkesat që shtruan para kryeministrit.

Së dyti, disa nga protestuesit ishin ai kontigjenti vazhdueshëm që përdor PD, elementë me presidentë penalë, që nuk kanë hallin as të alternativës pëdëiste e as fukarallëkun e popullit, por shprehjen e mllefeve personale e partiake dhe rrëmbimin me forcë të atyre gjërave që nuk u kanë takuar asnjëherë e nuk i fitojnë dot as me djersë të ndershme dhe as me protesta të qeta. Këta elementë u evidentuan që në minutat e para të protestës, kur me fytyra të fshehura në kapuç e me bishta lopatash e shtiza hekuri në dorë, mësynë dhe dëmtuan hyrjen kryesore të Kryeministrisë. Distancimi i turmës protestuese nga rrugaçët, ishte sinjali i qartë se ata ishin aty për t’u përdorur për qëllime të mbrapshta, ndaj protesta nuk do të zgjaste shumë.

Së treti, protesta nuk kishte as kauzën dhe as moralin e duhur që të mbahej ndezur gjatë. E përse duhej qëndruar me ditë e javë në shesh për të mbrojtur pasurinë e pandershme të Lulit, Berishës dhe Monikës nga vetingu që po u tregon litarin çdo ditë!? Sa herë kanë bërë protesta të tilla e njerëz të ndershëm që e duan demokracinë e vërtetë, kanë mbajtur në kurriz Berishën dhe Lulin e shumica prej tyre nuk kanë fituar asgjë, vetëm se kanë shtuar bllokmenët e rinj. Kanë 6 vjet që Luli dhe Berisha gërthasin nëpër sheshe e podiume se “nuk shkohet në zgjedhje me kryeministër Edi Ramën!”. Akoma nuk e kanë kuptuar këta “triumfatorë”sheshesh e rrëmujash se votat i jep populli dhe jo qeveria. A nuk filozofoi, bërtiti e “vrau e preu” në çadër për javë të tëra ky Luli dhe kur për mëshirë Edi Rama i dha gjysmën e pushtetit, që nga Ministria e Brendshme e deri tek KQZ, që të menaxhonte vetë zgjedhjet e 2013, dhe Luli jo vetëm që nuk korri “fitoren spektakolare” që pretendonte, por humbi edhe një pjesë të mirë të elektoratit që pati.

Së katërti, qenia në krye të protestave e Sali Berishës, Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit, ndihmoi natyrshëm në shuarjen e protestës, pavarësisht se ata nuk ngritën podium e nuk folën me tone patetike si herët e tjera, duke u fshehur pas asaj se “ishte popullore!” Sa hipokrite tingëlloi deklarata e Sali Berishës që i dha një televizioni se “para kësaj urrejtje popullore, një njeri normal do të kishte dhënë dorëheqje! Por nëse nuk largohet, do ta tërheqim zvarrë! E kush i thotë këto?! Sali Berisha që dogji disa herë Shqipërinë, vrau mbi katër mijë veta për të mbajtur pushtetin, vrau demonstrues paqësorë në bulevard më 21 janar e asgjësoi fizikisht kundërshtarët e tij politikë dhe jo vetëm që nuk ka dhënë llogari para ligjit, por nuk ndjen asnjë farë pendese e vrasje shpirtërore. Po a nuk i di këto populli? Po a nuk e ka njohur ai kush është Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi!?

Kur pritej se ç’do të ndodhte më tej me protestën, Lulzim Basha bëri thirrjen solemne duke i ftuar protestuesit të enjten, me 21 shkurt, të vinin në Tiranë për ta mbyllur përfundimisht “revoltën e madhe” me rrëzimin e Edi Ramës! Ndonjë edhe mund të ushqejë ende shpresë se me 21 shkurt do të bëhet qameti! Asgjë nuk ka për të ndodhur, madje diskreditimi dhe dështimi do të jetë fatal për liderët e opozitës dhe për bandën që dhunon. Kjo për arsye se pjesëmarrja do të jetë shumë më e vogël se ajo e datës 16, pasi protestuesit qenë përgatitur shpirtërisht, që të mos largoheshin nga sheshi pa rrëzuar qeverinë. Kjo pritshmëri që qe ngjallur tek protestuesit e që përfundoi në rrëzimin e një kërpudhe e thyerjen e ca xhamave, patjetër do të ngjallë indiferentizëm jo vetëm tek ata që janë mësuar të përfitojnë nga rrëmujat, por edhe tek të tjerë që aspirojnë vërtet për një qeverisje më të mirë. Tek Basha, protestuesit kanë parë gjithmonë dështakun, humbësin, papërgjegjshmërinë para elektoratit dhe mos mbajtjen e premtimeve.

Së dyti, asgjë nuk do të ndodhë me 21 shkurt, ashtu siç nuk ka ndodhur edhe në protestat e tjera të PD, se ne tani jemi vend i NATO-s, kemi nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, jemi në muajt e fundit të hapjes së negociatave, dhe askujt nga partnerët ndërkombëtarë nuk i shkon në mendje të sakrifikojë e shpenzojë për të realizuar “ëndrrat e një natë vere” të Lul Bashës.

Së treti, të gjithë e dinë, brenda e jashtë vendit, se pushteti nuk merret me protesta, por me votë, edhe pse bolsheviku Berisha bën thirrje “o djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri”, duke i qëndruar besnik i patundur mësimit të Leninit se “pushteti buron nga gryka e pushkës”. Harrojnë këta “don kishotër” të shekullit 21, se kohët kanë ndryshuar. Edhe pse sulmon Kryeministrinë e djeg bunkerë, hedh vezë e gjuan me çizme, djeg pemë e thyen xhama, prap nuk vjen dot në pushtet pa votën e popullit.

Nga Ramazan SHERJA