BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi përfundon në SPAK, ja pse e thirrën

Monika Kryemadhi përfundon në SPAK, ja pse e thirrën
x
BREAKING NEWS

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që
x
BREAKING NEWS

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti
x
BREAKING NEWS

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”,
x
BREAKING NEWS

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të
x
BREAKING NEWS

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa
x
BREAKING NEWS

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po luan me mendjen e Berishës, në momentin...

Analisti zbërthen lëvizjen e dyshimtë të Bashës: Po
x

Opinion / Editorial

Protesta e Berishës, një “kortezi” demokracie ndaj Ramës në sy të Evropës!

Protesta e Berishës, një “kortezi” demokracie ndaj

Njerëzit e acaruar me Berishën dhe të acaruar në scoob-et e tyre mediatike e promovuan protestën enkas të Berishës me datë 6 dhjetor si një përgatitje për dhunë dhe për tym e  flakë apo trazira!  Kam qenë i qartë se Berisha kurrë nuk do ti bënte këto gjëra sepse sot ai nuk është fokloriku i 1997-8 ku “nuk kishte se çfarë të humbte se ishte një proletar” si model dhe fis! Sot Berisha humb shumë po tju bëjë zarare si USA dhe UE! Humb veten në burg, humb fëmijët dhe pasuritë e tyre dhe në fund humb dhe nderin, atë pak që i ka mbetur! Titujt e mëdhenj me Berishën  e acartë në 6 dhjetor ditën e Samitit janë profka që nuk njohin Berishën! Ose e njohin, por provokojnë medemek, se nuk e njohin! Për më tepër kujtojnë se Berisha është dëshpërimisht kundër Ramës! Kjo tani është marrëzia më e madhe! Ai nuk është kundër Ramës sot, ai është pro vetes! Kaq shumë pro vetes, sa dhe ulurima kundër Ramës është kaq e keq intepretuar në sy të botës, sa kuptohet qartë se është një klithëm e çjerrë që të shpëtojë në saj të zbatimit të demokracisë së cilës ai në veten e parë, ka qënë përdhunuesi më i madh. Të tjerët përfshi Ramën vijnë shumë poshtë tij. Ai dje tha, ose u detyrua nga forca të thotë: se protesta do mbahet para Kryeministrisë në orën 12:00, godinë ku sipas të cilit është “gjenerator i të gjitha atyre të zezave që përjetojnë shqiptarët”.Aty ku është në traditën e opozitës, para Kryeministrisë pasi ajo ndërtesë është gjenerator i të gjitha atyre të zezave që përjetojnë shqiptarët po punohet një skenar dhe do përpiqemi që populli opozitar të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze, që zëri i tyre të ushtojë në mbarë botën. Rama është vasal i Vuçiç, se cili është shkaku që më quan pro rus nuk dua ta hamendësoj, Duhet të merresh me pasojat, por shkaqet ndonjëherë mbeten të varrosura në histori dhe mund të mësohet edhe pas 100 vitesh, apo 200 viteve. Ndaj edhe ne shohim atë që ai kryen. Praktikisht Berisha ju tha atyre jashtë se unë do të bëj delen me ju dhe do të shaj Ramën!  Biles Berisha do të lartësojë flamujt e UE dhe Usa  e do të tregojë sa njerëz ka pas vetes në mënyrë demokratike. Sali B do tju tregojë atyre se:  unë jam “demokracia”dhe Rama kundërdemokracia e Shqipërisë. por unë jam me ju! Ai e di se ndryshe do tja  prisnin veshët! Të acaruarit me të,  kujtojnë se ka rrjedhur plotësisht! Nuk është e vërtetë.  Berisha nuk rrjedh kurrë! Ai është gjithmonë “bilant”në të zezën e tij filozofike dhe politike,  kundër qetësisë, stabilitetit, demokracisë dhe qytetërimit në Shqipëri.  Sali B do të demostrojë se nuk është jashtë loje dhe pse e kanë nxjerë jashtë loje! Do të demostrojë se është ai i gjithmonshmi,  por që brohoret për UE-në! Ai sërish do të brohorasë – e duam Shqipërinë si gjithë Evropa! Po dhe se është Rama i tyre (UE-së pra) që nuk e lejon! Ky është skenari dhe regjia e tij.  Kaq, sepse më tepër se kaq e di se nuk ka leje dhe i del pastaj jashtë kontrollit dhe vetja dhe të tijët!  Por çfarë bën realisht me këtë skenar Sali B!? Asgjë tjetër, por një kortezi ndaj Ramës në demokraci! Një tiran dhe një autokrat, një i superkorruptuar  dhe që do të shtypë dhe zhdukë opozitën, nuk do të lejonte kurrë një protestë demostratë në një rast të tillë!  Në fakt Rama e lejon!  Po çfarë lejon? Lejon që opozita ta shajë dhe ta akuzojë në sy të UE-së që mblidhet ti bëjë edhe ajo një “kortezi” Ramës! E nuk mjafton kortezia e Shulcit dhe  Makronit për Ramën në Tiranë,  por dhe ajo e një ish komunisti si  Berisha që bën“mikëpritësin e tyre” por që proteston ndaj Ramës dhe që ky e lejon e biles gati gati e inkurajon ta bëjë, sepse e di që shkon në favor të tij! Berisha dhe këtë që them unë - e di! Ai di shumë! Biles di akoma më shumë se kur nuk di,  sepse kështu është gatuar! Ai do tja bëjë këtë kortezi Ramës i cili ka vite që e merr me të mirë! Po po atë personalisht! Familjen e tij!  E Berisha si burrë malësie  në 6 dhjetor po ja kthen mirënjohjen me një medemek protestë kundër tij që përjeton dhe justifikon gjëndjen tonë politike në regjimin e Ramës, por në demokraci të aplikuar pikërisht prej tij!  Bravo doktor Berisha! I madh!