BREAKING NEWS

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se çfarë pritet në ditët në vijim: Mund të ketë përmbytje masive. Ja zonat që rrezikohen

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se
x
BREAKING NEWS

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë në orët në vijim

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin, detajet e para

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje
x
BREAKING NEWS

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me urgjencë drejt Tiranës

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me
x
BREAKING NEWS

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush është Admir Bejo? Dyshohet për hakmarrje të një tentative vrasje në 2007

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush
x
BREAKING NEWS

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, çfarë thotë policia

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec, dyshohet se...

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec,
x
BREAKING NEWS

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje të reja

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje
x

Opinion / Editorial

Protesta e një tiranokrati i bën fresk pushtetit korruptokrat!

Protesta e një tiranokrati i bën fresk pushtetit korruptokrat!

Berisha dhe partia pronë politike dhe filozofike e tij do protestojnë sot. Ata sigurisht kanë prej 30 vitesh një model. Berisha nuk jeton dot pa “revolucionet” dhe protestat bolshevike të tij dhe berishkët nuk jetojnë dot pa fyhrerin e tyre. Dikur i thosha “lider maximus”, por e kam pasur gabim! Mondohesha ti bëja qejfin dha ta barazoja me Fidelin! Por nuk ishte fare e vërtetë, as nga origjinat ku Kastro nuk ishte një folklorik si Berisha dhe as nga ndershmëria politike ku Kastro vdiq si një komunist latino amerikan dhe Berisha fundin e tij biologjik (jetë të gjatë sa ti ketë dhënë natyra e zoti) e ka me parime të ndryshuara si anëtar leverdie. Berisha për fat të keq të demokracisë në Shqipëri është shëndruar në një tiranokrat. Ai është njeriu që mbajti parimin e luftës së klasës në demokraci dhe sidomos atë të brendëshme në PD. Berisha është njeriu i parimit të revolucioneve të dhunshëm në demokraci. Berisha është njeriu i parimit të mos njohjes së institucionit në demokraci, jashtë përzgjedhjes së tij. Berisha është njeriu i bashkëpunimit për llogari të pushtetit të tij me të majtën shqiptare njëherë me degradin që i ka bërë Kushtetutës ndhe me Metën në qeverisje ku si pasojë ka pasur 21 janarin. Berisha është njeriu që ndërtoi dhe katapultoi pasuesin e tij Basha. E mbrojti atë deri sa ai u soll si “berishkë” dhe në momentin kur ai nuk ishte më në gjëndje të mbante “Berishën” zgjodhi të rikthehej për të mbrojtur “non gratën” që nuk  mori prej nesh por prej USA. Berisha, është njeriu që nuk ka pësuar asgjë nga Edi Rama. Përkundrazi në saj të tij, ka prosperuar dhe ka bërë dhe në opozitë pasuri dhe sherre pa fund. Në kurrizin tonë sigurisht. Sot ai ka Partinë Berishiane e cila nuk ka pse të ketë më mbiemrin demokratike. Ajo ska qenë kurrë e tillë, por për pudor politik them se mbase e ka pasur kur vitet kalonin dhe të mësohej goja për ta thirrur kështu. Ai sot është i pa pëlqyer jo vetëm për amerikanët dhe një pjesë të europianëve, por e di dhe vetë më së miri, se nuk e duan shumica e popullit shqiptar! Nuk e duan edhe pse Edi Rama me arrogancën e një korruptokrati sundon në mënyrë të ngjashme me Berishën shqiptarët në post komunizmin e tyre legjendë urbane dhe të zgjatur mbi tre dekada! Komunizmi i diktatorit Enver zgjati 45 vite, kurse post komunizmi tiranokratëve përgjatë 1992-2022 ka 30-të vite që zgjat.   Sot Berisha ka thirrur protestë. Por kjo është protesta e një tiranokrati kundër një pushteti korruptokrat. E ky është fillimi dhe fundik i kauzës së tij. Kjo nuk është kauzë e shqiptarëve, por e humbësave që janë afër dhe anash Berishës. Ata vetëm i bëjnë fresk Edi Ramës. Protesta e Berishës ose tiranokratit non grata, nuk na shpëton nga çmimet, as nga padrejtësia e pushteteve që ja kanë lënë me ndërgjegje Ramës.  Protesta e Berishës nuk na shpëton nga hajdutët në çdo zyrë ku vidhet. Nuk na shpëton nga grabitësit në rrugë dhe me firma e vula. Nuk na shpëton nga transformuesit e pronës dhe tokës në korrupsion, sepse i duhet pastaj të lëshojë dhe fushën e aviacionit dhe klubit Partizani apo pronave në bregdet që ai ka në vetë të parë. Protesta e Berishës nuk na shpëton nga kriza dhe ikja e shqiptarëve. Pse? Po sepse shqiptarët tashmë në shumicë e dinë se një tiranokrat nuk mund dhe nuk do të largojë parimisht një korruptokrat. Ai vetëm me të tillë tipa merret vesh. Sepse po të ishin të tjerë (njerëz të demokracisë) njerëz në krye të pushteteve dhe partive, këto individë (këto tipar tani 30 vite) do të ishin prej kohësh para drejtësisë. Në protestën e Berishës ka individë që protestojnë ndershmërisht kundra këtij regjimi sot. Por ndershmëria e tyre është bërë pis mbas “pronës” që ju bën Berisha si njerëz “pro tij”. Si përfundim, asnjë protestë tiranokrati nuk ka as sinqeritetin dhe as ndershmërinë, as dhe dëshirën, për të rrëzuar apo i bërë ndonjë gjë një korruptokracie në Shqipëri. Sali Berisha është sponsori kryesor i regjimit të Edi Ramës. Po të mos ishte Berisha, ky regjim nuk do të ishte. Regjimi i tiranokratit Berisha është krijuesi i regjimit të korruptokratit Rama! E pikërisht për këtë efekt protesta vetëm fresk i bën Ramës. E në verë jemi, kështu që Ramës i duhet pak fresk.