BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Protesta e studentëve, një leksion akademik për politikën

Protesta e studentëve, një leksion akademik për politikën

Protesta e studentëve është në vetvete një revolucion ndryshimi, për ta nxjerrë arsimin shqiptar nga katastrofa ku e degdisi mungesa e shtetit ligjor dhe reformat transformuese. Por kjo protestë nuk mund të marrë ngjyrat e paraardhëses së saj çadrore dhe asaj rrugore, ashtu si ato që ravijëzon dhe demostron opozita për qëllimet e saj të mbrapshta politike. Nëse ajo nuk i referohet dialogut, si një nga format më demokratike të zgjidhjes së kërkesave dhe problemeve kapitale, që shqetësojnë sot arsimin, i humbet plotësisht vlerat e saj pozitive. Megjithëse me vonesë në këtë ndërmarrje të madhe transformuese për arsimin, studentët protestues janë sot shembulli më sinjifikativ përpara politikës së degraduar dhe kontaminuar.

Por një fjalë e urtë e popullit tonë thotë: "Më mirë vonë se sa kurrë". Me përmbysjen e sistemit monist, jo vetëm arsimi por edhe shumë institucione të tjera, duke mos u futur në proceset reformuese e transformuese, u kontaminuan nga politika duke i kthyer ato në ndërmarrje biznesi. Kështu e pësuan ekonomia me shkatërrimet masive të bazave të saj, drejtësia që duke u kthyer në një institucion formal, i la rrugë të lirë krimit shtetëror, politik dhe atij ekonomik. Po në këto ujëra notuan edhe shëndetësia me arsimin, të cilat përjetuan mungesën e shtetit ligjor dhe mos transformimin e tyre në dobi të ndryshimeve e zhvillimeve demokratike. Doktrinat e trumbetuara si shpresa e transformimeve të mëdha nga partitë politike, që kanë drejtuar këtë shtet për më shumë se dy dekada, u kthyen në lapsa injorimi për ekonominë, në armë vrasëse në duart e krimineleve dhe hajdutëve, si dhe në filozofi populiste me mashtrime ordinere për ndryshimet demokratike.

Zbrazdësira e madhe e krijuar në sistemin arsimor nga mungesa e reformave, po rëndon sot kushtet e studentëve, për afirmimin dhe sigurinë e të nesërmes, të cilët kërkojnë që kësaj maskarade në arsimin e degraduar shqiptar t'i jepet fund. Arsimi në Shqipëri nuk mund të sundohet më nga klikat dhe kastat universitare, që nuk i kanë dhënë hapësirë zhvillimit të tij, për t'u ngritur dhe njësuar me universitetet e botës demokratike. Këto klika dhe kasta universitare i gjen sot pothuajse në të gjithë sistemin arsimor shtetëror e privat. Ata që sot fshihen midis protestave, duke i kontaminuar me retorika populiste diskriminuese, janë po ata që dje për interesat e tyre politike dhe ekonomike, lejuan krijimin e universiteteve piramidë, duke e futur sistemin arsimor në informalitet dhe kolaps të plotë. Studimeve universitare ju ra vlera qëkur partitë në drejtimin e shtetit, lejuan ngritjen e universiteteve piramidë, jo pak por rreth 19 të tilla me në krye Kristalin dhe Vitrinën. Në një vend të vogël si Shqipëria, këto universitete përbënin diskriminimin më të madh në historinë e arsimit. Ato shisnin vetëm nota dhe diploma. Nga këto universitete u diplomuan pa marrë asnjë leksion dhe pa shkuar asnjëherë në seminare, jo pak por 35 mijë studentë. Krisma e këtyre diplomave false u dëgjuan edhe në shtetet fqinjë nga tregu i diplomave shqiptare, sa që vetëm në Ankona të Italisë u gjetën 70 diploma false, të marra në Shqipëri pa harruar edhe atë të të birit të Umberto Bosit, ish kryetar i Partisë Lega Nord. Me këto diploma qesharake u vaisën me shumicë kamerierë e shoferë taksish, por jo intelektualë me arsim të lartë për t'i shërbyer zhvillimit teknik, shkencor, ekonomik e kulturor të vendit. Për këto shqetësime të mëdha që po kalon sistemi arsimor në Shqipëri, i braktisur nga politika, i ka vënë studentët para alternativës “o sot o kurrë”.

Po kush është problemi më imediat i studentëve? Ata sot janë ndërgjegjja e vrarë kombëtare, janë fillimi i një përmbysje totale të arsimit në Shqipëri, për ta vënë atë mbi baza intelektuale, shkencore, teknike e kulturore. Ata sot kërkojnë jo vetëm kushte jetese e tarifa studimi, në kushtet aktuale ekonomike të vënit, por krenari e dinjitet për t'u ndier dinjitoz si studentët e vendeve të tjera demokratike. Por ajo që ata i bren më shumë është shkatërrimi i kastave dhe elitave burokratike në këto universitete, i spekullatorëve dhe tregtarëve të shitjes dhe blerjes së diplomave dhe doktoraturave false pa asnjë vlerë. Ata janë të mendimit se duhen denoncuar përfaqësuesit e anti-intelektualizmit, anti-profesionizmit, që kanë injoruar me paaftësitë e tyre rritjen e nivelit shkencor të mësimdhënies dhe përgatitjen e kuadrove të denjë për t'u niveluar me universitetet si motra të perëndimit. Kjo protestë po flet për një ndryshim të madh, që do ti japë arsimit universitar dinjitet, integritet e karakter kombëtar. Por ata duhet të kenë kurajo që t'i bëjnë të njohur publikut shqiptar se pjesë e këtyre kastave dhe elitave që e kanë injoruar arsimin universitar janë në radhë të parë deputetë, militantë të partive politike, të cilët sot për të larguar vëmendjen nga veprimtaritë e tyre anti-reformë janë infiltruar në protestë.

Këtë protestë, pavarësisht se e filluan studentët, ajo nuk mbeti pa u kontaminuar nga politika, e cila të vërtetat e kërkesave të studentëve po i anatemon me të pavërteta, nëpërmjet elementëve të infiltruar në radhët e tyre. Profecië e opozitës shkojnë deri atje sa që kërcënojnë dhe bëjnë thirrje për arrestimin e organizatorëve, ngaqë nuk u pranuan nga protestuesit përfaqësues të saj. Por kjo protestë që po flet më shumë se kaq, është zëri i arsyes së intelektualizmit, për të sjellë një erë të re në transformimin institucional e akademik të arsimit të lartë në Shqipëri. Ajo u tregoi partive politike, se konforti i transformimeve demokratike nuk mund të jenë selitë e partive, por shoqëria shqiptare, rinia studentore, që përbën investimin më të madh intelektual, e cila duhet të bëjë edhe anesteziologun, për t'i kthyer vetëdijen kësaj politike të arratisur nga transformimet demokratike dhe mbi të gjitha nga problemet e mëdha kombëtare.

Nga Kastriot ALIAJ