Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Protesta mbaroi, kush u zgjodh kryeministër?

Postuar: 16/04/2019 - 07:10

Kishte ditë që zhurmohej, se në 13-prill Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër. Dhe për këtë, lulushëria i ra qark e tërthor Shqipërisë për të gënjyer njerëzit që të mblidheshin në Tiranë për të ndarë postet. Me hir apo me pahir, ata erdhën aq sa erdhën herën e parë, në mos më pak. Erdhën, por çfarë bënë? Kishin ardhur për të rrëzuar Ramën apo institucionet e shtetit? Ishin armatosur me ç’u tha mendja si të ishin në luftë me serbin. Luftë me policinë, që ka detyrë funksionale për ruajtjen e institucioneve, luftë me institucionet si barbarë. Dhe përfundimi: “Protesta jonë ishte paqësore, po na provokoi policia!” Është e dyta herë që e përdorin këtë shprehje. Po si thonë lulushëritë, që policia të hapte rrugën për të dhunuar institucionet? Dhe paturpësisht Lulushi i bënte thirrje policisë që të bashkoheshin me të! O Lulush! Kaq shumë keq e ndjen veten sa i bën thirrje policisë të shkeli ligjin? Ju po deklaroni që jemi shumicë, atëherë përse keni nevojë për policinë?

Policia ka detyrë që t’i mbrojë institucionet e shtetit me çdo çmim, që përcaktojnë ligjet e shtetit. Mos harroni plakushin tuaj, që për vrasjet e 11-janarit deklaroi se do të vriste edhe 400-veta! Çfarë bënë ata katër viktima? Vetëm protestonin për të drejtat e tyre brenda caqeve që lejonte ligji. Turma e protestuesve të lulushërive theu kordonin e policisë dhe doli në zonën e ndaluar, që sipas plakushit tuaj, policia duhet të vinte në përdorim armët. Çfarë kulture demokratike ishte njollosja e mureve të Kryeministrisë me bojë të zezë. Në këtë rast, kush meritonte ngjyrë të zezë, muret apo opozita? A e di opozita që njollat e mureve hiqen, po njolla që i vutë vetes nuk do të hiqen kurrë? Tani u kuptua, që opozita, ose më mirë, krerët e saj nuk duan as qeveri tranzitore, as zgjedhje të parakohshme, po të përdorin të gjitha mjetet çnjerëzore për të shpëtuar kokat e tyre të krimbura nga krimi. Shikojini me kujdes veprimet e tyre. Shikoni sa nënave u keni hedhur shamitë e zeza.

Vetëm bëjnë thirrje për luftë me gurë e me zjarr, që në këtë Shqipëri të varfër të këndojë vetëm qyqja. Biles, ata janë bërë pishman që këtë terror e kanë filluar me shumë vonesë dhe deri në zgjedhjet e qershorit nuk do të kenë mundësi ta shkrumbojnë këtë vend. Si të mos kënaqeshin me ato shkatërrime e plagosje të policëve, na dolën me ca deklarata bajate, që secili e shtonte numrin e pjesëmarrësve sipas dëshirës. Protesta nuk matet me numrin e argatëve, që i mblodhët, po nga rëndësia e problemeve që ngre. Ne nuk e morëm vesh se çfarë kërkonin, sepse ato që thanë dje i kanë thënë e përsëritur pesë vjet rresht. Ju lutemi kujtoni protestën te Kuvendi i Shqipërisë dhe shikoni sa prej tyre u braktisën e nuk u kthyen më. Cilën forcë politike përfaqësonin ata? Apo ishin argatët e mbledhur duke u puthur dhe këmbët? Në deklaratat e lulushërive u dha një lajm, se në protestë marrin pjesë edhe socialistë. Nuk është çudi, secili ka të drejtë të vejë në protestë, po si nuk pamë një të vetëm të dilte e të fliste? Jo, zotërinj lulushër, ajo nuk ishte protestë madhështore, por barbarizëm madhështor. Të mos e përdorim atë thënien e samatit dhe gomarit. Me atë politikë që ndiqni ju, nuk u pranojnë as ata tuajt që i mbani me shpresë e gënjeshtra. Jo dhe jo, pushteti nuk merret me barbarizma. Mbase lëkundet, po nuk bie. E ka thënë një shkrimtar shqiptar: “Malet tunden, po nuk bien”. Ju nuk keni alternativa për të bindur popullin. Vërtet keni hedhur ca shifra në efir, po nuk na keni thënë se cilat janë rrugët për t’i realizuar. Një farë zotërie me mbiemrin Bozdo, që është bozë nga mendja, na deklaroi, se në çdo protestë që bëjmë i heqim nga një tullë qeverisë Rama! Po mirë, ju keni bërë me dhjetëra protesta, sa tulla e keni hequr deri tani? Jeni të lutur mos u bëni hereke atyre që kanë bërë krime ndaj këtij populli dhe tani na shpallen si heronj. Populli të fal kohën, por jo krimin, nga i cili nuk mund të shpëtojë asnjë. Po ju pse bëheni pjesë e krimit? Opozita u lodh së akuzuari, se Rama u ka vjedhur e blere votat, po nuk kanë paraqitur një vendim të formës së prerë nga drejtësia e cila është kompetente për të përcaktuar vjedhjen dhe krimin.

Papagalli i LSI-së,që i ka ardhur koha t’i vënë një hereke për ta mbajtur në këmbë,na i quajti policinë kriminale,se luftoi me të gjitha mundësitë që i jep ligji për të bërë detyrën e saj. Ooooo teleshmënë dhe eksiq nga mendja! Uluni një copë herë dhe kuvendoni me veten tuaj të kuptoni, se jeni jashtë kornizave njerëzore dhe u është fukarepsur mendja. Nuk u kemi parë të viheni në ballë të popullit, me të cilin u bashkuat, se nuk u pëlqente Kuvendi, por po kalbni nëpër burgje argatët qe keni gënjyer. Është apo s’është protesta e dhunshme e barbare e tregon numri i të ndaluarve dhe arrestuarve. Vetëm në protestën e fundit u ndaluan 60 e ca kriminelë. Ne nuk po shikojmë një program ekonomik ose elektoral, mbi të cilat punojnë dhe udhëheqin partitë. Çfarë lloj partie jeni ju që nuk keni shpalosur asnjë paragraf të programit? Vetëm një program alternativ më i mirë se ai i qeverisë e bind popullin t’u ndjekë nga pas e të merrni drejtimin e shtetit, ndryshe rrugëve do të mbeteni përjetësisht duke ulëritur. Kjo që po bëni me protesta nuk është ndjekje, po mashtrim, që nëse zgjat ende, do të mbeteni siç mbetët te Kuvendi i Shqipërisë. Gjatë protestës dëgjuam thirrjet, se po vjen kryeministri i ri. Dhe përmendët emrin e Lulushit, që nuk drejtoi dot Tiranën. Edhe ne jemi dakord, protestën e mbaruat ashtu si e mbaruat, po ne vazhdojmë të pyesim: Po kryeministër kush u zgjodh?! 

Nga Enver CAKAJ

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 07:45

 Paranojat greke në lidhje me qëndrimin ndaj komunitetit shqiptar të Çamërisë që u përzunë me genocide nga trojet e tyre stërgjyshore, duket se nuk po prekin as institucionet shtetërore shqiptare, që me heshtjen

Postuar: 21/04/2019 - 07:44

 Mendonim se slogani komunist “Udhëheqësi e mprehu shpatën edhe njëherë për situatën&r

Postuar: 21/04/2019 - 07:43

 E akuzojnë tani Rudinën, e anatemojnë dhe sulmojnë, sepse guximi i saj për të mos ju bashku

Postuar: 20/04/2019 - 14:29

Kemi thënë më parë plot pezmati, se udha dhe aspirata shqiptare për t’u bërë një ditë një

Postuar: 20/04/2019 - 13:26

Para disa ditësh, parlamenti holandez votoi në shumicë një rezolutë ku i kërkohet BE të pezullojë

Postuar: 20/04/2019 - 07:37

Kryeministri i Shqipërisë, ka një veti të jashtëzakonshme për të bërë armiq si të inatosur të tij

Postuar: 20/04/2019 - 07:34

Berisha vazhdon t’u bëjë thirrje, militantëve, fansave (publikut) të jenë gati për revanshi