BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x
BREAKING NEWS

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi Ramën, ja çfarë pritet të ndodhë

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi
x
BREAKING NEWS

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e fundit të 35-vjeçares para se të vritej nga burri: Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte…

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e
x

Opinion / Editorial

Protesta në 6 dhjetor, jo mikpritje, por akt horror dhe antizakonor

Protesta në 6 dhjetor, jo mikpritje, por akt horror dhe antizakonor

Opozita, pjesëza e drejtuar nga Sali Berisha, natyrisht edhe me bekimin i si vëllait politik, Ilir  Meta, ka njoftuar se në gjashtë dhjetor do të protestojnë në Tiranë. Protesta është lënë qëllimisht ditën kur kryeqyteti ynë do jetë në festë, pasi për herë të parë do jetë Brukseli i Europës, do vijnë mysafirë nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian,Ballkanit, krerët e institucioneve, kancelarë e presidentë të shteteve mike, liderë me përmasa kontinentale. Pikërisht në këtë ditë festive, Berisha ka njoftuar protestë në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Ky akt edhe pse parqitet i sheqerosur, është atentati më i rëndë, jo thesht kundër qeverisë dhe armikut të Berishës, kryeministrit Edi Rama, po edhe ndaj traditës, zakonit, respektit të përjetshëm të shqiptarëve ndaj mikut, që ndër shekuj e ka patur hapur portën dhe i ka blatuar me zemër, bukën e kripën mysafirit. Dhe miqtë europianë janë ata që i kanë dhënë Shqipërisë mbështetjen më të madhe, e kanë pranuar në tavolinën Europës. Për të gjitha këto,  pritja me protesta alla shoqata ambientaliste, siç ndodh rëndom për klimën apo gjelbërimin, mbrojtjen e kafshëve, organizime rinore apo pasioni për show është më shumë se lajthitje opozitare, organizuar nga ata që ditën, brohorasin, “Shqipëria si gjithë Europa” dhe natën e duan atdheun thellë tek gropa. Nuk ka justifikim, nuk ka logjikë nuk ka arsye të justifikojë këtë akt horror që është atentati më i rëndë anti BE në shtëpinë tonë, këtu në Shqipëri. Nuk besoj të ketë shqiptar, veç atyre që janë gati t’i përgjigjen thirrjes për të rrëmbyer armët për të shpëtuar mëmëdhenë me refrenin, për ty Sali jemi gati kurdoherë nga pushtuesit qeveritarë, këtë herë edhe europianë të entusiazmohen nga thirrja e kësaj proteste në një nga ditët që do mbetet si kryedita europiane e Shqipërisë. Protestë të njohë Europa shqetësimet tona, justifikohen organizatorët. Të kuptojnë më mirë Shqipërinë. Të njohin nga afër,  Edi Ramën, grabitësin e lirisë dhe përvetësuesin e pasurisë kombëtare. Shpopulluesin e vendit përmes largimit të rinisë me gomone. Kot mundohen për të fshehur të vërtetën. Europa i njeh dhe u ka bërë skanimin këtyre burrave opozitarë pa pasur asnjë nevojë t’i shohë live në demostrata apo protesta për të kuptuar cilët janë dhe ç’qëllime kanë. Po ashtu njohin edhe qevritarët. Nuk do vijnë t’i zbulojnë në gjashtë dhjetor. Askujt prej tyre nuk do u thotë askush, bravo, po sa turp, keqardhje, pabesi, ndyrësi dhe ligësi. Përzgjedhja e gjashtë dhjetorit, ditës që Shqipëria do ta emërtonte, dita europiane e vendit tonë dhe krenari e ligjshme për çdo shqiptar, është ndodshta gafa më e rëndë në jetën politike të Berishës dhe cilitdo që i bashkohet kushtrimit për të marshuar para kryeministrisë apo vendtakimit të samitit Europë-Ballkan. Kjo thirrje, veç të tjerash, synon edhe friksimin e mysafirëve se këtu do bëhet hataja. Është fatkeqësisht kundërshti për t`i mbajtur jashtë kufijve liderët e Europës. Dëshira e dështimit të takimit për ta shpallur si fitore opozitare anti qeveritare. Të dëshpëruarit nga samiti i gjashtë dhjetorit, kërkojnë me të gjitha format ta dështojnë këtë event edhe pse i vënë njollën e zezë atdheut tonë të përbashkët, fyejnë traditat dhe errësojnë tërë përpjekjet shekullore të shqiptarëve për të qënë europianë! Është vërtetë paturpësi. Kjo nuk është protestë, po atentat kundër Shqipërisë dhe karshillëk ndaj Europës. Dhe komandohet nga non gratat dhe ata që janë rreshtuar në të njëjtën llogore që nuk e durojnë ecjen e vendit, demokracinë dhe prestigjin e Shqipërisë! Europa vjen në Shqipëri për të vlerësuar kombin shqiptar. Këtë ditë festive duhet ta gëzojnë,  jo vetëm shqiptarët në Shqipëri, po kudo në botë, ku jetojnë e punojnë shqiptarët, veçanërisht në shtetet e Ballkanit. Realisht, gjashtë dhjetori,  shënon një gur kilometrik me peshë për vendin tonë dhe duhet përshëndetur e madje dhe organizatorët përgëzuar. Mund të ishte zgjedhur çdo kryeqytet i shteteve ballkanike për këtë samit. Po u zgjodh Tirana.Jo rastësisht. Ky është vlerësim i cili është vendosur, jo nën emocion as rastësisht, por për meritë, për vlerësimin që kancelaritë e Europës deri në SHBA, kanë për vendin tonë. Vlerësim për politikat e ndjekura. Fqinjësinë e mirë. Mikpritjen që kanë ofruar  shqiptarët për opozitën iraniane. Popullin afgan. Për mbështetjen pa kufi të Ukrainës dhe dënimin e agresionit rus kundër saj. Nga çdo kënd ta analizosh samitin e Tiranës aq më shumë e vlerëson këtë nismë dhe aq më krenar ndihesh që je shqiptar që i përket këtij kombi dhe kësaj toke.  Qytetarët e Shqipërisë, janë të entusiazmuar dhe vlerësojnë Bashkimin Europian që zgjodhën vendin tonë për zhvillimin e këtij samiti. Potesta e paralajmëruar nga Berisha nuk e zbeh aspak vlerën reale të samitit të Tiranës, e cila për herë të parë për disa orë do të jetë qendra e BE-së. Tirana,kryeqyteti ynë do marrë në gjashtë dhjetor peshën dhe valencën që nuk ka pasur fatin ta përjetojë asnjëherë. Opozita jonë nuk ka pse xhelozohet nga ky samit. Ajo duhet ta llogarisë veten si pjesë e këtij vlerësimi pasi ka kontributin e saj për të mbërritur deri këtu.I duhet një këshilltar sot  Berishës për reflektim.Të heqë dërë nga ky akt horror. Është e pafalshme që me mungesë koherence dhe mllefi të pajustifikuar, kërkon të bëhet faktor në një ditë të veçantë, ku shqiptarët kanë gjithë të drejtën të ndihen krenarë dhe europianë. Europianët do ta kenë vëmendjen tek samiti dhe vendimet që do të marrin në interes të zhvillimit, demokracisë, energjisë, përballimit të vështirësive të krijuara nga lufta në Ukrainë,mbajtjen larg të konfliketeve në Ballkan dhe do të përcjellin me nënqeshje protestën anti europiane të “Koalicionit të Lirisë” Metës dhe Berishës që protestuan  në gjashtë dhjetor në një akt terrori dhe anti traditë e zakonor!