BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Opinion / Editorial

Protesta në mars, në shtator revolucion, kjo është e ardhmja që garanton opozita jonë?

Protesta në mars, në shtator revolucion, kjo është e ardhmja

Çuditërisht, kërcënimet për revolucione, dhunë, përmbysje, shpartallim, largim, shpërndarje parlamenti, pa asnjë votim, edhe pse zgjedhjet po trokasin dhe rotacionet i përcakton vota, po bëhen mekanizmi kryesor i politikës në Shqipëri. Janë metoda revolucionare që përdoren si kamxhik dhe frikë, jo thjesht mbi qeverinë, po së pari mbi popullin dhe vetë Shqipërinë. Veç politikës që e zhvillon këtë betejë verbale dhe e konkretizon me protesta ciklike, parakalime, marshime, ultimatumet presidenciale, kërcënimit verbale, betejat me dekretet, kthim të ligjeve në seri, betimet për vetëvrasje, varje, shpartallim, rrëzim qeverish dhe së fundi vdekje Parlamentit të krimit, një pjesë e medias që ka marrë misionin përsipër të bëjë zëdhënësin zyrtar të presidentit shqiptar dhe opozitës mbarë, shpall përditë nga një revolucion, i cili edhe pse duket imagjinar dhe gazetaresk nga ai shtyp që përgjithësisht ka bërë të njëjtin rit edhe kur ka qenë opozita e sotme pozitë dhe pushteti i sotëm në opozitë, ka mbajtur të njëjtën linjë, ka zbatuar të njëjtët skenarë që shpalosen me tam –tame të mëdha, shoqëruar nga muzika funebre, sikur të përcillnim në botën e përtejme edhe këtë sistemin demokratik, si të ishte sistemi diktatorial flakur nga populli shqiptar. Vendi ynë, ka përjetuar në këto tri dekada shumë vështirësi. Ka njohur përmbysje të mëdha. Ka provuar rënien e shtetit. Burgosjen e lirisë dhe censurën mbi shtypin. Ka njohur piramidat dhe ka humbur nën rrënojat e tyre deri qindarkën e fundit. Ka derdhur gjak të pafajshëm me urdhër të ish-kryeministrit dhe ish-ministrit të Brendshëm, sot kryeopozitar, vetëm se ka guxuar të ngrejë krye kundër regjimit që në ambalazh ka qenë demokratik, po që në thelb ka drejtuar me mjete të diktaturës që përmbysëm. Këtë situatë, qytetarët tanë e kanë provuar për vite me radhë. Kanë memorizuar shumë bëma e aksione force, sjellje brutale, dëme të mëdha në ekonmi, drejtim skematik dhe administratë të politizuar njëqind për qind të atyre që sot bëjnë të virgjrin dhe super të ndershmin. Ata që e vlerësojnë sjelljen e tyre dhe e matin veten, jo me ato që i kanë bërë këtij populli, sa herë kanë qenë mbi kalë, kanë dorëzuar një magazinë pa inventar, të zbrazur, katua dhe ahur të boshatisur, po me idenë që duan të na imponojnë, sikur sapo kanë kaluar nga pushteti në opozitë, si të kishin kapërcyer ylberin, janë amnistuar, kanë fituar certifikatën e ndershmërisë dhe virgjërisë. Janë pastruar, kanë bërë katarsis dhe janë shëndëruar në engjëj që vetëm kanë kryer punë të mira dhe na kanë dhuruar lumturi, besim, shpresë, begati. Kanë sakrifikuar për të tjerët dhe kanë mbetur të varfër e nuk kanë përfituar asnjë qindarkë nga pasuria kombëtare e këtij vendi. Se nuk kanë prekur asgjë nga pasuria jonë, as ata as familjarët e tyre. Se bijtë e tyre vuajnë ndershmërinë e prindërve, i kanë lënë fare trok pasi nuk kanë depozituar miliona në bankat e shteteve perëndimore apo parajsat fiskale. Se nuk i kanë njohur kurrë privatizimet abuzive, shitjen e trojeve dhe dhënien e tapive fiktive, paktin e detit nuk e kanë firmosur, shthurjen e shtetit, rënien e tij, piramidat e zhvatjes së parave që rrënuan tërë ekonominë. Të gjitha këto kanë qenë vepër e ufove, sikur këtu në atdheun tonë mos të kenë qenë në majë të piramidës, Berisha, Meta, Ndoka, Mediu, Spaho, Dule, Idrizi, Shehi, Monika. Si të na kishin komanduar alienët. Se krizën e thellë në zgjedhje, duke vjedhur në masë votën e shqiptarëve, grushtin real të shtetit vite më parë, fshehur pas arkivolit të të ndjerit Hajdari, Gërdecin si pararendës i shpërthimit në Bejrut së fundi. Citojmë me një pjesëz të vockël të bëmave të engjëjve të vetëshpallur: Vrasjet në bulevard. Vjedhjen e Bashkisë së Tiranës dhe mijëra “vepra” demokratike deri te vjedhja e floririt në vendstrehimin pranë Tiranës në superobjektin e ruajtur, si objektin më të rëndësishëm të vendit që u vodh në mes të ditës dhe nuk u gjendën fajtorët, pa folur për grabitjen e miliona eurove në “Rrugën e Kombit” në shitjen e materialeve dhe paisjeve ushtarake. Të gjitha këto realisht i kanë bërë ata që deklarojnë se janë individët më të ndershëm. Dhe me të drejtë opinioni progresiv edhe në shtetet e huaja, siç bënë këto ditë nga Gjermania, këtu, beteja nuk është për rotacion pushteti dhe elitash, po ndryshim përfituesish për ndryshimin e njërës palë që të përfitojë pala tjetër! Nuk po citojmë asgjë nga pasuria e tyre. S’po flasim për shkollimin e fëmijëve në universitetet më të shtrenjta të botës. As për resorte e vila shumë katëshe. As për aktivitete të boronicës, si rikthim në vendin e krimit në Gërdec nga i biri i ish-kryeministrit, atje ku u mor jeta e dhjetëra qytetarëve të pafajshëm,vetëm nga babëzia për të shtuar fitimet dhe asnjëri prej tyre ende sot nuk ka dhënë llogari, po e gjithë përgjegjësia u mbeti disa anonimëve dhe projektuesit dhe drejtuesit e këtyre operacioneve deri te zoti Mediu, ministri fuqiplotë i ushtrisë, primat i saj, bëjnë propagandë dhe shpalosin veten si garantët e lirisë dhe drejtësisë, të ndershëm dhe të pakorruptuar. Pikërisht këta, gjykojnë se janë në finish të rrugës për pushtet. Përgatitjes për të marrë në dorë stafetën dhe për të bërë, jo zgjedhje dhe të fitojnë me votë, po me revolucion, një vit para se të mbyllet sipari i katërvjeçarit të përcaktuar nga zgjedhjet e 2017-ës. Tri kriza për tri opozitat. Nga njoftimi i zëdhënëses së Presidencës, është gati e katërta krizë. Më e madhja kjo, më me peshë. Vetë parlamenti është gati për t’u bërë përshesh e shesh beteje, jo vetëm në aspektin njerëzor, po deri tek godina që shumë herë është vënë në program për t`u rrafshuar fare. Këtë krizë të re sipas zëdhënëses së besuar do ta bëjë garanti i Kushtetutës. Unë nuk e besoj. Jo besojeni po deshët. Ose hidheni poshtë kërcënimin. Sot Shqipëria deklaron zëri i opozitës përjeton tri kriza. Pretendentët për në pushet duan edhe një të katërt. Të gjitha opozitat bashkë ridimensionojë shumësi krizash. Atë institucionale, lindur realisht nga braktisja e Parlamentit nga ata që kërkojnë t`i imponohen popullit me revolucion. Pandemia si të ishte produkt i mazhorancës dhe nismë armiqësore për të mbytur qytetarët e vet me virusin vdekjeprurës. Si të ishte Rama transportuesi postar, arkitekt i sjelljes në atdheun tonë të sëmundjes mbarëbotërore. Individi që mban përgjegjësi për tërë globin. Dhe e treta e vërteta, kriza ekonomike. Tri kriza. Nga një për secilën opozitë. Për atë rrugore, parlamentare dhe presidenciale, si opozita më e re, e freskët fare. Zëdhënësja e Presidencës, ajo që flet në emër të tij ose nga burime të brendshme të besueshme të saj, që janë natyrisht shumë konfidenciale dhe dërgohen me sinjale apo me porosi drejt te zëdhënësi i Presidencës, i deklaruar me mburrje si pulsi presidencial, që i di të gjitha planet, na bënë me dije se dy marsi i dimrit do riciklohet në dy shtator. Do nisin, jo protestat, si në marsin që lamë pas, po revolucioni madhor me përmasa apokaliptike, ku do mobilizohen ushtria e fanatikëve dhe zëdhënsia e shkruar, përmes shtypit na paralajmëron, jo vetëm se të nesërmen e dy shtatorit, do mbetemi pa parlament e qeveri, po rrezik edhe pa Shqipëri. Të gjitha këto me qindra herë, me facebook, e-maile, portale, me deklarata nga salla ovale na i ka thënë vetë ai, presidenti, sa herë inatoset me qeverinë dhe shanë palo kryeministrin. Kështu fare butë, zëdhënësi presidencial, thotë të njëjtat fjalë që presidenti i ka deklaruar më parë. Dhe kjo nuk është surprizë e re, po njohur nga të gjithë ne, me gojën e presidentit të nderuar që na ka paralajmëruar se do jemi republikë e re, pa shtet fare, pa parlament, pa qeveri, pa polici dhe ushtri, të gjitha kompetencat do t`i ketë ai, presidenti. Pa sistem demokratik sepse në krye të vendit do vijnë, jo ata që populli ka zgjedhur me votë, po ata që do vijnë me revolucion dhe forcë. Duket si një lajm Kasandre, lajm i zi, ndjellës i fatkeqësive të mëdha që na njofton orë të zeza, re sterrë mbi qiellin e shqiponjave. Me shpërndarjen e Parlamentit, kriza sipas zëdhënësit mediatik, zërit të presidentit, siç vetëshpallet, i informuari për gjithçka, me objektivitet e vërtetësi nuk do jenë më tri kriza, po do shtohen edhe me një superkrizë që do jetë krizë mbi kriza. Sipas zërit të zëdhënësit, jo zyrtar, kjo do jetë në emër të vullnetit të popullit shqiptar. Pa votë, as me zgjedhje, do ta marrin këtë qeveri përpara për ta mbytur në det, si qeveri që i ka sjellë këtij kombi kaq të zeza. Pas shpërndarjes së Parlamentit në dy shtator, do vijnë tërë mirësitë. Do fitojmë lirinë nga diktatura, do i shpëtojmë arrogancës, do vijë ekipi i ri me Bashën në qeveri që do sjellë risi dhe gjithë shqiptarët do jetojnë për mrekulli. Këtë e deklaroi vetë, i pagabueshmi, lajmësi i oborrit “mbretëror” pa kurorë!