BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Protestat, ose dy kultura antagoniste të politikës shqiptare

Protestat, ose dy kultura antagoniste të politikës shqiptare

Që kur u krijua Shqipëria si vend i pavarur më 28 nëntor 1912, pati dy faktorë negativë të cilët vazhduan dhe vazhdojnë të krijojnë impakte negative në ecurinë ekonomike dhe politike dhe sociale të Shqipërisë:

Multi-religjionizmi me koncepte dhe tradita të kundërta të komuniteteve përkatëse, por që dominoheshin nga tre komunitete të fuqishme religjioze, të cilat i kërkonin komuniteteve të përkrahnin shtete përkatëse nga të cilat merrnin fonde dhe të ardhura: Katolikët, të cilët ishin shumë të angazhuar politikisht por bënin politikën e Vatikanit, Kisha Orthodokse (e cila deri në momentin që Fan Noli u shpall Kryepeshkop i Shqipërisë më 1923 dhe krijoi Kishën Autoqefale Orthodokse të Shqipërisë), përfaqësonte interesat greke, dhe komuniteti islam, i cili përfaqësonte por edhe drejtonte nëpërmjet drejtuesve të saj bejlerë e pronarë tokat shqiptare brenda dhe jashtë kufijve të vendit.

Prania e drejtuesve bejlerë proturq të politikës shqiptare dhe e administratës turke me origjinë shqiptare, të cilët morën drejtimin ekonomiko-social të Shqipërisë. Këta drejtues përfaqësonin në fakt dy shtresa të mëdha në popullatën e atëhershme shqiptare: shtresën e agallarëve, bejlerëve, pashallarëve dhe individëve që erdhën nga ish-perandoria turke e shpërbërë, këtu përfshiheshin kryesisht intelektualë myslimanë që kërkonin të ruanin traditat osmane apo intelektualë renegatë që përfitonin nga rastet, dhe nga ana tjetër pjesën e të varfërve dhe të inteligjencës properëndimore religjioze të krishterë, por në të cilën përfshiheshin edhe një pjesë intelektualë myslimanë të arsimuar në Perëndim.

Këta dy faktorë vazhduan të mbajnë një Shqipëri të dobët, të cënueshme dhe të pasigurt në të ardhmen e saj që pas 1912 e deri në 1928, kur u vendos monarkia kushtetuese. Monarkia kushtetuese e Ahmet Zogollit vetëm sa fshehu kontradiktat e thella që egzistonin midis palëve politike deri atëherë antagoniste qoftë përsa i përket ideve për të ardhmen e Shqipërisë, qoftë përsa i përket drejtimit ekonomik dhe social të vendit.

Në historinë e shkurtër politike të Shqipërisë të pas 1912, vërehet se ka patur realisht vetëm dy grupime të mëdha rreth të cilave grupoheshin individë apo grupime të vogla politike që quheshin dhe sot quhen parti, por në fakt janë grupime të drejtuara nga udhëheqës interesaxhinj që nuk kanë asnjë lloj boshti politik apo programi politik përveçse përfitimeve personale dhe realizimit të kërkesave personale.

Drejtuesit politikë të dy partive të mëdha, ndër vite kishin karakteristikën e veçantë se ata drejtonin jo vetëm jetën politike por edhe atë ekonomiko-financiare e për pasojë edhe atë sociale, pra vëreheshin ndryshime të mëdha sociale dhe ekonomike pikërisht për shkak se elementi politik që drejtonte, ishte faktikisht pronari apo pasaniku më i madh, i cili drejtonte edhe ekonominë dhe financat e vënit. Ky fakt tregon ndryshimin esencial midis demokracisë së sotme perëndimore dhe demokracisë së brishtë të vendeve të treta si Shqipëria.

Sigurisht Shqipërinë e kërcënonte mungesa e stabilitetit politik dhe social për shkak të faktorit të parë, i cili nuk realizonte dot parimin mbi të cilin ishin formuar shtetet: Binomi Fe+Atdhe. Këtë parim e realizuan shtetet ballkanike si Greqia, Serbia, Rumania Bullgaria, madje edhe ish Perandoria osmane apo turke me krijimin e Republikës turke. Gjithashtu Shqipëria gjendej përpara një katrahure sociale pas shkëputjes nga Perandoria osmane sepse në vend shqiptarët dhe shqipfolësit myslimanë quheshin turq dhe shqiptarët dhe shqipfolësit orthodoksë quheshin grekë deri para 28 nëntorit. U desh Rilindja Kombëtare e shumë patriotëve nga të tre fetë që të nxisnin rilindjen e idealit kombëtar në popullsi. Ndikoi shumë miratimi i gjuhës së shkruar shqipe që më 1908. Kështu, Shqipëria me një shumicë myslimane pranoi një flamur dhe një sigël kristiane orthodokse të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, tashmë Hero Kombëtar i pranuar nga të gjitha shtresat e popullsisë, madje edhe nga pro-turqit, të cilët buzëqeshnin në heshtje, por dhe të habitur për flamurin kristian të këtij shteti të ri të vogël e të copëtuar nga Kongresi i Berlinit i 1878 dhe Konferenca e Ambasadorëve e 1913.

Në këtë shtet të ri dominonte administrata dhe drejtuesit proturq nga njëra anë, dhe nga ana tjetër popullata analfabete, kurse në mes qëndronin shtresa intelektuale e formuar në Perëndim e vetëdijshme dhe e shqetësuar por optimiste për ta afruar Shqipërinë me Europën perëndimore duke mos i kthyer sytë më nga Lindja…

 

***

Shkurtimisht një Histori politike karakteristike shqiptare

Duke u vendosur në krye të vendit, individë të pasur dhe me tituj të dhuruar nga ish Perandoria turke, duke ardhur në Shqipëri një pjesë e administratës së ish Perandorisë turke por me origjinë shqiptare, kjo edhe gjatë mbretërimit të Zogollit krijoi dasi të thella përsa i përket përplasjes të ideve pro-perëndimore me idetë proturke, të cilat mbajtën të thelluar dasitë politike dhe të ideve përsa i përket se nga cili kah do të shkonte Shqipëria.

Kjo shkaktoi thellimin e ndarjeve të thella politike dhe një ndarje të qartë midis properëndimorëve dhe pro-turqve.

Pas zgjedhjeve të vitit fillimit të vitit 1921, në Këshillin e ri Kombëtar përfaqësoheshin dy grupime kryesore politike: Partia Popullore dhe Partia Përparimtare. 

Partia Popullore (që përfshinte Fan Nolin, Ahmet Zogun dhe përfaqësues të borgjezisë)

Partia Përparimtare (bejlerët, deputetët kosovarë dhe shkodranë). Asnjëra nuk kishte qëndrim të qartë politik, dhe vetëm pas zgjedhjeve të vitit 1923, kur këto dy parti u shpërbënë duke u riformuar në Partinë e Zogut dhe Partinë e Fan Nolit.

Grupimi Qeveritar i Ahmet Zogut dhe Grupimi Opozitar i Fan Nolit (kishin qenë në një parti më përpara).

Grupi i Zogut ishte i djathtë teksa kërkonte ndryshime graduale në vend, pra ruajtjen e strukturës së vjetër shoqërore dhe ekonomike dhe ndryshimin e saj në etapa të gjata kohore.

Në fakt, pas këtij rigrupimi dhe pas ikjes së rilindasve jashtë shtetit për shkak të vendimeve arbitrare të Kryeministrit Zogolli kundër Fan Nolit, Faik Konicës, Luigj Gurakuqit etj (Bajram Curri dhe Avni Rustemi u vranë nga dora gjakatare e Zogut), fillon historia e përçarjeve dhe përplasjeve brenda grupimeve të bazuara në lidhjet e interesave personale apo klanore. 

Grupimi Opozitar apo e majta e përfaqësuar nga Fan Noli, kërkonte ndryshime radikale dhe rrënjësore në një vend që sapo kishte marrë pavarësinë me shumë mund e gjak, që kishte më pak se një milion banorë dhe që ishte më i varfri i Europës. Ata gjithashtu kërkonin dhe bashkimin e trojeve të mbetura jashtë kufijve me Shqipërinë, gjë që do ta çonte vendin drejt një lufte shkatërrimtare.

-Vitet 1939-1944 qeverisën Partia Fashiste e Shqipërisë dhe Balli Kombëtar (edhe këto të djathta).

Vitet 1940-1945, që përkon me periudhën e luftës nacionale çlirimtare, në Shqipëri u formuan Partia Komuniste (1941), Partia e Legalitetit () dhe Partia e Ballit Kombëtar (1942).

Në periudhën gati 50 vjeçare 1945–1990 sistemi i vendosur ishte ai njëpartiak.

E Djathta gjatë asaj kohe ishte në Mërgim, 1945-1991

https://sq.wikipedia.org/wiki/E_Djathta_Shqiptare#Historia_e_s%C3%AB_Djatht%C3%ABs_Shqiptare

Pas 1991 diktatura një partiake komuniste ra dhe u vendos sistemi shumë partiak ku Partitë kryesore që drejtuan dhe po drejtojnë vendin janë PS-PD me satelitët e tyre.

Sot PD teorikisht është parti e djathtë kurse PS është Parti e Majtë kurse praktikisht me veprimet e tyre Programet përkatëse janë të përziera dhe nuk mund të thuash se çfarë partish janë dhe cilat interesa të të cilave shtresave të popullatës mbrojnë.

Përfaqësuesit kryesorë të së djathtës ndër vite janë: Figurat kryesore historike të së djathtës shqiptare janë Ahmet ZoguMit'hat FrashëriAzem HajdariSali Berisha, Ibrahim RugovaRamush Haradinaj dhe Arbër Xhaferri. Figura të tjera që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e së djathtës shqiptare janë Abaz ErmenjiAli KëlcyraHasan DostiSafet ButkaHysni LepenicaLef NosiSkënder Orollogaj, Skënder MuçoAbaz KupiMuharrem BajraktariGani Kryeziu dhe Said KryeziuGenc PolloGramoz PashkoSabri GodoLulzim BashaJozefina TopalliBamir TopiGazmend OketaNeritan CekaFatmir SejdiuBujar BukoshiVeton SurroiIsa Mustafa dhe Menduh Thaçihttps://sq.wikipedia.org/wiki/E_Djathta_Shqiptare#Historia_e_s%C3%AB_Djatht%C3%ABs_Shqiptare

Sigurisht Shqipëria ra nën drejtimin e dy Diktaturave: Diktaturës së djathtë të drejtuar nga Mbreti Ahmet Zogolli, i cili tradhtoi vendin dhe u largua duke vjedhur edhe floririn më 1939 dhe Diktatura e majtë e drejtuar nga Enver Hoxha, e cila e varfëroi popullin dhe arriti të realizonte barazinë e pretenduar utopike nëpërmjet varfërimit total të popullsisë, dhe në dështimin e të ashtuquajturit krijimin e `njeriut të ri`.

Në ditët e sotme të pas diktaturës së majtë, kontraditat dhe konflikte kryesore janë transferuar në dy partitë. Trashëgimia e partive të vjetra si ajo e orientimit të djathtë e Ahmet Zogollit, në të cilën merrnin pjesë klasat e pasura dhe administrate e vjetër u transferua në kohën e luftës së dytë botërore tek Partia e Ballit, Partia e Legalitetit, dhe Partia Fashiste e cila numëronte në vitet 1939-1943 rreth 15.000 militantë, numër jo i vogël po të kihet parasysh popullata e asaj kohe e cila nuk i kalonte 850.000 njerëz. Drejtuesit e këtyre partive ishin dhe më të pasurit e vendit dhe mentaliteti i tyre mbetej i së kaluarës anadollake, mentalitet i cili pranonte çdo lloj pushtimi apo influence vetëm me një kusht: të ruheshin privilegjet e tyre: pronat, pasuria, postet. Ky mentalitet sinkronizohej edhe me racizmin dhe arrogancën ndaj klasës së varfër.

Trashëgimia e partive të vjetra të Fan Nolit në përgjithësi u transferua në fillim tek grupimet që përbënë Frontin e Luftës nacional-çlirimtare, por që më vonë gjatë diktaturës 1945-1990 degjeneroi në ekstremizmin e majtë.

***

Sigurisht pas viteve `90 kur sistemi ndryshoi përsëri në mënyrë paqësore, u formuan dy partitë kryesore që janë dhe sot, si dhe disa dhjetra parti të tjera satelite të këtyre partive.

Interesant mbetet fakti që në Partinë Demokratike të formuar nga ish Partia ekstremiste e majtë e Punës personalisht nga Ramiz Alia, u vendos (dhe jo u zgjodh) një ish drejtues komunist nga shtresa e varfër rreth të cilit u afruan gradualisht ish shtresat e pasura, ish pronarët të dëmtuar rëndë nga diktatura e majtë komuniste. Si dekor, për të ruajtur orientimet e Katovicës u futën në atë parti edhe ish-sigurimsa, ish-spiunë, ish-hajdutë dhe dallaveraxhinj të sistemit të kaluar.

Në partinë tjetër të majtë gjithashtu të formuar nga ish Partia ekstremiste e Majtë e Punës personalisht nga Ramiz Alia, u vendos (dhe jo u zgjodh) një drejtues intelektual i majtë Fatos Nano pas refuzimit nga ana e profesor Maqo Lakrorit. Rreth kësaj partie u rreshtuan shtresat e mesme, të varfra, të indoktrinuarit, dhe sigurisht si dekor, për të ruajtur orientimet e Katovicës, u rreshtuan gjithashtu në këtë Parti që u quajt Socialiste ish-spiunë, ish, sigurimsa, ish aparatçikë të kohës së diktaturës.

Shkurtimisht gjatë këtyre 29 viteve të dy partitë kryesore me aleatët e tyre paraqiten para popullit të tyre tashmë të arsimuar, por shumë të varfër të njëjtat karakteristika që kishin partitë e vjetra që Shqipëria trashëgoi pas 1912. Një nga karakteristikat ishte se, partia e djathtë realizoi shpejt e shpejt rifitimin e pronave, pasurisë, pushtetin, nëpërmjet bërjes së ligjeve anormale si Ligji 7501, joshi popullatën e varfër të rrëmbente tokat e NB-ve pa pyetur për pronarët e ligjshëm, shkatërroi të gjithë industrinë e rëndë dhe të lehtë, përfshi atë ushqimore, dhe gjatë rrotacioneve të pushteteve të dy partitë kryesore përvetësuan pasurinë shtetërore dhe atë ushtarake dëmtuan rëndë administratën shtetërore dhe atë vendore duke larguar pa të drejtë punonjës dhe duke vendosur militantët, duke shkaktuar një çrregullim të madh ekonomiko-social, pasojë e të cilit ishte largimi i 1.4 milion banorëve nga viti 1991-1999. Edhe gjatë viteve në vazhdim ka patur largim të popullatës por më të pakët në numër.

Sa herë që partia e djathtë humbiste zgjedhjet fillonin çrregullime të mëdha dhe protesta të dhunshme. Dhe sa herë që e fitonte korrupsioni, hajdutllëku, dhe nepotizmi mbizotëronin në vend, të cilat justifikoheshin duke sharë partinë kundërshtare si fajtore apo shkaktare. Qeverisja e keqe e tyre shkaktoi disa here përplasje sociale dhe vrasje, si në 1991-1992, 1997, 1998, 2007, 2011. Po kështu veproi dhe Partia e majtë Socialiste por, duke qenë një parti me një trashëgimi të sapo kaluar, duke patur shumicën e popullatës që e përkrahte, u përpoq sa për sy e faqe të rregullonte diçka.

Përpjekjet më serioze u bënë nga drejtuesi i sotëm në drejtim të zbatimit të ligjit dhe të disa reformave bazë në vend për ta nxjerrë vendin nga tranzicioni dhe ta integruar në BE.

Në të gjitha rastet, të dyja partitë u ndihmuan që të dalin nga limitet e tyre botëkuptimore dhe për t’u përshtatur me sistemin kapitalist të post-komunizmit nga BE, OSBE, SHBA.

Karakteristika e dytë që trashëgoi nga e kaluara ishte: votimet parlamentare dhe ato vendore të parregullta, votime të vjedhura, me plot përplasje e protesta aq sa herë që e merrte njera parti menjëherë pas dy muajsh partia tjetër ose bojkotonte, ose kërkonte zgjedhje të parakohshme. Një problem i madh në zgjedhjet, si ato parlamentare ashtu dhe ato vendore ishin dhe janë përzgjedhja e individëve sipas kërkesës të kryetarëve të partive dhe jo sipas meritokracisë dhe profesionalizmit, sepse për pasojë të këtij problemi, Shqipëria nuk ecën dot përpara kur në drejtimin e saj ka njerëz që nuk e meritojnë të jenë në drejtim për shkak të pa-aftësisë, për shkak të korrupsionit dhe mitmarrjes, për shkak të arsimimit jo të plotë ose fals, për shkak të krimeve të pandëshkuara që ata kanë kryer por i kanë fshehur në një mënyrë ose në një tjetër.

Duke qenë se Shqipëria u drejtua për 26 vjet nga ish drejtues të emëruar nga ish PPSH, partitë përkatëse që ata drejtonin, nuk ishin aspak demokratike në jetën e tyre dhe marrjen e pushtetit gjithmonë e kërkonin nëpërmjet dhunës. Kjo ishte dhe mbetet edhe sot nga Partia Demokratike, e cila për të mbuluar dhe justifikuar keq-qeverisjen e saj dhe frikën përpara ligjit nëpërmjet drejtësisë që po reformohet me Vetting, dogji mandatet dhe vazhdon të kërkojë destabilitet të vendit. Shpresojmë që kjo krizë artificiale politike të përfundojë pa probleme serioze për Shqipërinë, e cila më në fund ka realizuar kërkesat e BE për të hapur negociatat. Mbetet për t’u bërë një gjë: drejtuesit e partisë opozitare që ka djegur mandatet ta kuptojnë se pushteti nuk mund të merret me dhunë, por me zgjedhje të rregullta dhe të ndershme dhe të dëgjojnë ç`thonë ndërkombëtarët.

[email protected]

Nga Pirro PRIFTI