BREAKING NEWS

Ndodh edhe kjo! Sulmohet aktori i humorit Rezart Veleshnja në mes të Tiranës dhe merr plagë të shumta, zbardhet arsyeja

Ndodh edhe kjo! Sulmohet aktori i humorit Rezart Veleshnja në mes të
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor që do zbarkojnë liderat e BE-së? Zbardhet axhenda e plotë

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6
x
BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x

Opinion / Editorial

Protestoj kundra individëve të regjimit në pushtet dhe atyre përpara, por sot në protestë !

Protestoj kundra individëve të regjimit në pushtet dhe atyre

Nuk janë në delir “demokracia dhe pushteti” vetëm Rama, por dhe Berisha e më pas Metaj e të tjerë në politikë. Në delir dhe deviacion demokracie, janë një pjesë e shoqërisë që i bashkangjitet një tirani dhe arroganti të vërtetuar dikur në pushtet dhe sot në opozitë.  Një delir politik dhe filozofik që tenton mbajtjen e statukuosë dekandente për demokracinë shqiptare. Të shkosh mbas një folkloriku politik sundimtar pushteti dhe arrogant i politikës së dhunës si Berisha për të larguar një arrogant pushteti devijat post diktaturë Enveriste dhe Berishiste si Rama, është jo thjesht humbje kohe, por grotesk që ruan si Ramën dhe Berishën, në rolet e tyre butafori në Shqipëri. Të shpresosh se largon Ramën nga pushteti me fjalimit dhe delirin e tyre nga Berisha i cili çfarë bën Rama sot, i ka bërë me formën dhe mënyrat e tij ai dje, është që të mbash si Ramën dhe Berishën në kurriz. Të besosh se nga protestat e Berishës, vjen demokracia është njësoj si të besosh se nga “konkubinati i Ramës” vjen mirëqënia dhe demokracia! Ti shkosh pas Berishës se do të hedhë Ramën nga pushteti, është sikur të besosh se Bruti dhe Kasi arritën të mbronin Republikën nga Çezari!? Të besosh se Berisha e merr me sulm kryeministrinë dhe sjell demokracinë ( shumë në protestë e duan këtë gjë) është njësoj si të largosh “fashizmin dhe të sjellësh stalinizmin”! Ti shkosh pas idesë se Berisha kryeministër, rregullon demokracinë dhe ekonominë në Shqipëri, është pothuaj njësoj si ti besosh Ramës, se do të “respektojë” popullin e tij kur i shkruan në facebook, i jep mendime dhe propozime! Të arrish të besosh se Berisha është njeriu që do të bëjë Shqipërinë e re post “diktaturës” së Ramës, është njësoj si të besosh se po të vriste Enverin shoku Mehmet ( jo e kundërta) do të kishte Shqipëri më të “ëmbël”! Por sot do të protestojnë shumë dhe skenaret e Berishës janë si të bëra gati dhe instiktive. Ai edhe mund të djegë dhe mbase kjo i leverdis Ramës. Ai mbase dhe mund të largohet dhe kënaqet por do ti ngjajë Bashës. Berisha dhe mund të vazhdojë, por do të rrezikojë të shuhet dhe dështojë! Ka plot por...?! Por diçka është e qartë: ai nuk do të mund të bëjë asgjë me forcë që do të kishte dëshirë të bënte! Jo vetëm ai, por dhe berishkët e tij! E këtë gjëra i dinë dhe “konkubinat politike të Ramës”! Prandaj e duan këtë shoë! I cili nuk ka asnjë qëllim demokracinë dhe lirinë apo dhe jetën tonë! Kjo protestë është e një deliranti folklorik politik si Berisha, kunda një arroganti pushteti korruptiv si Rama! Kjo protestë është për të mbajtur pushtetin e delirantëve dhe të korruptuarve të pushtetit Berisha - Rama! Protesta e njerzve por që drejtohet nga Berisha është mungesa më e qartë dhe më fatkeqe e alternativës demokratike në Shqipëri. Ajo i zgjat pushtetin Ramës dhe mban mbi kokën e protestës dhe opozitës Berishën! Po, por që praktikisht janë e njëjta gjë. Prandaj protestoj fort kundra regjimit të sotëm korruptiv dhe arrogant të një dadaisti post modernist gati fasho-komunist i zbutur si Rama, i cili një pjese të madhe të intelektualizmit dhe shtresës së mesme i ka ardhur në majë të hundës, por protestoj dhe kundra një folkpolitiku tiran si Berisha! I provuar se djeg. I provuar se prish gjithshka për hatër të pushtetit të tij. I provuar se shkatërron gjithshka për hatër të bindjeve të tija folklorike dhe ashpërsisht degraduese pushteti, që ka në ADN e tij njerzore. Unë dhe shumë si unë, protestojmë kështu sot. Protestojmë kundra regjimit të Ramës dhe atij të Berishës! Dy njerzve që bëjnë sikur luftojnë me njëri tjetrin dhe luajnë armikun e njeri tjetrit në skenën e lumpen proletariatit dhe turmave, jo politikisht dhe filozofikisht të qarta për lojën e tyre anti demokraci në Shqipëri. Protestoj kundra atij në pushtet që quhet Edi Rama dhe atij në protestë që quhet Sali Berisha! Me pak dallime nga njëri tjetri, janë të dy armiq të demokracisë.