BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Protestoni kundër sistemit dhe atyre që shfrytëzojnë sistemin, jo kundër drejtësisë!

Protestoni kundër sistemit dhe atyre që shfrytëzojnë

Protesta e tashmë patologjizmit me shprehjen “bluzat e bardha” sa herë kapen mjekë apo infermierë me ryshfet, ka të bëjë realisht me sistemin e poshtër dhe të shëmtuar që jeton dhe kundërmon pikërisht te bluzat e bardha. Njësoj si te “togat e zeza” dhe njësoj si kudo ku iu është mbushur mendja se ka të drejtë Rama kur ka thënë: nuk është faji i njerëzve, por i sistemit – ose sistemi korrupton njerëzit dhe jo e kundërta. Të tilla sofizma thuhen kur do të vish në pushtet dhe pastaj mbasi vjen, e kupton se “cilindo sistem të mirë të aplikosh në Shqipëri; politika dhe njerëzit e saj e shëmtojnë dhe padyshim pjesë e këtij sistemi janë dhe mjekët”. Më e bukura është kur thonë “figura e mjekut”. Kjo është e tepërt. Mjaft me butaforinë "e ka fajin sistemi". Çfarë do të thotë "figura e mjekut"? Pse çfarë figure ka mjeku kur merr para nga njerëzit, kur bën punën e shtetit dhe institucione të shtetit? Cila figurë? Po pra po, e zhubravisni figurën e mjekut. Protestë për çfarë?? Kanë marrë apo nuk kanë marrë para. Kanë akuzë precize. Protestë për çfarë? Ka fajin sistemi? Çohuni në protestë kundra sistemit dhe shpikësve apo bartësve të tij, por jo në mbrojtje të mjekëve që marrin para. E ku... në rast vrasjeje. E dinë se janë në përgjim telefonat dhe kanë akoma guxim të marrin para. Protestoni kundër sistemit që po e përdorni për faqe të zezë dhe ju vetë. Janë shumë më tepër ata që mund të protestojnë kur ju me sistemin lëtyrë që përdorni, ju merrni dhe pikën e fundit të gjakut sidomos të varfërve. Mallkimi tyre vjen një ditë. Sikundër iu ka ardhur një pjese të gjykatësve dhe prokurorëve. Pse çfarë duhet të bëjnë ata – protestë për “figurën e gjykatësit dhe prokurorit”? Një mjek ka rënë dakord të punojë në këtë sistem dhe me atë pagë. Përndryshe po jetoi në sajë të “bakshishit” që kthehet në sistem dhe këtë e kanë bërë jo vetëm njerëzit, por mjekët, atëherë nuk ka faj sistemi, por mentaliteti korruptiv që përdorin mjekë të korruptuar si gjyqtarë të korruptuar. Mjekët që nuk jetojnë dot me pagën që iu jep qeveria e Ramës dhe kushtet që ai ka krijuar mund të punojnë në privat. Jo punojnë në sistemin e taksave tona dhe pastaj marrin dhe paratë tona. Ky nuk është faji i sistemit, por modeli që sistemin e duan mjekë dhe infermierë që nuk iu del paga për nivelin e jetesës që ëndërrojnë. Mjekët kanë akuzë dhe mund të arrestohen se nuk i mbron ligji, nuk ka imunitet për to. Kur arrestohen kanë akuzë, kur akuza sipas rregullave hidhet poshtë nga gjykata, atëherë drejtësia vendoset me anën e dëmshpërblimit dhe faljes publike nga shteti si në të gjithë botën. Të gjithë ata në protestë kanë rënë dakord që të punojnë në sistemin e Ramës, aty marrin paratë dhe nuk kanë bërë qoftë dhe një protestë të vetme për sistemin apo nepotizmin apo për politikën që fut hundën apo për korrupsionin lart në sistem. Jo jo, por bëjnë protestë kur kapen duke zhvatur njerëzit.

Po pra, duke iu marrë lekë apo euro apo para. Imagjinoni çfarë thotë sindikata që është brenda sistemit vetë: Sindikata kërkon nga organet hetimore dhe përgjegjëse për ndalimin e këtyre veprimeve të paligjshme ndaj mjekëve. Si veprime të paligjshme, pse të paligjshme? Bluzat e bardha nuk duhet të trajtohen si kriminelë. Pse, kur je i korruptuar si mund të trajtohesh. Po ti pyesësh të thonë filloni nga lart. Po pra dhe nga lart dhe nga poshtë si pjesë të korrupsionit në sistem. Kryeministri ka thënë që problem në Shqipëri për korrupsionin është sistemi jo individi. Po pra kështu u ka thënë Kryeministri dhe pastaj sistemi vijoi nga njerëzit me po të njëjtën melodi – korrupsionin. E kush është në sistem – mjekë, infermierë dhe të tjerë aty? Nuk është zgjidhja që mjekët të arrestohen. Po bravo, por kush është zgjidhja kur merren para? Zgjidhja është reforma e thellë shëndetësore dhe jo partiake. Aaaa, po thuajeni pra se cila po e bën reformën partiake dhe kush nuk e bën këtë reformë partiake që ta marrim vesh. Kanë dhënë njerëzit bakshish dhe do të vazhdojnë të japin, problemi është në sistem, jo në individ thanë protestuesit në mbrojtje të mjekëve të arrestuar. Përveç partisë dhe sistemit paskan faj dhe njerëzit që japin bakshish dhe nuk kanë faj mjekët që e marrin këtë bakshish. Në fakt nuk janë protestues, janë “për gjynah”. Të tillëve protestues, mund t’iu përdorësh sistemin më të mirë në botë dhe t’iu afrosh paga 5000 euro në muaj sërish do të marrin bakshish, sepse fajin e dinë jashtë tyre. E jo vetëm këta. Por të gjithë në Shqipëri që nuk jetojnë dot me rrogën, paret që kanë rënë dakord të punojnë sidomos në shtet. Ky është sistemi më i poshtër dhe maskara që kemi dhe që do të vazhdojë sa të kemi mjekë, pedagogë, zyrtarë dhe gjykatës dhe prokurorë me të tillë arsyetim korruptiv.