Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Protestove si kalama, o Luli!

Postuar: 19/03/2019 - 07:10

Njeriu gënjen nga halli, gënjen për qejf, gënjen kur nuk është i zoti të bëjë detyrën që i ngarkojnë, po gënjen edhe kur e detyrojnë. Po ky Lulushi me pasvanët e tij, ku e kishte hallin që ka kaq ditë që gënjen të shkretët protestues? Në të vërtetë inatin e ka me Ramën, po vete e nxjerr te Policia e Shtetit. Rama në Berat, ku vazhdon fushatën për zgjedhjet e ardhshme, lilushëria thërret në kor te Kryeministria, “Rama ik”! Këndej nga anët tona qarkullon prej vitesh thënia: “S’ka ç’i bën gomarit dhe i bie samarit”. Opozita e Lulushit ka ditë që po bën ndonjë shëtitje nëpër rrugët e Tiranës dhe këtë e quan protestë. Për të mbledhur nja 50 mijë veta në Tiranë i ra Shqipërisë anë e mbanë. Ulërinte nëpër rrethe se këtë radhë është fundi i Ramës. Dhe këtë e ka përsëritur në çdo protestë, po i ka ndodhur si dhelpra, që thoshte, se gorricat do të bëjnë sivjet se më hahen mua. Ato gënjeshtra i munduan këta protestues që patë deri në Tiranë. Si duket, nuk e lanë me aq. Po përsëritin të njëjtin avaz. Po ata janë gënjyer për të disatën herë, do të vijnë sërish në Tiranë për të mbrojtur lulushin dhe Berishën? Edhe sot e kësaj dite nuk e kam marrë vesh, se përse i kanë bërë këto protesta. Një herë flasin për naftën, po thërresin “Rama ik”. Një herë dëgjohet ndonjë zë nga pjesëmarrësit për pensionet, po as vetë nuk e dinë se çfarë kërkojnë. E vërteta është shumë e lexueshme. Vettingu po qaset, por ai është litar për lulushërinë, se ato dosje që flenë nëpër sirtarët e drejtësisë, do të rihapen, sepse kanë një autor. Dhe në ato dosje janë varrosur lekët e hajet e popullit.

U trumbetua në të gjitha daljet e tyre dhe stacionet televizive, se kjo protesta e 16-marsit do të jetë më e madhja. Madje iu drejtuan ambasadave e deklaruan se nga kjo pjesëmarrje në protestë ata do të binden, se ishte shumica kundër Edi Ramës. Por kjo protestë kaq e “madhe”, çfarë prodhoi më shumë nga të tjerat? Apo se u ndëshkuan më shumë vandalë protestues, që qëllonin me sende policinë. Policia ka detyrat e veta, të garantojë mbarëvajtjen e protestës dhe të mbrojë institucionet e shtetit. Mirëpo nga mënyra se si u zhvillua ajo protestë, na bindi për dështimin e saj të plotë. Opozita përbetohet çdo ditë, se protesta jonë nuk ka kthim prapa, po kur venë atje kthehen menjëherë në strofkën e tyre. Kërkoi leje për 48-orë, por policia u la çerekun dhe ata deklaruan, se kohën e protestës e vendosim ne. Dhe çfarë bënë? Iu sulën policisë me gurë si kalamajtë në lojëra lufte. Po kur policia u dha ultimatumin, se po s’ndaluan dhunën ndaj policisë për pesë minuta, do t’u shpërndajmë me forcë e do të zbatojmë ligjin, nuk mbushën as katër orë dhe u gjendën te SHQUP-i, ku gatuajnë prapësira kundër vendit të tyre. Ata kanë vendosur ta nxijnë këtë vend, që këtu të mos shkelë asnjë investitor i huaj. Tani le të na thotë zoti Lulush me lulushërit e tjerë, që u besojnë gënjeshtrave, a nuk ishte heshtim ky? Protestove si kalama, o Lulush! Ti u bëre thirrje protestuesve të merrnin fatet e tyre në dorë, po nuk u shpjegove se çfarë dhe kujt i kishte humbur fati? Kush ka bërë hakarete ndaj popullit dhe nuk e ka kapur askush për veshi? Protesta u shpërnda, po lulushi me ustanë e krimeve u mblodhën kokë më kokë për të kurdisur masakra mbi institucionet e shtetit, që të shpresojnë t’i shpëtojnë gjykimit për të zezat që i kanë bërë popullit. Po populli nuk i ka harruar ata avionët që ustai i dërgoi për të shtypur protestuesit e Vlorës për paratë e humbura nëpër firmat piramidale, por ata nuk e dëgjuan dhe ikën në Itali. U urdhëruan tanket të niseshin drejt Vlorës, po komandantët nuk iu bindën. Ata i kishin marrë ato detyra ti shërbenin, jo të vrisnin popullin. Sa protesta ka bërë opozita para Kryeministrisë, të cilët tentuan të hynin në institucione, a u dëgjua ndonjë krisëm nga Policia e Shtetit mbi ta? Kush e harron hakmarrjen ndaj popullit sapo morët pushtetin, që me nenin 24/1 nuk latë as sanitaret në punë. Bëtë një fushatë të ndyrë, sa u hoqët edhe telefonat njerëzve të thjeshtë, që ishin kundër terrorit tuaj. I nderuar Lulush, unë të them ta lësh këtë detyrë që ke pranuar ta marrësh, se deri tani ke protestuar e drejtuar si kalama. Mbi ju dhe partinë tuaj rëndojnë shumë të këqija që bëtë mbi popullin. Demokracia nuk është inat e hakmarrje, po drejtësi e konkurencë. Këta dy elementë ju i fshitë dhe e kthyet demokracinë në terror, duke i hapur partisë suaj një nam të keq, që nuk i hiqet pa u larguar nga drejtimi i saj ata që ia krijuan këtë të keqe. Mos e shkatërro atë parti, që ja ke shpënë gurët në lumë. Ju deri tani nuk keni folur, po keni lehur, se po të flisnit do të shikonim edhe rezultatet e çdo aksioni. Na thoni, o Lulush, se cilin aksion politik ke nisur dhe e ke shpënë deri në fund? Jo sa kilometra shëtitje ke bërë, po sa fitore keni arritur? Me të ulëritur, as merret as lihet pushteti. Na jep, ore burrë i dheut një alternativë, se çfarë i premton këtij populli, që e gënjen çdo ditë. Na ke hedhur nja dy-tri shifra qesim, që të kujtoheshin në ikje e sipër, pa i argumentuar si do t’i arrish.

Lulushëria e di që nuk fiton asnjë palë zgjedhje siç nuk ka fituar qëkur ka marrë detyrën e kryetarit të partisë. Detyrat duan këllqe për t’i realizuar, jo berihaj e shashka. Përse i fitoi zgjedhjet aq thellë Rama në vitin 2017? Lërini përrallat me babale, dosje e drogë, që nuk pushon së sajuari Lulushi. Kur ishte koha për fushatë, Lulushi mbante fjalime pa fund në çadër, ku kënaqësh me ata farë lektorë që lehnin më shumë se flisnin. Rama e kishte bërë shumicën e fushatës kur u kujtua Lulushi të dilte nga çadra. Të njëjtën gjë po bën edhe tani, që zgjedhjet po afrojnë. Rama e ka bërë shumicën e fushatës pa filluar, kurse lulushëria bën shëtitje nëpër rrugët e Tiranës me ata që i mundon nga rrethet. Ju po merreni me lojëra kalamajsh. Dy-tre prej sërës suaj, në vend të merreni me zgjedhjet e reja, sajoni lajme për parainfraktet e Ramës. Infarkti është sëmundje jo ves, me të cilën nuk fitoni dot kapital politik, po merruni me probleme thelbësore që ka vërtet vendi. Lërini kalamallëqet dhe kthejini seriozitetin partisë, që lindi si shpresë për këtë vend. Mos numëroni sa njerëz gënjeni për të ardhur në Tiranë për protestë, po shikoni kush janë këta. Gjysma e tyre janë fëmijë që nuk votojnë. Unë nuk e di, po vetë u ankuat, se policia hodhi gaz lotsjellës mbi fëmijët. Po, a e dini që ka një ligj që fëmijët ndalohen të marrin pjesë nëpër protesta e fushata? Po e pranojmë se në protestën e fundit morën pjesë 150-mijë veta. Po sa vota duhen për të marrë pushtetin? Ju këta keni të gjithë, se nuk latë njeri nga rrethet pa gënjyer e sjellë në Tiranë. Sondazhet e italianëve nuk janë në favorin tuaj. Dhe kjo e ka një shpjegim, se keni ndjekur një politikë, që nuk e pranoi asnjë nga organizmat ndërkombëtare. Ju pretendoni se ata i ka blerë Rama, po duhet ta dini se ndërkombëtarët nuk janë si ata shqiptarë që gënjeni ju sa herë përgatitni protesta. Hakçe ju keni gënjyer veten dhe popullin. Protestove dhe drejtove si kalama, o Luli! 

Nga Enver CAKAJ

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/04/2019 - 14:29

Kemi thënë më parë plot pezmati, se udha dhe aspirata shqiptare për t’u bërë një ditë një vend Perëndimor si e gjithë Europa, ka shumë gjasa të jetë e shënjuar nga një karakteristikë e fortë deperendimizimi kr

Postuar: 20/04/2019 - 13:26

Para disa ditësh, parlamenti holandez votoi në shumicë një rezolutë ku i kërkohet BE të pezullojë

Postuar: 20/04/2019 - 07:37

Kryeministri i Shqipërisë, ka një veti të jashtëzakonshme për të bërë armiq si të inatosur të tij

Postuar: 20/04/2019 - 07:34

Berisha vazhdon t’u bëjë thirrje, militantëve, fansave (publikut) të jenë gati për revanshi

Postuar: 20/04/2019 - 07:31

Iku marsi. Po shkon edhe prilli.

Postuar: 19/04/2019 - 07:14

Kudo njihet muzika tallava, e cila ka vetëm një kuptim, kërce e kërce, por nuk kupton se çfarë mu

Postuar: 19/04/2019 - 07:11

Protestat e opozitës jashtë dyerve të Parlamentit dhe Kryeministrisë janë bërë të zakonshme në çd