BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Protestuesi, 13 milionësh!

Protestuesi, 13 milionësh!

Protestës së opozitës iu shtua ditët e fundit një protestues VIP. Në krye të mitingut do jetë jo thjesht një kryeopozitar, por edhe një superpasunar. Dhe jo nga ata që nuk iu dihet pasuria, si e kanë vënë dhe ku investojnë. Po një supermilionerë që i ra bingo në qendër të Europës. I shpallur, i konfirmuar dhe publikuar nga vetë drejtësia europiane. Është kryeprotestuesi, Basha. Në këtë kuptim ai është dy herë kryesues i protestës. Si kryetar i PD-së dhe fituesi milioner. Pikërisht lajmi se vjehrri i zotit Basha dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë familja e tij kanë fituar jo pak, po një pasuri sa mund të furnizoheshin dy-tre qytete me ujë të pijshëm. Të bëhej një lagje nga e para. Pensionistët të merrnin një shpërblim, baraz me atë të fund dhjetorit para vitit të ri. Nuk i futemi llogarisë sa ndikim do kishte një shumë e tillë për shtimin e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike. Sa spitale e shkolla do bëheshin të reja. Sa medikamente mund të siguroheshin për ato që mungojnë në spitalet tona. Nëse një shtet do t`i akordonte vendit tonë një shumë të tillë do mblidhnin dhjetë herë parlamentin. Do mblidheshin komisionet. Do bëheshin pritje e deklarata. Shkurt do ta mësonte e tërë bota një ndihmë kaq të madhe. Po shuma që përfiton familja Basha nuk është për shumicën. Është vetëm për shtëpinë e tij. Dhe nëse arsyetojmë si është fituar kjo goxha pasuri, atëherë do ishte një ndërmarrje shumë e vështirë. Si të llogarisnim kokrrat e rërës në plazhin përballë “Ujit të Ftohtë”, atje ku ishin themelet e pallatit hijerëndë. Vendimi për një dëmshpërblim të majmë që i erdhi familjes Basha kaq papritur është një fat që ndodh një herë në një mijë vjet. Është një lajm që nuk e shohim as në ëndrrat më të guximshme. Dhe kjo pasuri marramendëse ishte një dhuratë e papërgjegjshmërisë, së pari e shtetit tonë. Atyre që dhanë “ok” për ndërtimin në atë zonë.

Sidoqoftë, lajmi ka bërë që qytetarët e zakonshëm të vënë në dyshim ndershmërinë e thirrjeve të liderit të opozitës. Me ata që kontaktojmë përditë nuk besojnë në motivin e protestës. Nuk e shohin protestën si kauzë të të varfërve, po si festë e të pasurve. Nëse deri dje, thirrjet për të mbrojtur të varfërit nga krimi. Për të zgjuar qeverinë dhe për të treguar shkallën e varfërisë në masat e gjera të shoqërisë kishte shumë që besonin, tani pas lajmit për supermilionerin që u bë si me magji, kësaj përralle nuk i beson më njeri. Të ftuarit, militantët nga lideri i PD-së për të mbushur sheshet në 27 janar pyesin: Protesta është për ne apo për atë që fiton miliona, jo nga djersa, po nga paratë tona? Dhe lajmi për milionerin më të ri ka zbehur kauzën e stisur që reklamon opozita dhe sebepet në emër të së cilave bëhen lutjet për pjesëmarrje të sa më shumë militantëve në protestë. Realisht në këto protesta do ketë shumë të pasur. Kjo nuk është surprizë. Nuk është vetëm mister “trembëdhjetë milionëshi”. Në dallim nga të ngjashmit, ai spikat se është milioneri më i ri. Që i zbritën milionat si nga qielli. Janë të shumtë ata që i bashkohen opozitës me super makina. Që vijnë drejt nga Sheratoni. Që zbresin nga vilat. Që hyjnë tinëzisht mes turmave dhe kërkojnë luftë kundër varfërisë. Mos pagim energjisë. Që i thonë jo reformës së ujit. Dhe paraqiten si të jenë jo më të pasurit, po më të varfërit. Këta “protestues” që bërtasin në emër të varfërisë dhe nuk dinë ku t`i fshehin paratë e fituara me “mund” e “djersë” ndër vite, duke “vuajtur” në krye të ministrive. Shiten si të ishin të virgjër. Janë të shumtë mister 20 e 30 përqindëshat e tenderave. Përfitues të koncesioneve, kujdestar dhe financues të drogave. Këta “varfanjak” zënë vijën e parë në “mbrojtje” të shtresave në nevojë. Qajnë hallin atyre që nuk kanë bukën e përditshme. Flasin për të mirën e atyre që janë papunë. Që nuk sigurojnë shërbimet shëndetësore. Që përplasen me administratën. Mes atyre që u rëndon kuleta milionëshe, pasanikëve që udhëheqin protestat janë edhe “ushtarët” që mbushin sheshet. Që do ketë të varfër në protestë, kjo është më se e vërtetë. Idealistët janë të parët. janë indi i çdo proteste. Idealistët pa interesa i gjykojnë tërë ata që kanë përreth si veten. Në krah të pasanikëve të majmur në tetë e më shumë vjet do jenë edhe ata që presin asistencë. Ata që do udhëtojnë pa lekë. Do fitojnë një sanduiç për drekë. Po mes milionerëve të rinj në këtë protestë, ai që do shkëlqejë, ylli polar, më i privilegjuari opozitar do të jetë kryeprotestuesi, Lulzim Basha. Vetëm pak ditë para 27 janarit, ku ka është deklaruar se do jetë fundi i qeverisë dhe çlirimi i Shqipërisë i erdhi lajm i madh. Ishte si rrufe. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut. Gjykatë e cila i dha të drejtën babait të gruas së Bashës, vjehrrit, që detyron shtetin shqiptar të dëmshpërblejë më shumë se 13 milionë euro pronarin e pallatit. Lajm më të bujshëm e sihariq më të madh para protestës, zor se mund t`i vinte kryedemokratit dhe gjithë demokratikasve. Detyrimi i shtetit shqiptar nuk është vetëm pagesa e dëmit fizik. Nuk është vetëm llaç e tulla. Më i rëndi është zhdëmtimi moral e politik. Pagesa ekstra për stres, shqetësim, lodhje fizike. Haku i avokatëve. Inxhinierëve. Teknikëve. Lulishtarëve. Pastruesve. Kujdestarëve. Gjithë atyre që kanë përfaqësuar palën e dëmtuar në Strasburg. Nga avokati i zakonshëm deri tek Avokatja e Popullit, që emërimi e mësoi në Strasburg në mbrojtje të interesave të vjehrrit të Bashës. Janë miliona euro që do i merren popullit nga xhepat. Qytetarët do zbrazin kuletat. Të gjithë shqiptarët do “dhurojnë” para për t`u plotësuar 13 milionëshi. Nga zero deri në njëqind vjeç do falin nga një 5 eurosh për frymë. Dhe këtu asnjëri nuk bën përjashtim. Ky vendim, edhe pse nuk mund të komentohet, ka shumë specifika e mijëra hiçkla. Nuk është vetëm shpejtësia rrufe me të cilën u mor vendimi. As rrugëtimi që bëri në gjykatat shqiptare. Nga Fakti te Apeli. Nga e Larta në Strasburg. Është dosja, që bëri kilometra rrugë. Tokësore e ajrore. Hallkat e zinxhirit të drejtësisë që rrallë funksionojnë me dosjen dhëndrit ishin në sintoni. E drejta për familjen Basha erdhi si diamanti në sini. Populli detyrohet të paguajë për zhdëmtimin sipas vendimit të Gjykatës Europiane. Nuk dimë cilat mekanizma funksionuan kaq perfekte. Besojmë se çështje të tjera presin para pallatit të “Ujit të Ftohtë” në Strasburg. Disa prej tyre flenë. Ka vend për paragjykime? Shiko do thonë përfituesit e mëdhenj, gjykatat nuk paragjykohen. Cilët jeni ju, që vini në dyshim drejtësinë europiane?! E vërteta, gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg na surprizoi. Nuk mori parasysh se objekti u prish për interesa publike. Në vend të pallatit buzë ujit, atje ku ishin themelet e tij, tani shtrihet një investim i Komitetit Europian. Lungomarja për shëtitje. Po ky investim mbeti pa shkëlqim. Kosto iu dyfishua. Kaq për Strasburgun. I themi vetëm një “Yes” të madhe Gjykatës Supreme! Po nëse e shikojmë vendimin e gjykatës që detyron Qeverinë e Shqipërisë të dëmshpërblejë urgjent pronarin e pallatit nuk mund të anashkalohen veprimet e atyre që i kanë hapur dritën jeshile ndërtimit jashtë çdo kriteri urbanistik. Ndërtim i cili shkel gjithë kondicionet inxhinierike. Që është haptas një leje për përfitim. Dhe në këtë prapësi administrative ka shumë hallka që duhet të japin llogari. Duke filluar nga urbanistika në Vlorë, deri lart në qeveri. Kush firmosi gent planin? Cilit studim iu referua, dhënien e lejes së ndërtimit? Cilët specialistë përgatitën dokumentacionin për shembjen e pallatit? Cili është pozicioni i IKMT-së? Si e sa konsulta u kryen para lejes së ndërtimit? Dhe sa të tilla para e pas shkatërrimit? Shteti vepron me ligje e vendime. Studime rigoroze. Pikërisht se hallkat shtetërore nuk kanë funksionuar, gjysma e Shqipërisë me ndërtime të paligjshme është mbuluar. Ndërtime që janë bërë në mes të rrugës. Në lulishte. Në vijë të ujit. Kërkohet prishje. Po koston kush e paguan? Populli si gjithnjë. Ata që e kanë shkelur ligjin asnjëherë nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Strasburgu merr vendime. Zbatohen dhe nuk diskutohen. Vjehrri dhe dhëndri me fat, thonë,- morëm dëmshpërblimin. Ishte faji i qeverisë. Si çdo herë fajtore bëhet qeveria.

Po në tërë këtë odise, që nga ndërtimi deri tek vendimi dalin shumë pikëpyetje. Së pari ata që ndihmuan në këtë vendim. Që e mbrojtën. Pozicionimin e Avokatit të Shtetit. Ministritë e linjës. Bashkia e Vlorës që i çeli dritën jeshile ndërtimit që bie ndesh me ligjet e urbanistikës. Thamë që nuk komentojmë vendimin e Gjykatës Europiane. Po diçka duam të evidentojmë. Mirë të drejtat e ndërtuesit u mbrojtën rigorozisht. Po tonat? Po të qytetarëve të Shqipërisë? Po fakti që në truallin që zinte ky pallat do ndërtohej Lungomarja? Një investim publik. A mbrohen të drejtat e njeriut vetëm me njërën palë? Po mijëra qytetarë që cënohen nga ky vendim a nuk duhet marrin edhe ata dëmshpërblim? A nuk janë cënuar të drejtat e qytetarëve shqiptarë nga një ndërtim që bie ndesh me të gjitha ligjet? Apo iu mbyllim gojën njerëzve të thjeshtë që nuk kanë fuqi të shkojnë në Strasburg?! Një mijë pyetje mund të bëjmë. Të ngremë zërin e të kërkojmë drejtësi për të gjithë. Se të drejtë nuk mund të ketë vetëm familja e kryeopozitarit. E drejta ka dy anë. Është jo vetëm njëshi. Po edhe tre milionë banorë. Besoj se në protestën e Tiranës, Lulzim Basha, veç qarjes së hallit të varfërve luftës kundër krimit, oligarkëve, koncesioneve, drejtësinë do e bëjë fërtele qeverinë edhe për 13 milionë eurot që do marri dëmshpërblim!/Nga Bardhyl BEJKO