BREAKING NEWS

Ndodh edhe kjo! Sulmohet aktori i humorit Rezart Veleshnja në mes të Tiranës dhe merr plagë të shumta, zbardhet arsyeja

Ndodh edhe kjo! Sulmohet aktori i humorit Rezart Veleshnja në mes të
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor që do zbarkojnë liderat e BE-së? Zbardhet axhenda e plotë

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6
x
BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x

Opinion / Editorial

Prova shkencore të krimeve serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë

Prova shkencore të krimeve serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë

Vrasjet e viktimave shqiptare dhe zhdukjet e tyre të zbuluara pas luftës në Kosovë, janë të vërtetuara nga ekzaminimet mjekoligjore dhe dokumentet e dëshmitë e panumërta që tregojnë krimet e rënda të kryera nga ushtria dhe paramilitarët serbë, kryesisht në vitet 1998 dhe 1999. Si të dhëna të tilla të dokumentuara mund të përmenden studimet e Prof.Naim Haliti dhe Prof.Jusuf Osmanit, në të cilat jepen në mënyrë të përmbledhur këto të dhëna kryesore të tyre: “Gjatë periudhës shkurt 1998 – qershor 1999 janë keqtrajtuar 19.440 persona shqiptarë në Kosovë; janë vrarë 9183 të tjerë, janë marrë peng 700 persona dhe dhunuar 126 femra. Gjithashtu janë shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre 987000 shqiptarë si dhe 500000 të tjerë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Pra, më shumë se 1.5 milion persona u bën viktima të krimeve të shumëllojshme e çnjerëzore të forcave serbe”. Kufomat e shumë Shqiptarëve të Kosovës të vrarë, janë zhvendosur jashtë Kosovës me qëllim të zhdukjes së shenjave të krimeve të kryera. Kjo po vërtetohet me hapjen tani të varrezave të shumta në Serbi. Gjithashtu dyshohet se shumë kufoma janë djegur në furra, si në atë të Zverçanit etj. Në dokumente të tjera dëshmohet se kur Serbët u larguan nga Kosova për shkak të bombardimeve të Natos, ata morën me vete të gjithë dokumentacionin të ngarkuar në kamiona ose thjesht e asgjësuan. Po kështu nuk duhet harruar që një pjesë e viktimave Shqiptare të këtyre krimeve, nuk janë shoqëruar me ekspertime mjekoligjore menjëherë pas ndodhjes së këtyre vrasjeve. Kjo është arsyeja që ato nuk nuk janë pasqyruarnë disa studime të kryera më vonë, të mbështetura në shqyrtimin e akteve mjekoligjore të asaj kohe, të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Prishtinës. Sipas një dokumenti të Wikipedia të vitit 2016, krimet serbe kundër popullsisë Shqiptare në Kosovë mund të përmblidhen në:

·         persekutimi dhe spastrimi etnik,

·         shkatërrimi i vendbanimeve,

·         përdhunimet e femrave,

·         shkatërrimi i xhamive, monumenteve dhendërtimeve me arkitekturë tradicionale,

·         zhdukja e identitetit, me anë të konfiskimit të letrave të identitetit, pasaportave për ta bërë të vështirë ose të pamundur për personat e larguar që të ktheheshin përsëri në Kosovë,

·         masakrat e shumta me vrasje të civilëve: Raçak, Imeraj, Pemishtë/ Cërkolez, Suva Reka, Drenica, Izbika, Bela Crkva, Meja, Orahovac, burgu i Dubravës, Vuçitern etj.

·         fshehja e kufomave duke i dërguar në vende të tjera, si në minierën e Trepces, në Serbi, apo duke i djegur.

Por duhet shtuar se gjatë kësaj kohe, nga disa qarqe evropiane proserbe,antikosovare dhe antishqiptare, u ngritën shumë akuza  të pavërteta kundër UÇK-së, ku më të rëndësishmet janë ato të Karla del Ponte, prokurore e përgjithshme e Zvicrës, që ishte caktuar kryeprokurore e Gjykatës së Hagës në krimet e luftës në Jugosllavi. Në librin e saj “The hunt: Me and War Criminals in 2008”, ajo ngre pretendimin se pas mbarimit  të luftës të vitit 1999, Shqiptarët e Kosovës dhe ata të UÇK-së kishin përdorur për trafikun e organeve humane nga Kosova për në Shqipëri, 100 deri në 300 shtetas Serbë dhe të minoriteteve të tjera. Në mbështetje të saj, Dick Marty, senator Zvicerian i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ngriti një akuzë të rëndë, por të pavërtetë, që e përpiloi në raportin e tij: “Trajtimi i paligjshëm i organeve në Kosovë dhe Shqipëri” që e paraqiti në Këshillin e Evropës në vitin 2011. Por kanë kaluar më shumë se 10 vjet dhe asnjë nga pretendimet e ngrituar në këtë raport nuk është vërtetuar. Për këtë arsye, Kuvendi i Shqipërisë në muajin korrik 2022 i dorëzoi Këshillit të Evropës një rezolutë kundër raportit të Dick Marty.

Hetimet

Megjithatë, në periudhën Janar 1998 deri më 12 Qershor 1999 janë vrarë edhe 281 civilë serbë të paarmatosur (211 meshkuj, 70 femra), janë zhdukur 123 civilë serbë ( 99 meshkuj dhe 24 femra). Pavarësisht nga këto të dhëna të dokumentuara, një e vërtetë e pamohueshme është se në shumicën dërrmuese, viktimat e vrara dhe të masakruara kanë qenë ato të shtetasve Shqiptarë të Kosovës. Ekspertimet mjekoligjore të viktimave Shqiptare, filluan të kryhen menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999. Në fakt, ato u realizuan kryesisht nga ekspertët e huaj, por disa prej tyre edhe nga dy ekipe mjekoligjore nga Shqipëria që shkuan atje njëri pas tjetrit gjatë muajit tetor 1999, për të kryer disa nga këto ekzaminime së bashku me kolegët Kosovarë. Me aq sa mbaj mend unë (Prof.B.Cipi), gjatë qëndrimit një-javor në Prishtinë, më ranë në sy vështirësitë nga mungesa atje e energjisë elektrike të rregulltë dhe furnizimit me ujë të qytetarëve, kur kishin kaluar tashmë disa muaj nga mbarimi i luftës dhe çlirimi i Kosovës nga zgjedha Serbe. Mjekët ligjorë të Kosovës më treguan shumë prej godinave të qytetit, të dëmtuara gjatë bombardimeve të NATO-s, si dhe shtëpi dhe apartamente të lëna bosh të shtetasve serbë, prej të cilave ata ishin larguar me shpejtësi ose i kishin shitur gjatë kësaj kohe. Këto pamje menjëherë më sollën në kujtesë ngjarjet e shumë muajve më parë te ne Shqipëri, në Kukës më shumë por edhe në Tiranë dhe në të gjitha rrethet e tjera, ku banorët e vendit tonë strehuan me dashuri dhe dhembshuri në banesat e tyre disa qindra mijra shqiptarë, një pjesë e madhe fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe masakruar, që kishin braktisur Kosovën për shkak të violencës së egër ndaj tyre. 

Por ajo qëmë preku më shumë ishin gjurmët ende të freskëta të vrasjeve kriminale të kryera nga ushtria dhe paramilitarët serbë, kryesisht ndaj popullatës civile Shqiptare të Kosovës.

Gjatë qëndrimit tonë atje, kolegët Kosovarë më njohën me raste kufomash të copëtuara, të kalbëzuara, të pjesëve skeletike të kalcinuara apo karbonizuara, kufoma të zbuluara brenda puseve disa me prerje të gjymtyrëve, të femrave të përdhunuara etj., të gjitha këto me qëllim të zhdukjes së tyre, si dhe varreza masive të shumta, disa prej të cilave të minuara përreth tyre që kërkonin kujdes të madh gjatë kryerjes së zhvarrimeve. Të gjitha këto ne i vërejtëm në shumë zona të Kosovës.

Gjithashtu, mësova edhe për raste të shumta të personave të zhdukur, që ishin rrëmbyer dhe dërguar në Serbi, sikurse ishte rasti i një të afërmi të një prej kolegëve mjekoligjorë Kosovarë, i rrëmbyer nga ushtria serbe dhe që rezultonte tashmë i zhdukur.

Gjatë atyre ditëve të qëndrimit atje, unë mora pjesë në këto ekspertime mjekoligjore kryesiht të mbetjeve kufomore të kryera prej ekipit nga Shqipëria, të drejuar prej meje, të cilat po i paraqesim në mënyrë kronologjike, si vijon:

-Më datë 23.10.1999, rreth orëve të mesditës, në varrezën e dëshmorëve të fshatit Kleçkë të komunës së Gllogovcit, u krye nga ana jonë ekzaminimi i një kufome të panjohur. Kjo kufomë mendohej se i përkiste shtetasit shqiptar të Kosovës,G.H., me moshë 45 vjeç, me profesion arsimtar, i cili më datën 14.12.1998 në fshatin Pashtrik në kufi me Republikën e Shqipërisë, ishte vrarë nga ushtria dhe paramilitarët serbë së bashku me disa luftëtarë të tjerë të UÇK-së.

Pas identifikimit dhe hapjes së varrit, u nxorr përjashta kufoma që paraqitej në një gjendje të përparuar të kalbëzimit në stadin e lëngëzimit dhe pjesërisht e saponifikuar që tregonte qe vdekja kishte ndodhur jo më pak se 6 muaj më parë.

Më pas u krye nga ana jonë ekspertimi mjekoligjor me këqyrjen e jashtme, të brendshme, ekzaminimi odontologjik dhe përcaktimin e moshës.

Në fund u konkludua që të dhënat përshkruese dhe ato matëse përputheshin plotësisht me ato të personit të vrarë G.H.

Në kufomë u vunë re disa plagë me armë zjarri: në kokë një plagë e tillë me puthitje dhe me drejtim nga sipër poshtë dhe nga e majta në të djathtë dhe tri plagë të tjera në trup dhe krahun e majtë, me drejtim kryesisht nga prapa përpara.

Shkaku i vdekjes duhet të ketë qenë kontuzioni i trurit.

Nga këto konstatime kuptohet që viktima nuk ka qenë duke i sulmuar agresorët, pasi ka qenë i kthyer me kurriz, ose duke u larguar prej tyre. Në këtë pozicion ata ka shumë mundësi ta kenë qëlluar në trup nga prapa duke e plagosur rëndë dhe më pas kur është rrëzuar në tokë, por ende i gjallë, i janë afruar dhe i kanë dhënë fund menjëherë me anën e qitjes me puthitje në kokë.

-Më datën 24.10.1999, në morgun e Institutit Mjekoligjor të Prishtinës, u ekzaminuan prej nesh mbetjet kockore të katër viktimave Shqiptare Sh.M.,  R.M., A. M. dhe H.G., të gjetura në katër vende të veçanta të fshatit Krushev Obeliq të Kosovës.

Nga këqyrja e kujdesshme e tyre pasi u nxorrën secila nga katër qeset e  plastmasit ku ishte futur secila prej tyre. Ajo që binte menjëherë në sy në këto mbetje të pakta kockore, ishte gjendja e tyre shumë e tharë, me sipërfaqe me ngjyrë të errët, aty këtu me ngjyrë më të çelur, të bëra si porcelan, me plasaritje të shumta dhe të thyeshme gjatë prekjes dhe shtrëngimit të tyre. Këto janë veçori të eshtrave të djegura në shkallë të ndjeshme (eshtra të kalçinuara).

Përcaktimi i origjinës humane të tyre u mbështet kryesisht në metodën e përshkrimit anatomik të tyre, por edhe të përdorimit të indeksit medular që përcaktohet nga raporti i diametrit minimal të kanalit medular ndaj diametrit diafizar minimal. Ai rezultoi në shifrat 0.44 që flet në favor të origjinës humane të eshtrave.

Edhe në këtë rast, ekzaminimi i këtyre mbetjeve kockore të pakta dhe të kalçinuara (të djegura), vërteton për përpjekjet që kanë bërë agresorët serbë për të zhdukur çdo gjurmë të vrasjeve të popullsisë civile kosovare të kryera prej tyre.

-Më datën 25,10.1999, në fshatin Sllatinë e Madhe morëm pjesë në këqyrjen e një varreze masive në formë katërkendëshe me përmasa 6.7 x 4 m, e kufizuar nga disa shtëpi dhe parcela të tjera. Rreth 15 m më tutje gjendet një varrezë tjetër masive, e rrethuar me shirita me ngjyrë të kuqe të lidhur me katër drurë në qoshet e saj, me sipërfaqen në nivelin e parcelës, të mbuluar me barishte dhe shkurre. Në këto dy varreza ndodheshin të varrosura kufomat e shumë shtetasve Shqiptarë të Kosovës të vrarë nga Serbët.

Në këto dy varreza nuk arritëm të kryejmë asnjë veprim, sepse ato ishin të minuara dhe për këtë arsye duhej të kryhej më parë kontrolli dhe çminimi i tyre.

Më datën 26.10.1999 u krye prej nesh zhvarrosja e shtatë kufomave të shtetasve Shqiptarë të Kosovës nga një varrezë masive pranë varrezës së Romëve në fshatin Miradie e Lartë e komunës së Fushë Kosovës. Kjo varrezë ndodhej në një parcelë bujqësore djerrë, e vendosur midis hekurudhës Prishtinë – Shkup dhe lumit Graçanica. Ajo përbëhej nga dy pjesë me forma katërkëndëshe, njëra më e madhe, me përmasa 14 x 4 m dhe tjetra më e vogël, me përmasa 4x 1.5 m.

Në këqyrjen e njërës prej kufomave tyre, të përbërë nga disa mbetje kufomore të ndara, me fenomenin e kalbëzimit të pranishëm, u përcaktua se ato i takonin  një personi të seksit mashkull, me moshë mbi 50 vjeç, me  dëmtime të shumta kryesisht nga veprimi i temperaturave të larta.

Më datë 27.10.1999, në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Prishtinës, ne drejtuam kryerjen e ekspertimit mjekoligjor të një kufome tjetër të ekzumuar nga varreza e mësipërme e fshatit Miradie.

Kufoma është e seksit mashkull, paraqitet në një stad të përparuar të kalbëzimit, me fenomene të mumifikimit dhe saponifikimit. Nga këqyrja e teshave dhe shenjave të tjera identifikuese, u vërtetua se i përkiste viktimës Shqiptare, Sh.A., 71 vjeç, banor në Fushë Kosovë, i vrarë nga forcat ushtarake serbe në muajin Maj 1999.

Nga këqyrja e jashtme dhe e brendshme e kufomës, ku indet e buta dhe organet e brendshme ishin të tretura dhe shiheshin vetëm mbeturina të tyre, u konstatuan dy plagë të tejpërtejme me armë zjarri: njëra në kokë me drejtim nga prapa-përpara dhe tjetra në gjoks me drejtim nga para – prapa.

Shkaku  vdekjes: dëmtimet e  rënda të trurit dhe organeve të gjoksit.

Pra, ky një rast i pastër vrasjeje me armë zjarri të një banori shqiptar civil, ku me sa duket, plaga e kokës është bërë për t’i dhënë fund menjëherë jetës së viktimës.

Për të gjitha këto raste të ekspertimeve që kryem ato ditë, që kishin të bënin me vrasje kriminale të egra, ato kanë qenë shumë tronditëse për ne. Kjo sepse, ne mjekët ligjorë si Shqiptarë, Serbë apo edhe të vendeve të tjera, që jemi ndeshur me vrasje dhe masakra të egra, pavarësisht nga kombësia e viktimave: Shqiptarë, Serbë etj., jemi prekur prej tyre duke na  u shfaqur një ndjenjë e rëndë vuajtje dhe dëshpërimi.

Me këtë rast po përmendim, kujtimet e Prof. D.Lecomte, që ka qenë në atë kohë, drejtore e Institutit Mjekoligjor të Parisit. Ajo mori pjesë menjëherë pas mbarimit të luftës në Kosovë, në ekzaminimet mjekoligjore të viktimave Kosovare të vrara dhe të masakruara nga ushtria dhe paramilitarët serbë.

Në librin e saj: “Quai des Ombres” (Platforma e hijeve), botuar në Paris në vitet 2003 dhe 2012, ajo tregon midis të tjerave sa vijon:

“Kam përshtypjen që kymision i pasluftës i kalon të gjitha tmerret që kam parë gjatë ushtrimit 20-vjeçar të profesionit tim….”

“….Në një fushë janë varrosur në mënyrë të çrregullt, të futura në thasë me ngjyrë jeshile, kufoma të personave meshkuj, me mundësinë më të madhe banorë të qyteteve, sepse janë me veshje të mira. Pothuajse të gjitha paraqesin shenja të torturave. Kyçet e duarve dhe këmbëve i kanë të dërrmuara. Pra gjithçka për të shkatërruar, për të mbjellur terror…..”

“….Në një vend tjetër, një banor na tregon se në fundin e puseve të ujit atje, gjenden të futura gra. Pas gërmimit nxirren prej tyre kufoma femrash të ruajtura mirë, por që duhet kryer menjëherë ekzaminimi mjekoligjor, sepse procesi i kalbëzimit ndodh shpejt në këto raste.  I zhveshëm viktimat, teshat e të cilave ishin të tejmbushura me ujë.Ekzaminimi i tyre ka qenë shumë i rëndë; këto gra kanë qenë përdhunuar në fillim dhe më pas janë hedhur të gjalla në pus, ku janë mbytur….”

“…..Në një fshat gjithçka është rrafshuar, burrat e fshatit të grumbulluar janë pushkatuar përballë një muri ku janë gjetur vrima të shumta nga plumbat. Një banor na tregon se ata janë varrosur në një vend të kufizuar në buzë të një varreze. Shkojmë atje. Por duhet pasur kujdes nga minat. Përpara, çdo misioni na jepet një instruksion mbi llojet e ndryshme të minave, me të cilat mund të ndeshemi dhe mënyrat për t’i zbuluar ato. Çdo herë që ne shkojmë në një vend për ta ekzaminuar, një ekip tjetër eksploron me kujdes terrenin”.

“Në një fshat tjetër, në një shtëpi janë vrarë të gjithë anëtarët e një familjeje. Gjaku është i shpërndarë kudo. Gratë dhe fëmijët janë vrarë në sytë e burrave, të cilët më pas janë qëlluar në rrugë me nga një plumb në kurriz”.

 

“…Më kujtohet një rast tjetër ku të gjitha shtëpitë ishin të shkatërruara. Një banor na tregon shenjat e goditjeve të plumbave në mure dhe një grumbull hiri në oborr, duke na shpjeguar që personi i moshuar që ruante shtëpinë, u vra me një plumb dhe u dogj në zjarrin e shtëpisë. Nga shtëpia në shtëpi na tregohet i njëjti skenar….”. Nga gjithçka sa u pa dhe u ekzaminua prej nesh, si dhe nga analiza e materialeve të tjera, na u përforcua idea se ngjarjet tragjike që paraprinë luftën në Kosovë mund të konsiderohen si vrasjet më masive të Shqiptarëve nga fqinjët e tyre. Shqyrtimi tyre nga pikëpamja mjekogjore është shumë i rëndësishëm, sepse, siç dihet, Mjekësia ligjore është një shkencë që përfshihet më shumë se disiplinat e tjera në ngjarjet që ndodhin në çdo periudhë kohore, duke pasur një lidhje të ngushtë me kriminologjinë (dituria e studimit shkencor të fenomeneve kriminale). Pikërisht, në një këndvështrim të tillë të gjerë jo vetëm mjekoligjor - kriminologjik, por edhe penal, etik, historik etj, analizohen edhe të dhënat mjekoligjore të rasteve të ekzaminuara nga ana jonë si dhe e materialeve të tjera të dokumentuara. Këto vrasje kanë qenë të tmerrshme dhe shumë të egra, me ndarje të pjesëve trupore të kufomave, mbytje në puse, përdhunime të femrave, vrasje të fëmijëve, djegie të tyre për t’i zhdukur dhe shumë mënyra të tjera të paimagjinueshme, sikurse përmenden në këtë material. Për të jusifikuar këto krime të rënda dhe për të zhvlerësuar efektin e tyre shumë të keq në opinionin botëror, nga ana e qarqeve të caktuara evropiane filoserbe, u ngrit akuza false, që gjoja edhe Shqiptarët e Kosovës, kanë kryer krime të rënda ndaj Serbëve duke i vrarë dhe ju marrë atyre organet për të kryer trafikun ilegal të tyre. Përveç kësaj, Serbia, duke përfituar edhe nga dobësitë e shtetit të ri të Kosovës është përpjekur të amplifikojë, vrasjet e Serbëve, që mund të kenë  qenë kryer nga UÇK-ja gjatë kësaj kohe.

Genocidi serb dhe grek ndaj shqiptarëve

Së pari, ato nga shifrat e paraqitura kanë qenë shumë të pakta dhe prandaj krahasimi i tyre do të ishte krej i pavend dhe i pavlerë. Në të vërtetë, Serbia ka kryer një gjenocid të egër prej një shekulli e gjysmë ndaj popullit Shqiptar; kjo ka bërë që ndjenja e urrejtjes sot të jetë ngulitur në mendjen e Shqiptarëve, për shkak të masakrave historike të kryera ndaj tyre nga fqinjët e tyre.  Gjenocidi, si? dihet, përbën atë që quhet shkatërrim i qëllimshëm i plotë ose i  pjesshëm, gradual ose i menjëhershëm i një grupi etnik, ose populli, kryesisht me anën e vrasjeve, dezintegrimit të gjuhës, kulturës, ndjenjës kombëtare, të pasuar me largimin nga trojet ku jeton etj. Si shfaqje më tipike e tij ndaj popullit shqiptar vlen të përmenden gjenocidi i egër grek kundër popullsisë çame të pasuar me aneksimin e trojeve të tyre nga ana e shtetit grek, masakrat serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, Mal i zi (masakra e Tivarit) dhe Maqedoni që sollën dëbimin dhe largimin e popullsisë shqiptare prej krahinave ku ata jetonin që prej shumë shekujsh. Dokumentet e këtij gjenocidi, me qëllim për t’i dëbuar Shqiptarët nga trojet e tyre shekullore janë të panumurta. Vlen të kujtohen në këtë studim, masakrat kundër Shqiptarëve në luftrat ballkanike të viteve 1912-1913, nga ushtritë Serbe dhe Malazeze, nga të cilat u vranë ose vdiqën nga 10000 deri 25000 mijë Shqiptarë, midis tyre shumë fëmijë, gra dhe të moshuar, ku mjaft prej tyre ishin me hundën dhe gojën e copëtuar, si dhe  të tjerë në Kosovë të varrosur të gjallë.  Shumë prej tyre me heqje të veshëve, hundës dhe gjuhës me anën e prerjeve, me nxjerrje të syve apo edhe me heqje të kokës ( dekapitim) si dhe një pjesë tjetër e viktimave: të djegura. Aq e madhe ishte frika që sollën këto krime monstruoze të ushtrisë Serbe, sa 40 mijë Shqiptarë u detyruan të braktisin banesat e tyre, ndërsa disa gra Shqiptare kanë vrarë fëmijët e tyre që mos të binin në dorën e Serbëve. Trocki, një nga udhëheqësit e revolucionit Bolshevik në Rusi dhe kundërshtar i Stalinit, në intervistat si korrespondent i gazetës më të përhapur të Rusisë Jugore, “Kijevskaja Misl (mendimi i Kievit)”, pasi ka vizituar trojet Shqiptare, ka shfaqur indinjatën e tij, për dhunën dhe gjenocidin Sllavo – Serb kundër shqiptarëve në vitet 1912 – 1913.

Ai ka shkruar: “Ika i tmerruar se do të kishte qenë pa dobi çdo përpjekje për t’u dalë Shqiptarëve në mbrojtje……..ika i tmerruar për të mos dëgjuar britmat e shkaktuara nga dhimbjet… nuk isha në gjendje as t’i ndihmoja”. Ndërsa, duke ju drejtuar një prej figurave politike sllavofile, ai shprehet:   “Ç’ka keni për të thënë lidhur me këto metoda për të siguruar fitoren e elementit sllav….. a nuk ju bën ju bashkëfajtorë për këto akte shtazarake, të cilat do të lënë damka të zeza për tërë epokën”. Për fat të keq këto veprime dhe sjellje gjenocidale kanë vazhduar edhe më pas, madje më të shtuara në vitet 1990. Kaq e madhe ka qenë qëndrimi poshtërues dhe përbuzja e Serbëve ndaj Shqiptarëve, në ato vite, sa në hyrje të hotel “Grand” në Prishtinë ishte vënë kjo pllakatë: “?shtë e ndaluar hyrja për qen dhe shqiptar”. Por në dallim nga të gjithë gjenocidet e mëparshme të pandëshkuara, këtë herë në këtë gjenocid të fundit të egër dhe masiv, i vërtetuar me saktësi edhe nga ekzaminimet e shumta mjekoligjore të viktimave shqiptare, reagoi më me vendosmëri dhe këmbëngulje populli shqiptar duke krijuar UÇK-në që u ndesh me ushtrinë dhe paramilitarët serbë. Nga ana tjetër këto masakra të tmerrshme u njohën dhe tronditën të gjithë botën mbarë e të qytetëruar, sidomos SHBA, që ndërhynë me shpejtësi dhe e çliruan njëherë e përgjithmonë Kosovën nga zgjedha e gjatë dhe e urryer Serbe.

Në përfundim të kësaj paraqitjeje duhet theksuar se:

-Mjekësia ligjore në një kuptim të gjerë të saj, përbën një provë shumë të rëndësishme për zbulimin e vrasjeve gjenocidale.

 

-Në gjenocidin e fundit ndaj popullit të Kosovës, provat mjekoligjore të krimeve të egra dhe të shëmtuara ndaj shqiptarëve, padyshim që i zhvlerësojnë në mënyrë të pakundërshtueshme argumentet mjekoligjore të Serbisë, krejt të parëndësishme, shumë herë edhe false, sipas të cilave kanë qenë gjoja Shqiptarët që kanë vrarë Serbët.