BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x
BREAKING NEWS

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi Ramën, ja çfarë pritet të ndodhë

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi
x
BREAKING NEWS

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e fundit të 35-vjeçares para se të vritej nga burri: Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte…

Tragjedia/ Nuk arriti kurrë ta takonte foshnjën, ja fjalët e
x

Opinion / Editorial

Kësaj radhe PS, a thua e ka seriozisht me Shkodrën!?

Kësaj radhe PS, a thua e ka seriozisht me Shkodrën!?

Në qoftëse ka një individ dhe sidomos opinionist që ka tentuar gjithmonë të thotë të vërtetën mbi jo seriozitetin e PS-së për të marrë një herë të vetme Shkodrën si pushtet vendor, ky jam unë! Nuk është se e kam për “krenari” se sa jam munduar të vendos atë që thonë në zhargon tashmë të mërzitshëm – pikat mbi i!  PS, dy herë e fundit e la pothuaj vetë qytetin dhe bashkinë e vetme në Shqipëri, që nuk e ka provuar njëherë të vetme si pushtet vendor  ta drejtojë dhe që është Bashkia e Shkodrës ose një nga Bashkitë më të mëdha në Shqipëri. Të gjitha bashkitë e vendit i mori PS dhe Rama kur Berisha dhe Basha i lanë fushë të lirë – por as atëhere nuk e morën dhe jo për fajin e një djali aspak problem,  por nga që llogaritë ishin bërë gabim. Për më tepër PS dhe Rama e lanë Shkodrën në agoninë e drejtimit nga Voltana me Këshillin Bashkiak aspak normal dhe të deprimuar socialist i cili i bëri fresk Voltanës duke u justifikuar se nuk donin ti bënin keq Shkodrës. PS-ja  nuk e administroi Shkodrën dhe kur nuk kishte kundërshtarë përpara! Konkluzioni është i qartë! Nuk deshën ta marrin, sepse do të kishin vendosur një kandidaturë që nuk do të binte poshtë me letra që vinin idiotikisht nga Italia! Po pra, do të vinin si kanditaturë një individ që nuk kishte qenë fare në Itali! E them me shaka, por kështu u la Bashkia e Shkodrës të vuante në mëshirën e një deliri politik demokrat që i bënte fresk PS-ja e Shkodrës gati gati një kushurirë me të njëjtat zakone të PD-së në Shkodër.  Me zonjën Angoni gabuan, sepse nuk sollën të renë ose figurën që bën ndryshimin. Idea se ai ose ajo, që ka qenë Prefekt i di “gjërat” është e kotë dhe groteske.  Sigurisht Angoni kishte Voltanën shoqëruese pushteti, por ishte në kohën e luftës në PD dhe nuk arriti as me përçarjen e tyre, të dilte e para duke i lënë vendin Spahisë ose djalit të mikut  koleg mjek të ndjerë, të doktor Berishës. Angoni në Shkodër me pushtet dhe biznes dhe aktivitet shoqëror,  kurse Bardhi në Tiranë dhe pse flet akoma shkodrançe! Nuk e di edhe sot në se kanë nxjerrë arsye pse humbën apo vazhdojnë me teori numrash, lagjesh dhe religjoni në Shkodër, por  dhe marrëzi të tjera elektorale si kulisa që fshehin të vërtetën. Por di të them se PS dhe Rama, i kanë lënë vetë pa marrë numrat e duhur për të qenë në pushtet dhe në Shkodër. Nuk kanë dashur vetë.  Kur numrat janë aty dhe në qytet i cili duhet marrë me seriozitet në qendër dhe me numrat që në periferi i kanë të majta dhe socialiste. Po pra në qark dhe bashki afër si qark.  Mjafton të them se si deputet qarku i Shkodrës është baraz ose në favor të së majtës dhe mbyllet diskursi. Sot sikur ka filluar të lëvizë në përballjen e ardhëshme.  Nuk e kam fjalën mbi bashkimin e Berishës me Metajn dhe partisë së vulës së Alibeajt në vete, përballë tyre dhe PS! E kam fjalën eksluzivisht për PS!  Duket nga vendosja e një personazhi që vepron qartë dhe pa zhurmë, por që ka ngritur një mekanizëm të saktë të punës për të nxjerrë me tjetër metodë PS-në të parën në Shkodër. E ky është Benet Beci. Sigurisht me një të shkuar të rëndësishme prodhimi projektesh dhe fondesh të cilat i ka pasur në dorë. Sigurisht ai është Shkodran dhe familje e mirë qytetare. Sigurisht jo arrogant dhe jo i përfolur se cakton poste dhe shpërndan vende pune, sikundër shumë nga të shkuarit janë përfolur.  Njeri që flet me anën e projekteve dhe që në fakt nuk bën politika të mëdha fjalësh dhe veprimesh deklamative, por një me sa duket bashkëbisedues i mirë dhe padyshim organizator i zoti me të rinjtë. Interlokutor i qartë që bind!  Njerzit që ai ka organizuar nuk dëgjohen të bëjnë as zhurmë dhe as shfaqe të kota. Punojnë përditë si milingonat.  E kjo për shumë kend në Shkodër është pëlqyer shumë. Ndryshe nga e zakonshmja llafazane e PS-së së mësuar deri tani! Po po kafe më kafe por kot,  jo në kafe plot!  Ka të rinj plot rreth vetes Beci. Tani ai është me sa duket drejtuesi i qarkut dhe vizitat e Spiropales dhe Gjiknurit, janë të shpeshta por sigurisht fjalët pak të Becit janë një interes për shumë nga qytetarët e Shkodrës. Qytetarët po përsëris. Zakonisht ata që të hedhin poshtë kur vinë zgjedhjet, kur nuk ju pëlqen.  Kanë mbetur akoma (çuditërisht)  qytetarë në Shkodër që bëjnë diferencën politike dhe filozofike! Beci që nesër mund të jetë kandidati për Bashkinë e Shkodrës është serioz dhe më i elaburuari në fjalë nga të gjithë aty mendoj. Por ai si thonë në Shkodër – nuk hapet. Mbase kur ti vijë dita në fushatë në qoftëse Rama ka vendosur ta përdorë si kandidatin e tij dhe PS-së për të nisur aksionin për të marrë Shkodrën – do të hapet.  Beci shkruan në FB e tij pak, por ka më shumë foto e shumë të aktiviteteve të tij. Ai thotë: Në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në Shkodër. Krenar që jam pjesë e nje ekipi plot energji, dëshirë e vullnet për të bërë më të mirën për Shkodrën ! Te një tjetër thotë: Shirokë e shtunë në mëngjes! Duhet më shumë vëmendje e kujdes për turizmin dhe mjedisin tonë të përbashkët. E tregon kazanat dhe plehrat që sigurisht i bëjnë dëm turizmit.  Në fotot  tij ai është kudo në qark dhe kjo tashmë të bën të besosh se nesër mund të jetë ai njeriu i përzgjedhur. Nejse, është një problem i PS dhe ajo e di këtë punë për të mos thënë e di - Rama dhe ndonjë aleat i tij në Shkodër që është jo kaq komod, por që votat e veta i merr gjithmonë.  Pyetja shtrohet e kanë seriozisht kësaj rradhe me Shkodrën! Apo bëjnë sikur! E duan si Bashki ta marrin apo e lënë që të thonë:  ja Shkodra nuk merr vesh, ose mirë tju bëhet kur janë me Berishën! Kur e dinë se nuk janë kaq shumë me Berishën. Që kur nga partia tij doli dikush me më shumë se 7000 vota për zgejdhjet të pjesshme! Apo e duan të thonë se kemi pluralizëm!  Apo ju vjen mirë që ka pothuaj sa është në pushtet PS që sigurisht ju ka bërë stadiumin dhe disa rrugë padyshim për është qyteti i madh më i pa investuar nga pushteti qëndror socialist ( në krahësim me qytetet në madhësinë e tij)  dhe më keq i administruar nga pushteti vendor i degraduar demokrat.  Biles organizmat qeveritar ( sot)  e kanë lavdëruar Shkodrën si më të mirin të drejtuar nga Voltana! Po po dhe këtë e bëjnë në grotesk! Gjejnë disa “zëra” dhe e nxjerrin punën e Voltanës një superlativitet në Shkodër. Pra sipas tyre Shkodra jeton më mirë në saj të administrimtit ë Voltanës. Nejse!! E kanë, apo nuk e kanë përnjimend kësaj rradhe socialistët me Shkdorën?  Ka një shpresë se po. Përndryshe Shkodra do të vazhdojë vuajtjet e saj pak prej mendjes së kresë së vet dhe pak prej marrëzitë demokrate në administrim dhe në fund nga një inat idiot i PS-së në Tiranë që nuk do dhe nuk do, ta administrojë një herë të vetme Shkodrën. A thua e ka seriozisht kësaj rradhje PS me Shkodrën?  Deri tani duken seriozë, por të shohim!