BREAKING NEWS

Çaj kamomili dhe livandë, kura e gjumit të patrazuar

Çaj kamomili dhe livandë, kura e gjumit të patrazuar
x
BREAKING NEWS

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja
x
BREAKING NEWS

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”, Artan Hoxha ngre shqetësimin e madh për Shkodrën: Nuk është vetëm krimi!

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”,
x
BREAKING NEWS

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA përfundon në SPAK

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA
x
BREAKING NEWS

Skema e njëjtë e Ilir Metajt, si po kërkon të shpëtojë nga dosja e spiunit, njësoj siç ia hodhi paq me videon me zë dhe figurë të Dritan Priftit, ja prapaskenat

Skema e njëjtë e Ilir Metajt, si po kërkon të
x
BREAKING NEWS

"Suita, kushton 2700 dollarë në natë pa përfshirë..."/ Gazetari i njohur zbardh skandalin e fundit, zbulon sa kushtoi dhoma e Ramës në hotelin luksoz në Manhatan: Ishin vetëm ky dhe kryeministri i Marokut!

"Suita, kushton 2700 dollarë në natë pa
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Banda e Ilir Metës më ka kërcënuar me vrasje, ja dosja tjetër “përvëluese” për ish-presidentin që do të çoj në SPAK, shumë shpejt do të arrestohen dy kokat më të mëdha të politikës

Idajet Beqiri: Banda e Ilir Metës më ka kërcënuar me vrasje,
x
BREAKING NEWS

Kaos në Rusi, fillojnë komplotet për të rrëzuar nga pushteti Vladimir Putinin, dalin për herë të parë 8 emrat surprizë që mund të zëvendësojnë “Carin”

Kaos në Rusi, fillojnë komplotet për të rrëzuar nga
x

Opinion / Editorial

Provokimet me “traktat” mes shqiptarësh janë ultësira politike kundër Kushtetutës së Shqipërisë!

Provokimet me “traktat” mes shqiptarësh janë ultësira

Isha i qartë se në Kosovë, nën frymën e mbjellur pa (me) kujdes nga Albini dhe Vjosa, por dhe rrethanat e krijuara me “ambiciet” e Ramës, do të kishte provokime dhe ndaj Presidentit Begaj!   Nuk e kam fjalën te marrëzitë në portale tip VV dhe komente të porositura nga kjo forcë politike! E kam fjalën te dëshira pothuaj “protofashiste” ose “nacional socialiste” e VV dhe “AlbinVjosës” për të inatosur shqiptarët me shqiptarët, pse të dy kanë urrejtje për vdekje për një tjetër si puna e tyre, por me më shumë e shumë talent dhe ndërkombëtarisht e shumë më i pranuar dhe evident si Rama! Tipi i interesave të partisë në ndëshkim të shqiptarëve nga një delirant si Albini me një përballje me një tjetër si Rama përbën dhe të keqen e madhe! VV-ja ka prishur atë “ide” të pa shkruar se partitë dhe individët në Shqipëri dhe Kosovë,  mund të mos jenë dakord politikisht,  por për kombin dhe trevat shqiptare, nuk do të grinden kurrë!  Me vjen keq, por kjo është prishur nga origjinari i Anës së Malit nga Shkodra që e quajnë Albin Kurti! Kurse një demode dhe e pa parti, por dhe e pa peshë politike si Vjosa, provokimin e ka një marrëzi eksplicite të saj.  Ajo kërkonte “traktat të përbashkët ndërsjelltë mes dy shteteve shqiptare për mbrojtje”!  Politikisht kjo përkthehej: unë po ju propozoj diçka që Shqipëria nuk e bën dot dhe ne akuzojmë pastaj se Edi Rama i shërben Serbisë dhe si pasojë dhe Shqipëria është e Serbisë! Kaq në fakt është Vjosa! Po dhe mbas kësaj kuptohet se dhe Presidenti Begaj është i Ramës,  kur në fakt ai është votuar nga Rama por është i State Department si njeri që ka mbaruar “doktrinën ushtarake” te ata dhe vendosur po nga ata, Shef Shtabi i ushtrisë shqiptare në NATO!  Është dhe prof dr, por Vjosa groteskun e saj politik e ka pa nevojë gradash si ushtarake dhe  shkencore! Mirëpo Vjosa dhe Albini pikërisht këtu e kanë problemin te proamerikanizmi institucional në partneritet i Shqipërisë!  Një tjetër idiot politik në Kosovë i thotë Presidentit Begaj –  eja  ti më tako në seli partie!!!  Në fakt e ka ngatërruar me Metaj dhe Ramën që është kryeministër! Një President nuk hyn në seli partie por në Kosovë akoma kjo “overgame” nuk kuptohet ose keq intepretohet për të bërë pastaj komentet anti Shqipërisë dhe shqiptarëve si – të VuQiQit! Në fund,  ky është qëllimi i Albinit për të - rrëzuar Ramën! Sidomos me komentuesit që nuk dinë të shkruajnë shqip!  Në të vërtetë me “traktatin” ( ku e kishte gjetur termin edhe Enveri ka denoncuar traktatin e Varshavës) Vjosa e para, i bën ndërkombëtarët të thonë. Kjo mirë se është dobësuar në trup, por pse kaq shumë në tru! Dhe e dyta,  një provokim i tillë është një ultësirë politike ndaj Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë! Pse? Ja pse!  Neni 2 1. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit. 2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti. 3. Për ruajtjen e paqes dhe të interesave kombëtarë, Republika e Shqipërisë mund të marrë pjesë në një sistem sigurimi kolektiv, në bazë të një ligji të miratuar me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Është e qartë se ne jemi angazhuar në sistem kolektiv sigurie si NATO dhe kjo bën që të jemi politikisht dhe ushtarakisht një partneritet ideal dhe në rradhën e shteve elitarë të botës. Çdo “Trajktat” tjetër do të përballej me këtë realitet politik dhe shtetëror. Por kjo është një. E dyta është neni 8 i kushtetutës në pikë 1!  Neni 8 2 Shtuar me ligjin nr. 137/2015 3 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj. 2. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.  Pika 1 e nenit 8 në Kushtetutën e Shqipërisë ka qenë një nga më të vështirat për tu kaluar me ndërkombëtarët, por sidoqoftë ka kaluar dhe ajo vërteton atë që: Në qoftëse Kosova sulmohet, nga një fuqi dhe shtet tjetër, në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë shteti shqiptar është automatikisht në luftë me të, sepse pikërisht të drejtat kombëtare kanë në loje dhe territorin kur janë  dhe ushtrohen si popullsi këto të drejta kombëtare. Vjosa këtë gjë e di ( mbase dhe nuk e di sepse kaq është)  por do ta kalojë me traktat idiot që nuk do të lejohej kurrë nga NATO dhe BE dhe as nga USA! Pastaj “traktati në fjalë” i bie ndesh strukturës ideale dhe filozofike të ambicjes kombëtare dhe synimit të fundit kombëtar që është pikërisht – bashkimi kombëtar! Nuk ka traktat mes dy shtetesh shqiptare që mund të zëvëndësojë Shqipërinë e flamurit shqiptar. Atë etnike pra!   Nuk mund të bëhet filozofikisht traktat mes Shqipërisë (trungu)  dhe një krahine të jashtëzakonshe shqiptare që është Kosova! Në synimin kombëtar Shqipëria dhe Kosova janë një gjë etnike dhe kombëtare dhe nuk mund të ndahen me traktat që bëjnë shtetet! Për dalje zot me armë dhe me veprim në rast sulmi, nuk ka nevojë për traktat!  Kur mbeten pa energji dhe nuk ka nevojë për marrëveshje dhe jo më për sulm dhe mendim të përbashkët mbrojtjeje ku hyjnë pastaj dhe ushtria dhe ligje, ku futen aleancat e mëdha dhe shtetet e një partneriteti vendesh demokratike. E fundit: shtete demokratike nuk kanë traktate mbrojtje të përbashkët! Sëpaku nuk kanë këtë logjikë!  Këtë tip bashkëpunimi e kanë vendet jashtë demokracive dhe asnjë vend NATO - nuk ka traktat mbrojtje me një shtet tjetër! Përgjigja e  Begajt ishte- Kosova në NATO! Por Vjosa e di që me të, Kosova nuk do të futet kurrë. As do të jetë kurrë një partnere e sigurtë e perendimit. Do të lundrojë në nivele të ulta politike dhe miqësie dh diplomacie.  E për më tepër i bën dhe fresk Ramës i cili sigurisht ju thotë atyre jashtë: hëëë e shikoni çfarë tipash janë “Vjosa e dobësuar dhe Albini i tashmë soc-nacionalizuar”!? Po po edhe këta si Berisha e Metaj, po e bëjnë të jetë në disa raste pa merita dhe  disa të tjerë  pa të drejtë – i besueshëm në perendim! Thjesht e ndihmojnë me marrëzinë e tyre të urrejtjes, për personin (Ramën)  dhe përdorimin e politikës në mënyrë idiote në rrafshin kombëtar!