BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

PS-ja në ankthin e sëmundjeve të motrës PD, bijës LSI dhe mbesës Rilindje!

PS-ja në ankthin e sëmundjeve të motrës PD, bijës LSI

Ai socialisti i mirë aty në periferi, apo në qendër të Tiranës, ai që lexon i vetëm gazetat, ai që ndjek me vëmendje të madhe lajmet akoma në televizion dhe jo në "Iphone", ai që ka paguar dhe paguan taksat gjithmonë, ai që hedh plehrat në pikërisht në kazanët e plehrave kur janë, ai që ecën në vijat e bardha dhe ai që zbaton oraret - ai është në një ankth të madh politik sot! Të tjerët në përgjithësi kanë një ankth ndryshe, i cili përkthehet si largim nga ky vend i çmendur me shoqëri dhe politikë të luajtur nga trutë! Por ajo masa e madhe e socialistëve që janë dhe patriotë, që duan Shqipërinë dhe që kanë qëlluar njerëz të qytetëruar, vuan politikisht! Padiskutim dhe ekonomikisht, por ashtu janë mësuar të vuajnë gjithmonë, sepse ju është dashur të sakrifikojnë në fundin e diktaturës dhe fillimin e "demokracisë" së Berishës dhe deri Ramës sot! Ky socialist është vetë PS-ja e madhe në fakt dhe ai vuan nga ankthi, që i kanë imponuar si motra e famshme PD dhe bija LSI dhe aq më shumë së fundi, mbesa e vogël por shumë lozonjare - Rilindja bukuroshe, ngjyra-ngjyra kuq e kaltëroshe! PS-ja e madhe dhe dominuese në Shqipëri, forca më e fuqishme dhe më e madhe në moshë ( sepse motrat e dikurshme Ballin dhe Legalitetin ja vrau Sali Berisha me motrën PD) ka ankth për sëmundjet e motrës, bijës dhe mbesës! Me motrën PD e lidhin shumë kujtime, sepse ajo (PDSH) lindi nga nëna PPSH nga ku lindi dhe ajo vetë (PSSH) duke i trashëguar dhe pronën politike dhe morale! E lidh anëtarësia pothuaj përgjysmë dhe akoma më shumë, një pjesë e spiunëve të sigurimit të deklaruar dhe jo, por dhe njerëzve të inatosur nga represioni dhe kriminaliteti i nënës PPSH! E lidh me motrën dikur energjike dhe sulmuese, ngjashmëria me "mamin PPSH" për nga veset e biografive dhe tiranisë së brendshme! E në 2019-ën Partia Socialiste, e madhja fare, e ka shumë të sëmurë motrën e saj PDSH! E ka të sëmurë moralisht, fizikisht dhe psiqikisht! Është e sëmurë nga kleptomania dhe ngjajnë diku diku, por është e sëmurë dhe nga folkpolitika që ka në ADN e krijimit të saj absurd dhe akoma më absurd, drejtimi i saj në këtë tridhjetë vjet! Tanimë ajo është jashtë spitaleve, jashtë kurimit, jashtë ilaçeve dhe jashtë doktorëve si vendas dhe të huaj!

Por PS-ja e madhe ka të sëmurë dhe bijën LSI apo daljen e saj direkte në gjysmën e kohës së tranzicionit "Nano Production"! Kryeklepotokrate dhe akoma më shumë katastrofikisht e sëmurë për pushtet, tashmë përpëlitet në mënyrë të frikshme në një moment tragjik! Por akoma më shumë PS-ja e madhe e atij socialistit të jashtëzakonshëm, ka të sëmurë që në moshë të re "mbesën Rilindje" të cilën e përkëdheli aq shumë kur lindi! Duke i thënë "bukuroshja ime" por që është tashmë e qartë që sëmundja gjenetike e gjyshes dhe nënës apo tezes nuk do ta - lëshonin! Por ajo është sot mbesa fitimtare dhe nuk ka të bëjë me mbarsjen e PS-së politikisht, por me aftësinë e një njeriu për të mbarsur PS-në dhe lindur pikërisht Rilindjen dhe që është padyshim Edi Rama! Atë që kryeministri i sotëm nuk u lejua të bënte me PD-në e bëri me Partinë Socialiste! Kjo kryevepër është pikërisht "Rilindja" ngjyrë vjollcë ose bashkimi i të kuqes me blu!

Por socialisti i ndershëm dhe PS-ja e madhe aty në bazë, tashmë është në ankth të madh! Janë sëmurë si motra PD, vajza e dalë nga ajo ose LSI dhe mbesa e saj me Ramën ose Rilindja! Janë të sëmura në keq qeverisje, në keq shërbim dhe abuzivizëm masiv dhe të thellë me shtetin e qytetarin shqiptar! Janë të sëmura kaq shumë, sa që kanë krijuar "antidemokracinë funksionale" në Shqipëri! E PS-ja e madhe, ajo e socialistëve aty në bazë, të shpërndarë kudo në Shqipëri dhe kudo nëpër Evropë, e di këtë gjë! E di shumë mirë dhe shumë qartë, por nuk ka më asnjë mënyrë për të ndrequr gjë! Ajo PS-ja pret vetëm ndërkombëtarët! E di se të sëmurat, nuk mund të ndreqin asgjë në këtë vend! Janë të destinuara të humbin në sëmundjet e tyre "veneriane politike" dhe vesi i keq i grabitjes apo lirisë për të vjedhur dhe prishur shtet e pushtet! Ai socialisti vuan dhe vuan shumë! Do të vazhdojë kështu deri sa të shikojë se si do të shkojë "dekursi" i sëmundjeve të tyre! E sëmundja e tyre e ka doktorin e vetëm që është ligji dhe akoma më mirë drejtësia! Ajo në duart e ndërkombëtarëve dhe jo të të sëmurëve pa ilaçe, kura e përkeqësim patologjik! Kurrë nuk do të vetshërohen dhe as ti shërojë dot PS-ja e madhe e cila ka prodhuar edhe ajo nga vetja mostra politike!

Të vjen keq për një forcë të tillë të madhe e cila ka fajin moral të pranimit të një "familjariteti të tillë abuziv" dhe shpesh herë kriminal në pushtete të ndryshme! Mbas këtyre ditëve tanimë është e qartë dhe prognoza! Ajo nuk ka të bëjë fare me politikën as me marrëveshjet që po fillojnë të dalin diku diku në "eter"! Tanimë është e qartë se pa veprimin e ligjit dhe dënimin e kriminelëve me pushtet politik dhe financiar, asgjë nuk do të mund të shërojë në fund të fundit këtë vend. Nuk dalin dot nga veset asnjëra prej tyre! Shërimi vjen vetëm nga drejtësia e zbatuar - drejtësisht!

Nga Besi Bekteshi