BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Opinion / Editorial

PS nuk do të ishte “makineri elektorale” pa kontributin e dukshëm të PD!

PS nuk do të ishte “makineri elektorale” pa kontributin e

Partia Socialiste dhe kur Rama e akuzonte për komuniste, ka qenë një “makineri elektorale”. Në fakt ajo është e vetmja parti e organizuar rreptësisht dhe imtësisht bazuar dhe në trashëgimi mbi 80-vjeçare si partia me jetëgjatë në historinë e shtetit, por dhe kombit shqiptar. Rama ka meritën e transformimit të saj në një parti jo të majtë dhe jo socialdemokrate, por makineri elektorale ajo është vetë dhe nuk ka nevojë për Ramën. Për dy vjet dhe deri sa të bëhen zgjedhjet vendore Edi Rama, është me fuqi ekzekutive dhe padyshim ishte me fuqi politike parlamentare dhe padyshim me fuqi ligjformuese akoma më i fuqishëm se sa një autokrat si Vladimir Putin. E jo për faj të tij. Rama duke qenë sigurisht jo një tiran ose më mirë të themi, nuk do të jetë dhe e di se nuk e lejojnë ndërkombëtarët të bëhet – nuk shpalli ligje që e bëjnë bie fjala kryeministër të fuqive afër “zotit” sikundër ka bërë Putin. Dikush thotë se duke pasur pothuaj të gjithë pushtetet Rama i ngjan Erdoganit. Unë them jo. Rama nuk ndryshon nga Erdogani thjesht se është i besimit katolik i pagëzuar dhe ortodoks i lindur, por nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë sublimitetin e otomanit origjinal dhe perandorak si Rexhep Taip Erdogan. Rama imiton në kreativitetin e tij, por nuk është as Putini (caristo komunist si trashëgimi) dhe as Erdogani jonë, është thjesht pasuesi i Zogut dhe Enverit mes të dyve (më afër Zogut), por nga i dyti ka vetëm Francën e përbashkët e afërsinë me sundimtarin Ali Pasha të Janinës për nga kreativiteti në sundim. Nuk do Shqipërinë si Putini Rusinë dhe nuk do Shqipërinë si Erdogani Turqinë. Sigurisht që e do në mënyrën e vet, të pikturuar si do ai, por kurrë si autokratët e lartë që ka lindja e afërt me Shqipërinë. Po, por ka pasur dhe ka akoma në dorën e tij, duke qenë në demokraci (kështu thuhet sëpaku) më shumë pushtete se Putin dhe Erdogan. Ka qeverinë, Parlamentin, pushtetin vendor, institucione të rëndësishme qëndrore dhe vendore, të cilat nuk i ka bie fjala Erdogan që në zgjedhjet vendore humbi dhe lejoi të fitojnë “Qemalistët” qytetet më të mëdha dhe urbane të Turqisë përfshi Ankara dhe Stamboll. Pse kjo? Sepse Erdogan sido që është ai që është, ka një opozitë që nuk braktis dhe përballet normalisht në institucione demokracie që janë në Turqi. E Erdogan respekton ato që përballen në këtë mënyrë dhe jo me puçe shteti, me armë të tipit të armikut të tij të betuar Fethullah Gylen. Kurse në Shqipëri opozita braktis në mendimin pervers se kështu ai në pushtet bëhet i keq për popullin dhe ndërkombëtarët. Po por ka dhe një perversitet tjetër që është - ndihma me vullnet për Ramën. Tani po futem në brendi të temës tonë në Shqipëri. Partia Socialiste nuk do të merrte mandatin e tretë pa ndihmën e vyer, të pakursyer dhe të qartë të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Mbase po akuzoj tashmë komunistin e fundit në demokraci që ka realisht rol, por mbase është bashkëpunimi i përbashkët Rama-Basha i 17 majit me Berishën disi larg. Mbase mbase, është dhe qenia në një soj politik si sorosianë dhe kjo pastaj i siguron më të aftit dhe pushtetin e plotë në Shqipërinë, si vendi i fundit që respekton me “dashuri” idetë e spekulatorit më të aftë që ka bota sot. Po Shqipëria është vendi ku përveç politikës sorosiane janë dhe shoqatat dhe mediat në përgjithësi. Shqipëria e Ramës dhe Bashës, e rreth rrotullakëve të tij, nuk janë perëndimorë, as properëndimorë, ata janë thjesht sorosianë dhe kaq. Por Rama nuk duhet të mjaftohet me një gjë të thatë si ajo e bashkëpunimit me PD dhe se PD është më e mira mbas PS. Këto janë shumë pak për të thënë faleminderit pse pikërisht PD i ka falur mandatin e tretë. Biles dhe sot, PD vazhdon të prodhojë tym ideologjik me vjedhje- blerje kur në fakt Rama nuk fiton duke vjedhur as duke grabitur (në radhë të parë) sepse nuk ka nevojë kur i kanë falur pushtete dhe financa që nuk i ka asnjë kryeministër në Ballkan në dispozicion. Rama ka të falur pushtetin vendor nga Basha me të cilin ka dhe disa dhjetëra mijëra nëpunës në dispozicion dhe disa qindra miliona fonde në dispozicion. Falja, dhurata e Bashës për Ramën në pushtetin vendor, është një nga pabesitë më të mëdha që ndonjëherë një lider dhe grup politik i ka bërë këtij vendi. I dha mundësinë që politikisht Rama të kontrollojë territorin dhe njerëzit në mënyrë absolute më shumë se gjithkush në Europë dhe vetëm Lukashenko i ka kështu të kontrolluar e i duhet thënë faleminderit Ramës që nuk vendos kapele idiote ushtarake, sepse do të na kishte ngrënë “tenja” prej kohësh”. Ti lutemi Zotit që Ramës nuk i pëlqen zbori, sepse kaq shumë gati ja ka bërë pushtete PD-ja e doktorit dhe Bashës. Ramës i duhet thënë faleminderit që del me kilota dhe brekushe apo çakshir e nuk del si diktator ushtarak. Por pushtetet ashtu i ka. PD-ja e Bashës i fali reformën në drejtësi. I fali format dhe veprimet para elektorale për të kontrolluar zgjedhësit me anën e financave dhe sigurisht duke punuar si për tërmetin dhe vaksinat. Basha i fali “oligarkinë” financiare që e përmend në mënyrë pothuaj groteske, kur tashmë vendi në sajë të kreativitetit të Ramës vetëm në çdo pushtet është një plutokraci”. Basha me PD-në i falën Ramës numrat e deputetëve të tyre të listës në kuvendin e Shqipërisë që votuan për Ramën dhjetra ligje dhe vendime të cilat shpesh herë i ranë ndesh demokracisë. Rama sot thotë se PS është makineri elektorale, por harron të falënderojë Bashën dhe PD që lejuan dhe sponsorizuan këtë makineri elektorale kaq të madhe (në fakt ishte e sponsorizuar) dhe pa probleme, por dhe e vetme. Mjafton të kuptosh se nuk kishin kontrollin e territorit të pushtetit vendor (PD) për të marrë vesh se hashashi në cilin kontroll ishte dhe është. E vemja bashki blu që është Shkodra ka drejtimin më të shpifur, më delirant dhe më idiot folklorik në saj të morbozitetit të bashkëpunimit mes administratës dembele dhe përhumbur të PD dhe kryetares tashmë emblemë “investimesh dhe pune që duket vetëm te katër kunja në Parrucë”, por dhe këshilli bashkiak futja kot dhe mërzitur socialist. Kush do të shikojë se si mund të bashkëpunojnë PS me PD mjafton të shikojë si bashkëpunojnë dhe bashkëjetojnë kryetarja dhe administrata në Shkodër djathtas dhe Këshilli Bashkiak majtas. Rama e ndjen ndihmën e madhe të Bashës dhe prandaj thotë bashkëpunojmë sepse në fakt skenari është i vendosur përpara që dhe në vitin 2025 Basha të thotë PS i vodhi apo bleu zgjedhjet. Në skenar nuk ka dorëheqje as të Bashës dhe as të Ramës. Sepse nuk janë dy, por një për atë që iu bën skenarin dhe kontrollon që ta zbatojnë. PS është një makineri elektorale me kontributin e fyer dhe të madh të PD. Ky kontribut nuk ka të bëjë me kombin, as filozofi të tilla. Kontributi është si pasojë e një marrëveshje të madhe, e cila duhet të kryhet, sepse nuk është vendosur nga dy njerëz si Rama dhe Basha. Dorëheqje duhet të jepnin Jozefina dhe Patozin dhe shumë të tjerë, sepse pikërisht nuk llogaritën forcën e madhe bashkuese dhe kontributet e mëdha që Shqipëria të “prosperojë në rrugën e demokracisë” (eufemizëm më të madh nuk ka), por në formën tashmë të detajuar dhe me shumë ndalesa të vogla të pa rëndësishme që janë zgjedhjet. Gjithsesi Rama po i rrit veshët patronazhistëve kot dhe Rilindjes po ashtu kot, sepse PS-ja sot e dikur dhe nesër ka qenë dhe do të jetë makineri elektorale. Por fitoren e tij të tretë Rama duhet t’ia dedikojë dhe ndihmës së madhe të dhënë nga Basha dhe PD-ja e tij, bashkë me të penduarit e LSI-së Kryemadhjane. Në qoftë se nuk do ta njohë këtë kontribut zoti Rama, kjo pastaj është një sëmundje e tij e “kalimit të lumit dhe mos respektit ndaj kalit apo urës”. E kjo nuk është aspak gjë e mirë. Sigurisht që marrëveshjet e tilla janë vetëm pushtet mbajtëse. Por po aq sigurisht, nuk kanë të bëjnë me demokracinë. Aspak lidhje me lirinë dhe demokracinë.