BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

PS të vendosë një kandidat si kryebashkiak të ri të Tiranës në vend të Erion Velisë

PS të vendosë një kandidat si kryebashkiak të ri të

Zgjedhjet e ardhshme vendore në Shqipëri do të mbahen më 14 maj 2023, sipas dekretit të nënshkruar nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Gjithashtu theksohet se "Presidenti Begaj nxit të gjitha palët që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë". Katër vjet më parë në Zgjedhjet e fundit vendore në Shqipëri që u mbajtën më 30 qershor 2019 u fituan nga PS me kandidatin Erion Veliaj i cili është aktualisht Kryebashkiak i Tiranës. Kryebashkiaku aktual i Tiranës premtoi shumë gjëra dhe kishte bërë një Program për tu admiruar në se do të shikonin premtimet: -Ne infrastrukturë  - 66 premtime. Tek premtimet në infrastrukturë premtimet pikante ishin: `1. Do të kryhet normalizimi i trafikut dhe përcaktimi i zonave me trafik të kufizuar me qëllim reduktimin e ndotjes. 10. Do të kryhet ndërtimi i një strehe në përputhje me standardet europiane për kafshët e  rrugës në territorin e bashkisë… 29. Do të pilotohet ideja e mesditave pa makina ku ndalohet lëvizja e makinave në rrugë të  caktuara midis orës 11:30 dhe 13:00. 30. Do të kryhet zhvillim i mëtejshëm i qendrës së menaxhimit të trafikut me qëllim për të  rritur analizimin e trafikut, monitorimin dhe koordinimin në mënyrë dinamike të gjithë semaforëve të Tiranës dhe devijimin e trafikut drejt akseve me më pak ngarkesë 31. Do të krijohet një sistem i qartë dhe i thjeshtë i ndalimit të qarkullimit për automjetet që kryejnë transport mallrash, furnizim apo ndërtim në orë të caktuara dhe rrugë të caktuara të kryeqytetit. 32. Do të krijohen zona me trafik të kufizuar në të cilat do të ndalohet qarkullimi i automjeteve gjatë orareve të pikut por pa penguar banorët e zonës dhe automjetet e urgjencës. 33. Do të kryhet kontroll i rreptë për t'i dhënë fund fenomenit të uzurpimit të vendeve të parkimit në Tiranë 34. Do të investohet për ndërtim parkingjesh nëntokësore në partneritete publike private në territorin e bashkisë….`. –Në Arsim/Kulturë/Sport – 50 premtime. Tek premtimet në Arsim Kulture Sport premtime picante ishin: `34. Do të dyfishohen hapësirat sportive për çdo 100000 banorë brenda vitit të parë të mandatit duke aktivizuar ambientet e shkollave si qendra komunitare dhe duke i vënë ato plotësisht në shërbim të sportit 35. Do të krijohen 40 ambiente sportive për çdo 100000 banorë brenda mandatit 36. Do të krijohen 90 ambiente të reja sportive në hapësirat e lira brenda blloqeve të banimit 37. Do të rehabilitohen të gjitha ambientet sportive në pronësi të Bashkisë….`.-Në Mjedis Turizëm - 23 premtime. Tek Premtimet  Mjedis Turizmit picante ishin premtimet 4-5-6-7 : `4. Do të kryhet ndërtimi i një impianti për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve duke ndaluar rreptësisht djegien e tyre në territorin e bashkisë  5. Do të kryhet rehabilitimi dhe gjelbërimi i 135810 m2 hapësira publike të çliruara nga ndërtimet informale gjatë 2 viteve të fundit në Tiranë; 6. Do të kryhet rigjenerim dhe transformim i ish zonave industriale të Tiranës në hapësira të gjelbërta dhe në shërbim të komunitetit ; 7. Do të kryhet aplikim në projektin " Fasadat e Gjelbra" me qëllim krijimin e hapësirave të gjelbërta vertikale`. -Në Bujqësi -15 premtime. Tek premtimet bujqësore ishte premtimi 5: `Do të zbatohet politika të KM 0, në mënyrë që njerëzit nga Tirana të blejnë produktet në Krrabë`?! -Në Shërbimet Sociale – 10 premtime. Tek premtimet këtu ishte premtimi Nr.6:`Do të kryhet, brenda 100 ditëve të para të mandatit, shpërndarja e të gjitha banesave sociale (385 banesa) dhe hartim i një politike të mirëfilltë për strehimin social`

-Në ekonomi dhe punësim – 15 Premtime. interesant ishte fakti se premtimi i 15 ishte: `Në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë do t’i jepet biznesit që është i fokusuar në produktet “MADE in TIRANA”, kapanone me qira 1 euro m2`?! (PREMTIMET-TIRANA.pdf (portavendore.al) Sot pas katër vitesh jemi par një tabloje tjetër të premtimeve të parealizuara si ato që veçova mësiër, por edhe për  mos transparencën e buxhetit të Bashkisë. Pa i hyrë problemeve të  60 bashkive të tjera, Bashkia e Tiranës ka një popullsi prej 1.2 milion banorë megjithë rrethinat dhe dihet vështirësitë që ka për tu menaxhuar. Sidoqoftë problemet më të mprehta me të cilat ky kryebashkiak u përplas gjatë drejtimit të kësaj, Bashkie  të cilat janë lënë pa zgjidhje; Problemi i plehrave dhe i inceneratorit, Problemi i parkingjeve te anës rrugëve. Problemi i  pagimit të taksave për pastrimin, për taksat për fëmijët e kopshteve dhe çerdheve dhe ata të shkollë në të cilën pagonin familje që nuk kishin probleme të tilla. Problemi i pastrimit të rrugëve sidomos në rrugët e bllokut ku asnjë pastrues bashkie nuk futet. Problemi i zhurmave nga makinat e mëdha që lëvizin në mes të ditës në kundërshtim me Rregulloren e Rrugëve por edhe nga zhurmat pas mesit të natës ku në rrugë garojnë me makina shoferët e të fortëve apo dhe të institucioneve të veçanta që nuk kanë frikë nga policët. Problemi i vendosjes së parkimit të taksive çdo 50-100 m duke penguar familjet dhe individët e interesuar për parkim. Problemi i bërjes së zonës së hapësirës para Pallatit të Kulturës hapësirë e cili zhduku 7 rrugë komunikuese dhe detyron makinat të futën në rrugë pa rrugë, duke krijuar trafik të rënduar. Problemi i mos realizimit të një rrugë direkte në formë nënkalimi apo mbikalimi në qendër mbi hapësirën e madhe para Pallatit të Kulturës. Problemi i zënies së vendeve të parkimit para pallateve me parkime private nga zyra private, Dështimi i logove `REZIDENT` të shpërndara nga Bashkia për ti vendosur në makinat e popullit që  të parkojnë pranë vendit të banimit, e që faktikisht nuk vlejnë aspak. Sigurisht pështimi më i madh për Kryebashkiakun aktual është kapja nga e ashtuquajtura `mafia e ndërtimeve` sepse ka dhënë leje që kanë dëmtuar hapësirën e gjelbër përreth Tiranës duke zvogëluar sipërfaqen e kurorës përreth liqenit të Tiranës Leja për ndërtime në atë zonë dhe lejet që presin zbatimin do të jenë një katastrofë nëse do të miratohen. Difekt tjetër i rëndë i Kryebashkiakut është mos marrja parasysh apo nënvlerësimi i vendimeve të Këshillit Bashkiak për çdo problem kryesisht për inceneratorët. Difekt i madh është mos funksionimi i Administratorëve të `minibashkive` që sot nuk quhen kështu, duke krijuar një mosfunksionim të rëndë në menaxhimin, kontrollin dhe marrjen e masave për përmirësimin e gjendjes. Problem tjetër janë Policia Bashkiake e cila vetëm vendos gjoba por problemet që sheh përreth në shkelje të ligjit policia bashkiake largohet pa kryer asnjë veprim në ndihmë të banorëve. Krahas këtyre, problem i madh për çdo  Kryebashkiak dhe jo vetëm ai i Tiranës është mbajtja e Këshilltarëve jo profesionistë dhe në vend të tyre Këshilltarë janë patronazhistët dhe militantët. Madje dhe në strukturat partiake të PS drejtues janë vënë miq, të afërm dhe ata që paguajnë  për një post partiak  apo  në `hot stuff`.Kjo ka shkaktuar që strukturat e PS drejtohen nga militantë nga Tepelena, Skrapari, Gramshi, Tropoja, Hasi, Dibra, fshatrat e Vlorës e të Gjirokastrës dhe nga fshatrat e Shqipërisë së mesme (megjithë respektin për popullin e këtyre zonave), e plot të tjerë të panjohur për banorët e Tiranës por edhe në qytetet e tjera të mëdha, ku strukturat partiake të çdo lloj partie gëlojnë nga amatorizmi, korrupsioni, mitmarrja, patronazhistët. Shumë pak njerëz me vlera dhe integritet ka në drejtim. Kjo sigurisht ka dëmtuar edhe Bashkinë e Tiranës. Në përfundim po ti bëjmë një rezyme punës të Kryetarit Erion Veliaj mund të vërejmë se negativiteti rëndon më shumë se punët e mira. Kjo mbetet një kambanë alarmi për Kryeministrin dhe PS, sepse po nuk u ndërhy në këto sektore dhe po nuk u rregullua më ligj puna e këshilltarëve të Kryetarit të Bashkisë , madje dhe këshilltarëve të Ministrave të cilat kanë mbledhur bukranët e dynjasë nëpër administratë, populli i Tiranas do të votojë një qytetar të papërlyer, me integritet dhe profesionist i mirë i kujtdo Partie qoftë madje dhe i pavarur. Tirana ka nevojë për një drejtues punëtor dhe jo për ndonjë militant partie, asa për ndonjë ish bashkëpunëtor i sigurimit apo mik i tij, dhe as për ndonjë të korruptuar të harruar as për ndonjë mafioz që bërtet se jam `burrë i mirë`…