Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pse amerikanët injorojnë Bild-in dhe Peter Tiede…

Postuar: 22/06/2019 - 07:10

Po bën përshtypje fakti që amerikanët nuk po prononcohen për përgjimet e transmetuara nga gazeta gjermane “Bild”. Përkundër bëjnë thirrje të vazhdueshme për zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor, për qetësi dhe nxjerrjen para përgjegjësisë ligjore për këdo që krijon trazira gjatë protestave. Po pse ky qëndrim?... Amerikanët e dinë se arritja e një marrëveshje politike për shtyrjen e zgjedhjeve sipas kushteve të opozitës (pa Ramën kryeministër), nuk do prodhojë zgjidhje të qëndrueshme. Lë në fuqi precedentin e kontestimit të rezultatit dhe më keq akoma: ruan statuskuo-në e protagonistëve politikë të tranzicionit, vlerat e tyre pasurore, duke mos qenë objekt hetimi nga organet e reja të drejtësisë. Ata janë të bindur që sefte, se protestat opozitare, pavarësisht artikulimeve, nuk qenë asfare për standardet zgjedhore, ruajtjen e vlerave të demokracisë, reflektim ndaj gjendjes së vështirë ekonomike dhe dështimin e reformave. Gjithçka qe fasadë dhe filloi në momentin kur u lajmërua Vetingu. Ende pa u djegur mandatet, u përdorën lloj - lloj makinacionesh nga opozita për ta dështuar këtë reformë, për ta bërë nul, duke aluduar se ndërkombëtarët nuk duheshin të kishin rol ekzekutiv në organet e reja të drejtësisë, por vetëm monitorues. Se kjo ishte shkelje integriteti e një vendi sovran. Kalimi në sitë i gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të emëruar nga PD-ja e shtoi panikun brenda selisë Blu dhe lëshuan anatemën, se ky rotacion po bëhej me besnikët e Ramës, dhe për llogari të tij. Sulmet ndaj ndërkombëtarëve (të cilët qenë bërë palë me kryeministrin!), nuk kanë reshtur për asnjë minutë në front të gjerë. Ku më i rëndi qe ndaj Brochard. Në kushtet kur gjithçka dukej jashtë fuqisë së tyre për ta ndalur procesin dhe varavingot në selitë diplomatike në Berlin dhe Bruksel rezultuan të pafrytshme (askush nuk justifikonte aktin e djegies së mandateve dhe abandonimin e zgjedhjeve), u “shpik”, “Bild” dhe Peter Tiede. Dekonspirirmi i një dosjeje të njohur me të vërteta të hidhura për pubikun e gjerë. Mesa duket kjo dosje përgjimesh ishte ruajtur për “ditë të zezë”. Për ta nxjerrë cullak dhe delegjetimuar qeverinë që shpresonte hapjen e negociatave me BE-në, pikërisht në një media prestigjioze. Gazetarit dhe medias në fjalë, larg çdo spekulimi si “të paguar”, me gjasë i interesonte e vërteta, rritja e audiencës, skandali (lajmi i keq-lajm i mirë). Mosprodhimi i efekteve të pritshme nga ana e “porositësve” dhe rënia në vesh të shurdhër, nxiti dekretin presidencial të anulimit të zgjedhjeve vendore, me pretekstin e shmangies së një konflikti civil. Kam bindjen se Ilir Meta, si politikan më përvojë dhe nuhatje të hollë, ka qenë i imponuar nga Berisha për një akt të tillë, për “harakiri”, ku luhet gjithçka për gjithçka. I vetëdijshëm se ai personalisht dhe partia që përfaqësonte do ishte targeti më i lehtë për t’u goditur, në rast se humbiste aleatin e vetë të çmuar në kohë krize. Në këtë kontekst dhe me këtë lloj dhimbjeje sizifiane kishte pranuar më herët djegien e mandateve të deputetëve të LSI-së, që ishin “mandate gjaku!”. E vetmja gjë që ka shpresuar presidenti dhe vetë bashkëshortja – kryetare, ka qenë besnikëria e lidershipit të PD-së. Ekskluzivisht e Berishës, sepse Basha është parë si sorosian, si njeriu që firmosi marrëveshjen e 17 majit me Ramën dhe shkrehu “Çadrën e Lirisë”. Loja tani po eskalon në pikën e vdekur, në limitet, ku kartat strategjike ndaj kundërshtarëve kanë shteruar, ku kërkohet të kalohet nga virtualiteti, në përballje të drejtpërdrejtë. Ku kostot me gjasë janë dhjetëfish më të mëdha sesa përfitimet, dhe amerikanët, që kërkojnë stabilitet rajonal dhe shmangien e influencës ruse, kanë ekskluzivitetit e “fjalës së fundit”.

Nga Luan KURTI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/11/2019 - 07:17

Do të vinte ajo ditë kur pjesa më e inkriminuar, më agresive dhe më në hall e politikës, t’i shpallte "non grata ndërkombëtarët", të pështynte mbi ta, shante me mllef dhe të "merrte fatet e vendit

Postuar: 20/11/2019 - 07:16

Vetëvrasjet janë shtuar shumë këto kohët e fundit.

Postuar: 20/11/2019 - 07:14

Të gjithë jemi të përgjuar. Shqiptarë e ndërkombëtarë.

Postuar: 20/11/2019 - 07:13

Për t’u treguar sa më modernë e europianë, ne shqiptarët na ka përfshirë edhe një mani deri

Postuar: 19/11/2019 - 07:17

(17 nëntor 1944-17 nëntor 2019: 75-vjetori i çlirimit të Tiranës)

Postuar: 19/11/2019 - 07:15

Shoqëria jonë ka një mangësi të jashtëzakonshme në trashëgiminë e saj të sotme, të ardhur deri më

Postuar: 19/11/2019 - 07:13

Tani që u shua, ndoshta për një periudhë të caktuar kohe, mundësia e hapjes së negociatave me BE,