BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Pse arroganca pushtetit është mbyllur në Europë dhe vazhdon te ne?

Pse arroganca pushtetit është mbyllur në Europë dhe vazhdon

Ne nuk kemi pasur që nga lindja e shtetit shqiptar në vitin 1920-të pothuaj asnjë ditë sistem drejtësie dhe drejtësi në përgjithësi. Drejtësi nuk kemi pasur pothuaj as në Monarki, sepse ajo sërish udhëzohej dhe pse ishte pjesë e Monarkisë Kushtetuese. Drejtësi nuk kishim as në fashizëm as në komunizëm dhe për fatin tonë të keq, këtë rrugë ndoqi drejtësia jonë dhe në këtë farë demokracie  “keq-funksionante”  kur në fakt regjimi nuk ka drejtësi dhe organe drejtësie të pavarur dhe profesionistë. Sidomos profesionistë dhe jo vetëm për plepizmin e Berishës por dhe me karakterin delirant të krijimit të “kryplakut” që merr vendime dhe të tjerët pastaj zbatojnë qoftë si bindje dhe qoftë sidomos sot në korrupsion. E po ti shtojmë se drejtësia është plaçkë e politikës dhe në shërbim të saj, del dhe konkluzioni se kush është gjykata dhe prokuroria në Shqipëri. E kjo ka bërë që pushtetet të jenë arrogantë. Arrogant Berisha, arrogant Nano, arrogant Rama! Arrogant Meta president dhe arrogantë pastaj i gjithë zinxhiri i pushtetit nga ministritë në Tiranë dhe deri te provincialët zyrtarë në rrethe! Arrogantë kryebashkiakët dhe arrogantë shefat e policisë ato të tatimeve dhe doganave dhe padyshim arrogantë drejtorë dhe drejtues politikë në rrethe e kudo. Arrogantë burrat e pushettit akoma më keq gratë e tilla!  Arrogantë shqiptarët në rrugë edhe si refleks i politikës arrogante dhe shtetit  arrogant pa kuptim dhe në delir injorance dhe mungese të drejtësisë. Po por pse e kanë larguar arrogancën e pushtetit në Europë dhe pse nuk bëjnë më si arrogantë?  E historia fillon me Luigjin e 16-të dhe Mari Antonjetën!  Revolucion Francez, Bastija dhe Marat, Robespier e Danton kanë bërë krim, por kanë vendosur largimin përfundimtar të Monarkisë Absolute dhe arrogante deri në zvetnim moral, etik dhe shtetëror, në korrupsion dhe delir lluksi e perversiteti. Ja vlen të tregoj pak histori për Luigjin e 16-të, Mbretit që ju pre koka dhe të shoqes Mari Antonjetën që edhe asaj revolucioni në mënyrë kriminala por me “dëshirë të popullit” ju pre edhe asaj koka. Më 21 qershor 1791, Luigj 16 u përpoq të arratisej me familjen e tij, duke shpresuar ta detyronte Revolucionin në një kthesë më të moderuar, më shumë se sa ishte e mundur, duke qëndruar në Parisin radikal, por të metat në plan shkaktuan vonesa të mjaftueshme që ata të njiheshin dhe kapeshin.  Ky fakt, i kombinuar me dokumentet e “armoire de fer”, në të cilat u zbuluan negociatat e mbretit me fuqitë armike, shënoi në fakt fundin e tij. Luigji 16  u kthye në Paris, ku ai mbeti nominalisht si monark kushtetues, por në realitet në arrest shtëpiak, deri në vitin 1792. Ai e urrente privatisht dhe nuk e pranoi kurrë Kushtetutën e 1791, të cilën ai u detyrua ta ratifikonte: si gruaja e tij, ai shpresonte ta shtypte revolucionin dhe rivendosjen e absolutizmit Burbon.Më 25 korrik 1792, Charles Ëilliam Ferdinand, Duka i Brunsëick-Luneburg, komandanti i forcave prusiane, botoi të ashtuquajturën Proklamatë Brunsëick, në të cilën ai kërcënoi banorët e Parisit me dënime të rënda, nëse i bëhej dëm familjes mbretërore. Manifesti u mor si provë përfundimtare e një marrëveshjeje të fshehtë midis Luigjit 16-të dhe fuqive të huaja në një komplot kundër vendit të tij për të rimarrë fuqitë e tij të mëparshme. Luigji u arrestua zyrtarisht më 13 gusht 1792, pasi ishte rrëzuar dy ditë më parë gjatë një beteje të ashpër në shkallët e së njëjtës ndërtesë. Më 21 shtator 1792, Asambleja Kombëtare deklaroi se Franca ishte një republikë; Luigji XVI i rrëzuar që atëherë u quajt zyrtarisht "qytetari Luigi Capeto". E këtu u largua dhe si titull arroganca e madhe e Monarkisë Absolute!!! Tashmë Mbreti ishte thjesht një  qytetar i Republikës Franceze!  Por nuk mbeti me kaq! Deri në fund, Luigji XVI mendoi se askush nuk do të kishte forcën për të urdhëruar dënimin e tij me vdekje, i cili në vend të kësaj mori një shumicë të mjaftueshme më 17 janar 1793, me 387 vota pro dhe 334 kundër.  Pasi u arrit marrëveshja për dënimin, mbeti për t'u vendosur shtyrja e mundshme, e refuzuar më 19 janar me 383 vota e kundër 310. Pra votim!   Po asgjë nuk ndaloi asamblenë të vazhdonte dënimin. Në ditën e prerjes së kokës, Luigji XVI, pasi u mbajt i burgosur në Kullën e Tempullarëve, u dërgua në vendin e ekzekutimeve me një karrocë aristokratike dhe jo në karrocën e të dënuarve, ky ishte i vetmi privilegj që iu dha. U shmangën poshtërimet e turmës, por edhe për arsye sigurie; përveç kësaj, ai u vesh me të bardha dhe mbante në dorë librin e Psalmeve. Duke treguar guxim shembullor, të denjë për një mbret, ai u fut nën gijotinë  më 21 janar 1793 në orën 10:10  në Sheshin e Revolucionit, tani Place de la Concorde. Dënimi u krye nga xhelati Charles-Henri Sanson. Luigi Capeto vdiq si qytetar dhe fjalët e tij të fundit ishin: “Zotërinj, unë jam i pafajshëm për gjithçka që më fajësojnë. Uroj që gjaku im të konsolidojë lumturinë e francezëve."! Por në fund të fundit,  e gjithë ajo arrogancë e një mbretërimi aristikratik, pa moral dhe pa asnjë kujdes për popullin mori fund me një akt drejtësie të ashpër dhe pothuaj sot kriminal. Por Franca Revolucionare i preu kokën dhe të shoqes së tij Austrike. Po pra Mari Antonjetës.  Gjatë Revolucionit Francez, armiqësore ndaj çdo kompromisi me idetë liberale dhe një përkrahëse e flaktë e të drejtës hyjnore të mbretërve, ajo u përpoq të shpëtonte monarkinë absolute, edhe nëpërmjet kontakteve të vazhdueshme me aristokratët e emigruar, dhe duke shfrytëzuar disa të moderuar si Mirabeau dhe Barnave. Pas armiqësisë në rritje popullore, edhe për shkak të tentativës së dështuar të arratisjes, ajo u arrestua së bashku me familjen mbretërore. Gjatë kohës së saj në robëri, pas rënies së monarkisë, ajo u tregua një nënë dhe bashkëshorte shembullore . E gjykuar dhe shpallur fajtore për tradhti të lartë nga gjykata revolucionare, megjithëse pa prova të prekshme, ajo vdiq me dinjitet në gijotinë. Vdekja e saj shënoi fundin e vërtetë të regjimit të lashtë. Pra mori fund arroganca Monarkike në mënyrë dramatike por sigurisht aty mbaroi.  Më 14 tetor, e sjellë para Gjykatës Revolucionare, ajo u krahasua me mbretëreshat e liga të antikitetit dhe mesjetës: prokuroria donte ta paraqiste atë si përgjegjëse për të gjitha të këqijat e Francës, që nga ardhja e saj në vend.  Në thelb u ngritën tre akuza: "shterim i thesarit kombëtar", "argëtim i marrëdhënieve dhe korrespondencës sekrete" me armikun (Austrinë dhe promonarkistët) dhe "komplote kundër sigurisë kombëtare dhe të jashtme të shtetit". Ishte e qartë se gruaja po gjykohej për tradhti të lartë. Biles dëshmitarët e akuzuan dhe për inçest! E acaruar dukshëm, duke u ngritur në këmbë, ajo bërtiti:  “Nëse nuk jam përgjigjur,  sepse është vetë natyra nënës që refuzon t'i përgjigjet një akuze të tillë kundër një nëne! I bëj apel të gjitha nënave të pranishme!”. Mbretëresha kishte mbështetjen e njerëzve të zakonshëm të pranishëm në dhomë dhe gjyqi u ndal për dhjetë minuta  Kur Maximilien de Robespierre dëgjoi për këtë episod, ai mallkoi Hébert (Gjykatësin) që i dha mbretëreshës "triumfin e saj të fundit publik". Si Mbreti dhe Mbretëresha e Francës u gjykuan nga një drejtësi revolucionare por që bëri rrugën e vet me gjak, duke ndërruar regjim.  Pra me drejtësi, sidoqoftë ajo dhe pse e ashpër dhe gjaksore por gjithsesi një drejtësi. Ne nuk kemi pasur kurrë një të tillë por gjithmonë drejtësi o politike o personale hakmarrëse. Ne nuk kemi dënuar kurrë fajtorë arrogantë të vërtetë. Jo si bie fjala Musolinin të varur për këmbësh në sheshin e Milanos bashkë me Klareta Petaçin që ishte pamje e rëndë dhe gjaksore, por që ishte në një farë mënyrë fund i arrugancës fashiste që kishte bërë miliona viktima në Itali dhe jashtë saj. Ne nuk kemi aftësinë e rumunëve me pushkatimin e dy arrogantëve idiotë si Nikolae Çaucesku dhe të shoqes mbështetur për një murë me një drejtësi “somare” por sigurisht duke i dhënë fund arrogancës! Padyshim që ne nuk mund të veprojmë sot kështu sepse është kriminale dhe jo e drejtë por....?! . Por duke mos pasur sistem referimi kemi lejuar arrogancës e Berishës dhe të tjerëve mbas tij këto 32 vite medemek demokraci. Ata ( ai në fakt Berisha)  kanë vrarë, kanë prishur prona tona, ka thyer lirinë dhe kanë futur vendin gati në luftë civile dhe vazhdoj arrogantë jo vetëm ne ne, por dhe SHBA! Prandaj drejtësia është e nevojshme. Por me sa duket ne nuk jemi shoqëri që ka drejtësi dhe formon drejtësi. Atë duhet të na e formojnë të tjerët dhe deri atëhere, do të kemi mbi kokë Mari Antuanjetat tona me shumicë, Luigjët e 16- të tonët dhe Musolinët tonë bashkë me Elena dhe Nikolae Çauçeskut tonë. Kur ja prenë kokën Marisë në shesh i kujtuan atë frazën e saj kur i thanë se: Madhëri janë revoltuar populli shumë! Po pse ju kishte thënë Maria e Francës dhe bijë e  Austrisë, çfarë kërkojnë!! Madhëri nuk kanë bukë të hanë! E po mirë ju kishte thënë Mari Antonjeta le të hanë....kek! Në fakt këtë gjë dhe mund të mos e ketë thënë, por arroganca ishte e njëjtë. Po, pra, kaq e madhe sa “gijotina kriminale” që ndau kokën e saj nga trupi.