Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pse atij që punon seriozisht i thonë “i marrë”!?

Postuar: 11/01/2018 - 08:29

Janë mësuar në vendin më grotesk, më të shkatërruar moralisht dhe ligjërisht, që atij që do të punojë, ose ka dëshirën për punë dhe ligj, ta luftojnë apo akoma më shumë, t’i thonë “i marrë” dhe në rastin e gruas – e marrë! Jo thjesht në gegnisht, por me konceptin “budalla, idiot”, njeri që “nuk mbush mirë”, që për më tepër, vjen t’ju prishë punë – të zgjuarve! Por kush janë të zgjuarit, të “squtët”, të mençurit në polemikën e madhe që pyet: pse shqiptarët nuk janë shtet formues, shtet ndërtues dhe për më tepër ligj zbatues!? Nuk e kam fjalën për atë burrin në Elbasan që i thotë kësaj gruas në Prokurorinë e Përgjithshme ashtu – sepse dhe në Shkodër kështu i kanë thënë, një dorë rrufjanësh të ligjit dhe maskarenj të katapultuar në drejtësi nga politika e ndyrë e këtij vendi jashtëzakonisht i keqndërtuar institucionesh drejtësie dhe sidomos me impakt të zi si prokurori! Njerëzit e tillë, vërtetë janë “të marrë” sepse nuk pranojnë sekserë të ndërhyjnë për akuza dhe dënime! Nuk duan të pasurohen me dorovitjet mes avokatit dhe gjykatësit! Nuk pranojnë të bëjnë krime pronësie dhe akoma më shumë një antiligjshmëri bastarde me marrëveshjet kundra njerëzve të pafajshëm! Janë “të marrë” pra, sepse nuk korruptohen dhe nuk pranojnë ryshfet për të prishur “balancën edhe ashtu të dhjerë të drejtësisë te ne”. “Të marrët” shikojnë se kolegët e tyre pasurohen, lyhen dhe zhgërryhen, çojnë fëmijët në shkolla të mira, bëjnë pushime miliardere, çojnë pasuri të mëdha gjyshave dhe motrave apo baxhanakëve, blejnë vila dhe makina luksi, mbajnë ora dhe varëse sa për të punuar një prokuror dhjetë vjet – e vazhdojnë të qëndrojnë të varfër, pa asgjë, por vetëm sa ju lejon paga e “menderosur që marrin në shtetin e dreqosur shqiptar”. Kanë gjatë gjithë kohës që veprojnë kështu. Janë të “marrë plotësisht”, sepse bashkë me ndonjë gjykatës së ndershëm “tek tuk” janë bërë pengesë, për të pasuruar krimin dhe kriminelët si në rrugë dhe ata në politikë. Janë rrezikuar shpeshherë prej tyre. Kush nuk ju ka thënë “i marrë” - një prokurori apo gjykatësi, apo polici të tillë?! Të gjithë pothuaj – sepse janë pakicë e madhe këta “të marrë” por shumë të ndershëm, numërohen me gishta, janë shumë pak dhe krejtësisht të pambrojtur. Të pambrojtur nga krimi i rrugës dhe nga ai politik, që është akoma më i keq se sa ai i rrugës. Prokurorë të tillë janë dhe kanë qenë përballë “mafies së organizuar në drejtësi” me sponsorizim të plotë politik. Kjo mafie ka fonde dhe mbështetje politike si në opozitë dhe në pozitë. Kjo mafie ka bërë “ndere” të mëdha rrugës më tepër se 25 vjeçare në këtë farë demokracie të poshtër që sot vazhdojmë të besojmë se është demokraci. Kjo është “tirani-drejtësi” me karakter të theksuar politik dhe mbështetje të krimit të organizuar. Kjo farë “tirani-drejtësie” ka pasuri marramendëse dhe është aksionere me para të shumta në financa. Prokurorë dhe Gjykatës, që kësaj “tirani-drejtësie” kanë biznese të shumta dhe janë më të pasur se sa “tirania e biznesit” në Shqipëri e cila është paksa – më e ndershme! Pak them – sepse në fund të fundit, nuk ka marrë dhe pagën e shtetit që del nga kontribuesit. Për këtë tirani drejtësie që ka brenda të “zgjuarit” kanë investuar me vite politika si e djathtë negative dhe armiqësore me demokracinë dhe e majta e pasuruar padrejtësisht.

Ato janë katapultuar me farë e fis në drejtësi, kanë bërë miliona euro pasuri, dhe tani dikush kërcënon dhe dikush thotë “e marrë ose i marrë” për atë që punon dhe është në gjenezë të së keqes së madhe si luftë - në drejtësi. Të tillë të zgjuar, nuk duan të përkëdhelen, por sigurisht duhet të provojnë forcën e ligjit mbi një bazë logjike të përgjithshme e cila është: pasurimi irracional dhe i padrejtë i tyre kur kanë qenë në pushtet! Kjo duhet paralel me ata të krimit në rrugë dhe në organizim akoma më lart në pushtetet kulte. Këtë gjë te ne nuk e bën politika, por drejtësia. Politika duhet të qëndrojnë jashtë dhe vetëm të firmosë lejen. Si prokuroria dhe gjykatësit e modelit të ri është e vërtetë – duhet të jenë “të marrë” ose nëqoftëse me lejohet paksa - “jakobinë të ligjit” dhe jo të qullosen përpara këtyre maskarenjve që kanë pothuaj tre dekada që i pijnë gjak shqiptarit dhe përdhosin drejtësinë me “zgjuarsinë” e tyre! Të tillë “të zgjuar” kanë pothuaj tre dekada që nuk lejojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri! “Të marrët” sipas tyre – duhet të fillojnë punën dhe përgatisin terrenin që për herë të parë ligji që zbatohet. Nuk ka asnjë dyshim që politika do të pengojë vazhdimisht. Do të përflasë, do të krijojë legjenda urbane me të marrë dhe të urtë, por dhe do të protestojë dhe ka mundësi që të shtrijë dorën e tashmë korruptuar për ndonjë gjë më të rëndë. Kjo është e sigurtë. Por pothuaj kaq e sigurtë është dhe se “bota e qytetëruar, ndërkombëtarët” institucionet e drejtësisë te partnerët, kanë identifikuar si kriminelët dhe miqtë e tyre të “zgjuar” në drejtësi dhe sidomos politikë. Mjaftojnë të futen të parët në rrjetën e duhur – sepse pastaj ai peshkim do të bëhet një “telenovelë” e cila do të sfidojë të gjithë ato turket në televizionet tona. Askush nuk duhet të dyshojë se nuk njihen kriminelët dhe të “zgjuarit” që sot me gjysëm goje dhe me shkrim – përpëliten. Këta janë të vegjlit – imagjinohet lehtë se çfarë po ndjejnë të mëdhenjtë si në drejtësi dhe politikë.

A do të fillojë apo jo peshkimi?! Unë shpresoj se po, por gjithashtu jam i bindur se politikisht në të gjitha drejtimet janë të betuar për të penguar dhe sabotuar në çdo moment dhe çdo mjet që do t’ju lejohet./Nga Besi BEKTESHI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 31

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 07:25

Përmbysja e pushtetit të Demokracisë Popullore, që u ligjërua pas zgjedhjeve farsë të 22 marsit 1992, kur në pushtet erdhën forcat e djathta të prira nga komunisti antikomunist Sali Berisha, shumë shqiptarë naivë patë

Postuar: 19/09/2018 - 07:23

Kur popullata çame erdhi e detyruar në Shqipëri për t’i shpëtuar vrasjeve dhe masakrave të

Postuar: 19/09/2018 - 07:22

Në rrethet normale, secili prej nesh do t'i gëzoheshim liberalizimit të vizave, gjegjësisht l

Postuar: 18/09/2018 - 07:22

Sa herë vjen ndonjë "Konferencë Peze" dhe sigurisht dalin nostalgjikët e Enverit, Parti

Postuar: 18/09/2018 - 07:19

Ndryshe nga trajtimet e mëparshme, jo të pakta, në lidhje me zbatimin e ligjit, ku është shkruar

Postuar: 18/09/2018 - 07:15

Askush tek ne nuk i shpëton dot politikës.

Postuar: 16/09/2018 - 07:50

Si qytetar i zakonshëm por edhe si vëzhgues i kujdesshëm në kuadrin e gjithë jetës të shoqërisë t