BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Pse bien kreditë e këqija?

Pse bien kreditë e këqija?

Ndryshe nga sa pritej, nga sa mendonim dhe nga sa ishte shqetësimi i vet sektorit bankar, kreditë e këqija nuk u rritën këtë vit. Ndër treguesit kryesorë të veprimtarisë bankare, raporti i politikës monetare i Bankës së Shqipërisë për tremujorin e tretë të këtij viti (https://www.bankofalbania.org/Botime/Botime_Periodike/Raporti_i_Politikes_Monetare/Raporti_Tremujor_i_Politikes_Monetare_2021_III.html), thekson përmirësimin e cilësisë së kredisë, ku raporti i kredive me probleme (sidomos i kredive të këqija) ka rënë dukshëm gjatë periudhës janar-qershor 2021, në nivelin 7.12% (në korrik 2021 ai ra edhe më tej, në 7.05%). Kishim frikë me të drejtë, se kreditë me probleme do të rriteshin me kohën, për shkak të vështirësive të biznesit nga pandemia. Po çfarë ndodhi? Rimarrja shpejt e vetes e ekonomisë shqiptare dhe politika e kujdesshme e bankës qendrore, solli uljen e tyre. Në raportin e mësipërm, banka jonë qendrore vlerëson se në periudhën tetëmujore janar-gusht 2021, ekonomia shqiptare shfaqi shenja të qarta të rimëkëmbjes dhe rritjes ekonomike. Prodhimi i brendshëm bruto i vendit (prodhimi kombëtar) u rrit me 5.5 për qind gjatë tremujorit të parë dhe me 5.7 për qind gjatë tremujorit të dytë prill-qershor 2021. Patëm një sezon veror turizmi të suksesshëm, ku numri i vizitorëve nga jashtë vendit për muajin korrik arriti 1 milion e 724 mijë dhe për gushtin mbi 1 milion e nëntëqind mijë. Të ardhurat nga turizmi veror mbështesin rritjen ekonomike të vendit. Ekonomia e mori shpejt dhe fort veten nga pesë faktorë themelorë. Krahas turizmit të verës, së dyti, pakësimi i kufizimeve të lëvizjes falë procesit të vaksinimit të gjerë (janë vaksinuar me të dyja dozat deri tani 621 mijë vetë), solli shtimin e konsumit dhe frymëmarrjen e ekonomisë. Së treti, krahas rritjes së konsumit të familjeve tona dhe të investimeve private, u shtua paralelisht konsumi nëpërmjet investimeve publike, të cilat këtë vit parashikohen të arrijnë në 7.9 për qind të prodhimit kombëtar ose 930 milionë euro (nivel asnjëherë i arritur më parë). Së katërti, u rrit besimi i biznesit dhe konsumatorit, një tregues që e mat me profesionalitet dhe besnikërisht çdo tre muaj banka jonë qendrore. Nga kjo ecuri e mirë, përfituan sektori prodhues dhe ai i shërbimeve, duke ofruar më shumë frymëmarrje për biznesin dhe duke krijuar parakushtet për shtimin e punësimit e të pagave në të ardhmen. Së pesti, politika monetare e zbatuar nga Banka e Shqipërisë, tërësisht e favorshme për biznesin dhe qytetarët, me kosto të ulëta financimi dhe me kushte të përshtatshme kreditimi, mundësoi një rritje të qëndrueshme të kredisë për sektorin privat, në nivelin 7.7 për qind në tremujorin e dytë prill-qershor 2021, në krahasim me tremujorin e parë. Në raportin e saj periodik të politikës monetare banka jonë qendrore vëren se rikuperimi i ekonomisë gjatë tremujorit të dytë të vitit dhe gjatë dy muajve të tremujorit të tretë korrik-gusht 2021, ka fituar shpejtësi. Aktivitetin tonë ekonomik e ka ndihmuar edhe përmirësimi i gjendjes ekonomike në partnerët tanë kryesorë. Shkëmbimet ekonomike me Italinë dhe Greqinë njohën rritje të qëndrueshme. Në tetë muajt janar-gusht 2021, veprimtaria e sektorit bankar u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme. Depozitat dhe kreditë u rritën, cilësia e kredisë u përmirësua ndjeshëm dhe treguesit e tjerë të qëndrueshmërisë financiare ruajtën nivele të përshtatshme. Përmirësimi i situatës shëndetësore mbështeti një rigjallërim të shpejtë të aktivitetit ekonomik. Përvoja e fituar gjatë kësaj periudhe, tregon se përshpejtimi i procesit të vaksinimit mbetet themelor, për të zbutur pasiguritë që ecuria e pandemisë ende ruan mbi zhvillimet e ardhshme ekonomike dhe financiare të vendit. Për sektorin bankar, rëndësi parësore ka vlerësimi i rregullt i shkallës së ekspozimit të bankave tregtare ndaj rreziqeve. Banka e Shqipërisë vijon të mbajë një qëndrim proaktiv në marrjen e masave për zbutjen dhe përballimin e rreziqeve, sapo ato dalin në horizont. Ajo mbetet e gatshme të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, për të mbështetur veprimtarinë bankare dhe kontribuar në stabilitetin e sistemit financiar, duke i dhënë një mbështetje të fortë dhe të sigurt ekonomisë.