BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Pse duam akoma shumë kohë të “zëmë mend” si grekët!

Pse duam akoma shumë kohë të “zëmë mend” si

Ajo që ndodhi në vitin 1997-të në Shqipëri, sigurisht nuk do të mund të ndodhte në shtetin grek! E para, sepse me kapitalizmin dhe demokracinë kishin “shumë më tepër njohuri” dhe e dyta sepse moralisht ishin të lidhur me modelin evropian, të një standardi të cilin e shkatërruan pak nga pak më vonë! Grekët padyshim dolën në pothuaj “default”, sepse dy partitë e mëdha, ose “Passok dhe Nea Demokratia” si një establishment i korruptuar, arrogant dhe kriminal në disa drejtime financiare, shkatërruan plotësisht financat e shtetit, duke çuar borxhin dhe ekonominë në fund! Ne nuk do të mund të kalonim në “default” sepse nuk kishim popull apo shoqëri realisht të mirëqenë apo begatë. Ne ishim një shoqëri dhe jemi një shoqëri që akoma nuk kemi kuptuar “mirëqenien”! Grekët po, e dinin dhe kanë jetuar pothuaj 20 vjet deri sa maskarenjtë hajdutë politikanë të cilët i vendosën dhe rritën vetë, i fundosën në skëterrën e borxheve dhe tanimë janë pothuaj ekonomikisht një “koloni gjermane”!? Janë krijuar si shtet nga bavarezët dhe Otto, duke filluar nga 1830-ta, por tashmë në kohët moderne, janë një gjë ekonomike pronë e Gjermanisë!

Gjithsesi Tsipras, arriti në një farë mënyrë të bëjë një “gjysmë mrekullie” për ta nxjerrë Greqinë nga “Trojka” dhe nga kushtet e mëdha të kontrollit! Është një gjysmë mrekullie sepse 300 miliardët e borxhit bëjnë që shteti fqinj joni, të lodhet çdo vit për të paguar shuma të mëdha! Njerëz të acarimit “nacionalist” tonë me grekët thonë, po “punë e madhe”, por sigurisht kur thonë kështu nuk kanë parasysh rreth 700.000 shqiptarë me banim dhe punë atje! Pra bëjnë llogari vetëm “by..ën” e tyre dhe asgjë tjetër! E kjo është turp! Me Tsipras, papunësia ka zbritur nga skandalozja 27.9% në 21.9% që është shumë sërish! GDP rritet mbi 2% dhe borxhi publik mbetet i madh megjithëse me ulje të vogla dhe vërtitet te 180%. Është kthyer besimi te tregu botëror për Greqinë dhe “bond-et” e tregojnë! Greqia ka marrë dhe tranzhin e fundit te 6.7 miliardë që në total bën 326 miliardë dhe që është “shpëtimi financiar” më i madh i të gjitha kohërave! Pakti ishte kompletimi i reformave dhe deri tani ka promovuar dhe ndjekur 95 nga 110 të kërkuara me ngulm! Greqia me Tsipras ose të majtën e dikurshme radikale apo Syriza, ka bërë punën e vet në një anë, duke ndjekur reformat dhe dialoguar me perëndimin e kryesisht Gjermaninë dhe anën tjetër, duke u përballur me sakrificat kolosale të përmirësimit të ekonomisë reformave dhe sidomos me fytyrë nga populli grek që ka kohë që paguan krimin ekonomik dhe financiar të dy partive të mëdha të dikurshme në Greqi! Dy partive tradicionale majtas dhe djathtas me dinasti jo vetëm politike, por dhe ekonomiko-financiare!

Ka vite që “Greqia ka lopët e dobësuara” sikundër thonë në perëndim! Ka pasur dikur larg 12.% papunësinë dhe pastaj u rrit në shifrat që përmenda. Ka pasur varfëri absolute me terma BE me 11.6% dhe ka ardhur te 22.4% sepse ka qenë akoma më keq se sa kaq! Rreth 500 mijë të rinj grek janë larguar nga Greqia për të punuar në vendet e pasura të BE-së dhe USA! Po po, nuk është vetëm “fenomen i joni ky”!? Për të shmangur daljen në “default” të vërtetë të Greqisë Tsipras dhe Syrizës si e majta radikale greke, ju desh të bëjnë shkurtime të mëdha në rroga dhe financa deri në 40%! Këto vite grekët me Tsipras, kanë bërë sakrifica të mëdha në jetën e tyre! Por ja që i filluan në saj të Syrizas dhe Tsipras! Perëndimi dhe Gjermania ju besoi dhe kanë bërë mirë! Mbështetja popullore nuk është ajo e fillimit, por sidoqoftë sërish kjo parti dhe ky lider, bënë atë që ne nuk e bëjmë dot në Shqipëri!

Ne në Shqipëri nuk krijojmë dot të majtën e vërtetë që i do të mirën Shqipërisë, që lufton realisht korrupsionin, që bashkëpunon me partnerët ndërkombëtarë miq, sidomos me Gjermaninë dhe që sakrifikon deri në maksimumin e mundshëm për të mos rënë në fajet e mëdha të “Nea Democratia dhe Passok”! Ne sot nuk kemi të majtë të vërtetë sociale dhe shpëtimtare të një shoqërie pa shpresë! Kemi një të djathtë reaksionare dhe demente që lëkundet nga populizmi i majtë, në agresivitetin anti-perëndimor të djathtë! Shoqëria greke u bind se me dy partitë e mëdha të kthyera në banda politike me vjedhës të pasurisë kombëtare dhe shkatërrimit ekonomik nuk shkohet askund! U bind se dhe me sindikatat dhe grevat idiote që bënin keq dhe përdoreshin sërish nga dy partitë fajtore nuk shkohet askund, por mund të shkohet akoma më shpejt në “default”! Shoqëria greke kuptoi se duhen njerëz krejtësisht të rinj dhe që nuk kanë abuzuar apo bashkëpunuar me Passok dhe Nea Demokratia! Nuk kanë qenë në zyra me to dhe nuk kanë marrë asnjëherë mundimin të futen në tendera me to! Populli grek kuptoi pjesërisht se e djathta ekstreme (Agimi i Artë) si përgjigje e Syrizës ishte një gangsterizëm akoma më keq sesa ato që ishin përpara! Me ndihmën e perëndimit dhe me disa djem të qartë në ide dhe që nuk ishin përlyer, që nuk donin të vinin kollare si Tsipras kur populli vuante, krijuan dhe frontin e vërtetë shoqëror me anën e Syrizës! Ishte shoqëria që u organizua dhe jo kaq shumë partia! Tani kanë shpëtuar Greqinë nga sëmundja e rëndë edhe pse jo nga borxhi! Gjetën miliarda të prishura dhe dolën qindra emra politikanësh majtas dhe djathtas të implikuar në hajdutëri fantastike dhe pasuri po ashtu fantastike. Drejtësia i futi në burg shumë syresh! Ju konfiskoi dhe rifilloi të fusë në projekt shtetëzimin dhe rregullat e reja të përmirësimit të shërbimeve dhe sakrificave të bëra në këtë drejtim po ju duket dhe puna! Kanë halle të mëdha, po qeverisja ka hyrë nën trysninë e kontrollit të korrupsionit dhe drejtësia bën punën e saj pa u presionuar dhe demuluar nga dikur familjet politike dhe kodoshët e tyre në partitë respektive, që nuk lejonin asgjë të bëhej drejtë dhe me sinqeritet!

Ne duke qenë më të varfër sesa grekët, më të “panxënë ekonomikisht dhe filozofikisht” pa kulturë shtetërimi si grekët e ndihmuar herët nga bavarezët dhe për më tepër, jo kaq mirë të lidhur kulturalisht me perëndimin, nuk e bëjmë dot hapin e grekëve! Cilin hap?! Po padyshim largimin politikisht të fajtorëve të lartë dhe të vazhdueshëm të “defaultit” tonë politik dhe moral që padyshim është dhe ekonomik dhe që nuk duket pikërisht si te një popull i pasur! Ne nuk largojmë me numra dot “Neo Democratia” tonë (PD) që është sjellë shumë më keq se sa ajo greke! Po shumë herë më keq! Kurse “Passoku” jonë (PS) tashmë është bërë edhe më arrogant se sa ai grek dikur! Edhe dinastitë e Papandreve dhe Karanmanlisët e grekëve, nuk kanë guxuar kaq shumë groteskun se sa këto tonët, si të jenë dinasti familjare si të jenë dinasti politike në pushtet apo opozitë! Ne duam akoma kohë të zëmë mend si grekët! Kur? Kur të bëhemi realisht më të pasur ! Jo kaq shumë financiarisht dhe ekonomikisht, se sa vërtetësisht e plotësisht kulturalisht! /Nga Besi Bekteshi