BREAKING NEWS

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu
x
BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x
BREAKING NEWS

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x
BREAKING NEWS

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të
x
BREAKING NEWS

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të
x
BREAKING NEWS

“Ky është me të vërtetë një moment historik"/ Vjen lajmi i shumëpritur për Finlandën dhe Suedinë

“Ky është me të vërtetë një moment
x

Opinion / Editorial

Pse duan ta shuajnë fshatin Mezhgoran të rrethit të Tepelenës?

Pse duan ta shuajnë fshatin Mezhgoran të rrethit të

Janë ca ethe investimesh, një dalldi trullosëse që ka mbërthyer mjaftë investitorë të cilët, me mbështetje politike, u janë qepur pasurive mbi tokë e nëntokës sonë si urithë e vampirë. Kanë grabitur pasuritë e nëntokës e edhe ujin që është burim i jetës! Me harta nëpër duar nuk po lënë lumë e përrua pa eksploruar me qëllimin e tyre final si kuçedrat ,ta marrin atë ujë, ta futin nëpër tuba e nën një okelio si investim strategjik kombëtar, kërkojnë të ndërtojnë hidrocentrale duke i lënë fshatrat pa piken e ujit për veten, për bagëtinë, e për bimësinë ,tokë e djegur, djerrë. E njëjta pamje kudo nëpër Shqipëri, në Jug e në Veri. Dhjetëra fshatra kanë protestuar duke bllokuar rrugët, duke u përplasur edhe fizikisht me investuesit, ndërsa pushtetarët rrinë nga larg e bëjnë sehir se deri ku do të shkojë rezistenca e qytetarëve të revoltuar. Dy vjet më parë tentuan të merrnin ujin e Hormovës, një fshat pak më tej, por banorët protestuan fort duke i përzënë hajdutët. Mbledhin ca firma fallco, mbajnë në krah edhe ndonjë ministër, deputet a drejtues të pushtetit vendor dhe bëjnë gjithçka që të mundin që të kryejnë atë investim që me ato PPP-të e famshme përfitojnë miliona e miliona nga xhepat e varfër të shqiptarëve. Kështu po ndodh së fundmi edhe me ujin e vetëm në një fshat të Tepelenës, në Mezhgorani. Fshati ndodhet në luginën e bukur të Vjosës, pak më lart, në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit, pikërisht aty ku zënë fill ato vargmalet e famshme Trebeshinë, Dhëmbel… Dikur fshati kishte mbi 100 familje, lëvizja e lirë u ndje edhe këtu. 25 familje u ulën poshtë në asfalt, në luginën e Vjosës dhe 25 të tjera mbetën në trojet e të parëve. Fshati ka bukuri të mëdha, ka dy male mbi kokë që e bëjnë aq atraktiv, por ka edhe një burim që është edhe i vetmi ujë për ata banorë. Por dikush ia kishte vënë syrin. Nga ata që kanë mbështetje më tej e më lart dhe një ditë u ngjitën në fshat me kazma e lopata. Banorët protestuan; u tha se do të bëhet një investim, se do të marrin ujë të dyja lagjet si dhe një degë do të shpjerë ujë edhe në një fshat aty pranë, në Peshtan. Pati përplasje. U bënë takime me kryetarin e bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, i cili në takimin e datës 3.3.2022, u premtoi banorëve se nuk do të kryhet ky investim. Por tani së fundi del se aty do të ndërtohet një TEC. Banorët që në 30 vite nuk kanë përfituar asnjë investim publik, kur kërkesa e tyre e përhershme ka qenë ndërtimi i rrugës, tani gjenden përpara një dileme; A do të shuhet ky fshat, apo do të dale ndonjë Hero mitik që ti shpëtoi? Dhe gjasat janë të dukshme qartësisht. 25 familje të fshatit autokton që kanë mbi 1000 krerë bagëti, që kanë toka për të ujitur nuk do të kenë më ujë. Fshatarët do të ikin nga sytë këmbët, e të mbetet vetëm Kryetari i Bashkisë në Tepelenë dhe Administratori, si njëherë e një kohë siç tregon legjenda për krijimin e Tepelenës! Nuk e dimë e kemi shpërblim apo mallkim këtë veprim!??Shqiptarët e kanë gjetur një rrugë tutje në emigrim… Le të shuhet një fshat historia e të cilit është lidhur me një ngjarje të madhe në historinë e luftës sonë Çlirimtare, me luftën e dy korrikut 1943, ku aty dha jetën Asim Zeneli, Hero i Popullit, e kjo ngjarje ka atë këngën e famshme të Mentor Xhemalit e një pikturë të Guri Madhit. E kujt i duhet më historia? Pushteti është i egër. Ai do vetëm votë dhe para. Fshatarët mezhgoranas presin mbase vjen ndonjë qeveri më humane me ta, ndonjë pushtet vendor që të mos u marrë votën dhe pastaj t’i shkelmojë. Atdheu është këtu e pushteti duhet të bëjë gjithçka që ajo ndjenjë atdhetarie të mos vdesë. Asgjë transparente nuk ka në këtë investim. Një studio projektimi “Invictus” ka bërë një kërkesë për të ndërtuar aty një TEC. Dhe vetëm kaq. Pushteti që e ka për detyrë të mbrojë jetën e qytetarëve, e ka më të lehtë ta legalizojë atë kërkesë pa menduar se një fshat i tërë detyrohet të ikë që andej. Mos e thani këtë vend zotërinj të pushtetit! Mezhgorani kërkon rrugë, ndërsa ju i merrni edhe ujin!!!Edhe Vjosën doni ta thani! Pse i jeni vënë kështu këtyre pasurive, si falangat e taborret e hershme! Kohë paradoksesh. Komandantët e këtij vendi duhet të qeverisin më mirë. I kemi duartrokitur investimet që janë bërë në Tepelenë e fshatrat e saj në këto vitet e fundit, por kurrsesi nuk mund të pranojë një investim e cili i thane për ujë e i përzë fshatarët nga trualli i tyre. Ky popull nuk e meriton këtë trajtim, këtë fyerje. Boll e kanë nëpërkëmbur.