BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Pse duhet të jemi ende properëndimorë të vendosur!?

Pse duhet të jemi ende properëndimorë të vendosur!?

Ky dhjetë vjetor i shtetit të Kosovës duhet të na orientojë edhe një herë më fort drejt mënyrës tonë properëndimore në mendim dhe ide integruese. Presidenti Bill Klinton dhe amerikanët, shtetet e Europës së Bashkuar dhe shumë e shumë miq të tjerë, arritën të bëjnë një mrekulli politike dhe ushtarake për të larguar si trupat e Millosheviçit, por dhe të përballnin modelin e krijimit të shtetit të Kosovës në një raport demokratik në zhvillim. Ne akoma nuk jemi në gjendje të fillojmë “neglizhencën” politike dhe sidomos atë morale ndaj perëndimit! As jemi në gjendje (nuk duhet në fakt) politikisht dhe akoma më shumë moralisht. Duket sikur jemi më të pjekur dhe më të qartë, por në fakt akoma jemi “fëmijë” politikisht dhe akoma na peshon si prapambetja kulturore tragjike dhe po ashtu, momentet regjim dhe diktaturë ideologjikisht e sidomos na peshon gjithçka politikisht. Por dhe moralisht ne nuk mund të bëjmë “indipendentin” ose akoma më keq kryeneçin me ndikime folklorike në Ballkan. Kjo do të ishte një tragjedi sa politike dhe ekonomike për ne - dhe padyshim edhe Kosovën si shtet. Zhvillimet e fundit të integrimeve politike, kanë treguar se forca politike si te ne dhe në Kosovë, janë kthyer në mos anti perëndimore në “nacionaliste” të pushteteve ose të humbur ose të korruptuar! Kanë prishur raportin jo vetëm liderët e korruptuar politikë, por dhe ato të shpallur si nacionalistë të etur për “tokë, ujë dhe pushtet” të ashtuquajtur shqiptar të pastër. Ky raport mes të tillëve njerëz dhe liderë jetë gjatë, ka modelin e një kryeneçësie në Kosovë, por në Shqipëri ka modelin e mashtruesve ordiner me “dashurinë” ndaj perëndimit?! Respekti ndaj perëndimit dhe sidomos ndaj SHBA dhe BE, sigurisht do të jetë parësor, por në Shqipëri, është një gardë të humburish politikë që kërkojnë të bëjnë shtresën anti perëndimore, por jo me guximin për të shpallur realisht si antiperëndimorë.

Njerëz të tillë në godinën e PD –së dhe kryesisht njerëzit e humbjeve të mëdha, pushteteve të mëdha e me faj të madh –por krijojnë mënyrën e të bërit një politikë anti ambasadorë të perëndimit, duke mashtruar se “jemi kundër individëve të perëndimit dhe jo kundër perëndimit”.

Ambasadorët më të kontestuar janë Donald Lu dhe kolegia e tij Vllahutin nga BE-ja. Kanë pasur probleme të mëdha dhe me Arvizun dhe padyshim me Bochart, por nuk bëhet fjalë të jenë përkeqësuar si me dy ambasadorët Lu dhe Vllahutin. Sërish po pyes, pse? E përgjigja është sepse ata të dy janë njerëzit e Reformës në Drejtësi. Janë njerëzit që kanë folur më qartë mbi “individët e korrupsionit dhe fajeve të mëdha në Shqipëri”. Kjo në rradhë të parë i ka rënë ndesh njeriut më me përgjegjësi për fajet e mëdha ekonomike dhe politike, por sidomos të përdorimit të shtetit kundër interesave të demokracisë. Sali Berisha dhe të tjerë mbas tij, por në distancë me të, janë tashmë në sy të perëndimit - njerëzit që penguan drejtësinë të bëjë punën e saj në Shqipëri. E kjo është shumë e rëndë dhe sigurisht vjen e dyta mbas korrupsionit të madh deri në qelizë dhe në funksion pikërisht të tij. Shkatërrimi i ligjit dhe modeli urdhër në vend të ligjit, por dhe komandimi i njerëzve të pafytyrë, moralisht dhe ligjërisht të papërgjegjshëm si në prokurori dhe gjykata – ka bindur me fakte të shumtë perëndimin dhe kancelaritë e mëdha se ish Presidenti dhe ish kryeministri dhe ish kryetari i PD-së në fakt - nuk ka lidhje as me interesat e tyre dhe as me kulturën demokratike perëndimore! Mirëpo si pa “dashje” si në të thënën e të drejtës dhe duke “interpretuar” se PS-ja po llastohet nga Vllahutin dhe Lu, se të dy këto janë kapur nga Rama – qëllimin e vërtetë e kanë të devijimi që duan t’i japin dashurisë së njerëzve ose shqiptarëve në dëm të perëndimit. Për këtë kanë portale të paguara, paguajnë portale jashtë shtetit, kanë TV në Shqipëri dhe kanë dhe një pjesë të biznesit të mësuar për të mos paguar taksa, por për të paguar partinë e doktorit që bëjnë tashmë pothuaj hapur anti perëndimorët.

Akti i fundit i Sekretarit Tillerson me një nga njerëzit me negativë të drejtësisë shqiptare si Llalla është qartësia se sa shumë amerikanët e njohin dhe e dinë realitetin në selinë e doktorit të famshëm. Imagjinoni kur Llalla akuzon ambasadorin për keq informim?! Njeriu që ka bërë vetëm hije dhe jo drejtësi, nuk ka bërë kurrë akuzë, por ka mbrojtur interesa – akuzon Lu-në. Dikush është i gatshëm të “vërë dorën në zjarr” se Basha bën kot si i “nervozuar” sepse në fakt ka dhënë fjalën se duhet të zgjidhë dhe ndihmojë të zgjidhet një “ndodhi”, e cila pritet të shfaqet në politikën shqiptare këto gjashtë muajt e parë të këtij viti. Ai ka dhënë fjalën dhe kjo do të ishte një gjë e mirë – përndryshe do të ishte fatale për të, si për karrierën politike, por dhe për hetimin e tij në raport me “bëmat” kur ka qenë MJ, MB dhe MT. Po pra - i jashtëm, brendshëm dhe transportit.

Njerëz të korrupsionit, devijimit të demokracisë në Shqipëri, po tentojnë armiqësimin e shqiptarëve me perëndimin. Duan që perëndimi të mos ketë pozitën e tij madhore në ecjen tonë përpara në qytetërim. Tentojnë të kthejnë një shtet “injorant politik dhe folko demokraci” super ballkanike, të pashëruar nga marrëzia e ethshme për sundim dhe në mungesë lirie të vërtetë. Kështu dominojnë më lehtë dhe më mirë, një dorë “elifimatrakësh” injorantë dhe anti demokraci - të cilët tashmë kanë dhe fëmijët e tyre më keq se veten.

Prandaj na duhet të jemi pro perëndimorë të vendosur! Akoma më shumë. Kushtet e shqiptarit janë të vështira, sepse mbushen me egërsira vjedhjesh dhe sundimi Jo vetëm djathtas, por dhe majtas! Janë të mbushur si me servilë dhe arrogantë të paskrupullt. Vetëm penetrimi i perëndimit në institucionet tona të ligjit dhe fillimi i dënimeve e bën këtë vend të jetë normal! Përndryshe do të kthehemi në një marrëzi korruptive të pafundme. Vetëm perëndimi dhe miqtë tanë atje, ndalojnë rrëshqitjen tonë në një republikë idiotësh politikë dhe hajdutësh ordinerë deri në imoralitet absolut./Nga Besi BEKTESHI