BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Pse duhet të ofendojmë dhe të paragjykojmë drejtësinë?!

Pse duhet të ofendojmë dhe të paragjykojmë

Shoqëria shqiptare dhe ndërkombëtarët kanë shumë që ankohen për drejtësinë e korruptuar e të inkriminuar. Por që të jemi të qartë dhe të drejtpërdrejtë në gjykimet tona, duhet të pranojmë vendimet e drejtësisë edhe kur ato janë në kundërshtim me pritshmëritë tona emocionale.

Shumë është folur dhe akuzuar ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mbi të cilin deri dy ditë më parë rëndonin disa akuza penale. Në pamje të parë duket sikur kemi patur përpara një ish ministër mafioz, trafikant, pjesë e një organizate kriminale të strukturuar, e të tjera akuza fluturake, të cilat pas rreth 2 vitesh na përfunduan si flluska sapuni e akuza të paprovuara. Organi i akuzës duhet të përgjigjet kush i shiti informacionet e dosjes, pse nuk ka hetuar në mënyre profesionale, pse prokurorët e çështjes Tahiri janë hallakatur në mënyrë të turpshme, kur dy ditë më parë rezultoi se vendimi i gjykatës i nxori turpshëm jashtë loje akuzat ndaj Tahirit? Tashmë ish ministri Tahiri u dënua vetëm për shpërdorim detyre, po ku shkuan gjithë ato akuza bombastike?! Çfarë kanë bërë prokurorët e kësaj çështje kur Gjykata e Krimeve të Rënda e injoroi pretencën e tyre për dënimin e Tahirit në 12 vite burgim?! A do të mbajnë përgjegjësi prokurorët e çështjes Tahiri për një proces i cili dështoi me turp, si një barcaletë banale?!

Procesi në ngarkim të Saimir Tahirit është monitoruar nga afër nga ambasada amerikane në Tiranë, mbasi SHBA-të kanë investuar shumë për të nxjerrë drejtësinë nga ai kolaps korruptiv ku ishte, por që akoma nuk është pastruar tërësisht. Shpejt pritet që me investimet e amerikanëve dhe të gjermanëve të ngrihet SPAK dhe BKH, struktura të cilat do të hetojnë e do të ndëshkojnë rreptë duke filluar që nga Presidenca, ish kryeministra dhe kryeministra aktualë, ish ministra dhe ministra aktualë, ish zyrtarë të lartë dhe zyrtarë të lartë aktualë. Gjykimi i Tahirit ka frikësuar shumë këtë kastë pushtetarësh të korruptuar e të inkriminuar në 27 vite, në demokracinë e cila në shumë aspekte i ka zhgënjyer shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët të cilët e kanë ndihmuar pa rezerva Shqipërinë që të ecë në shinat e një demokracie ku të sundojë ligji dhe drejtësia. Sipas informacioneve që tashmë disponojmë, për dënimin e Tahirit nuk kishte prova të cilat do ta çonin ish ministrin në prangosje. Vendimi i gjyqtarëve Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, i pëlqeu apo nuk i pëlqeu një pjese të politikës, ata kurrsesi nuk duhet të ofendohen, aq më shumë nga figura të larta politike. Gjyqtarët në fjalë duhet të respektohen sepse treguan pavarësi në dhënien e dënimit në çështjen Tahiri. Ata treguan integritet të lartë para një presioni shumë të madh publik, ata treguan se me kurajo në drejtësi, duhet dhënë drejtësia që deri tashmë në shumë e shumë raste ka munguar. E vërteta është se ka mjaft gjyqtarë si kjo treshe interesante e mjaft pozitive, që janë të aftë, kanë integritet, kanë moral të pastër për të dhënë gjykimin e tyre të drejtë, por shoqëria jonë duhet të mësohet që ajo pjesë e drejtësisë që meriton vlerësim, të vlerësohet. Shoqëria shqiptare nuk duhet të ndikohet nga interesat e ngushta të politikës. Duke marrë shkak nga çështja Tahiri, shqiptarët duhet të presin me padurim krijimin e SPAK dhe të BKH, të cilët do të bëhen tmerri i atyre pushtetarëve që kanë përlyer duart me para të pista, me ata pushtetarë të cilët fëmijët e tyre i kanë dërguar për studime në universitetet më të shtrenjta të Evropës. Shqiptarët kërkojnë që vetingu të vazhdojë pa asnjë pengesë, shoqëria jonë pret me padurim Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, kushte themelore të kërkuara nga ndërkombëtarët, të cilat si pasojë do të vënë drejtësinë në shinat e një drejtësie bashkëkohore. Le të presim edhe pak, të mos nxitohemi sepse koha erdhi dhe ata që kanë ngrënë çorbën e prishur, do të shkojnë drejt burgut të VIP-ave në Shkodër. Pritshmëritë janë të mëdhaja, ne duhet të presim edhe pak. “Vonon, por nuk harron”, -thotë një fjalë e urtë popullore. 

Nga Zenel Çeliku