BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Pse duhet t’u ulet rroga deputetëve!

Pse duhet t’u ulet rroga deputetëve!

A e dini që deputetët nuk janë të popullit? Mos kujtoni se po bëj humor! Kanë qenë dikur të popullit, kur votuesit do t’i futnin duart në dy kuti, por kokrrën, që zëvendësonte fletën e votimit, do ta lëshonin atje ku donin ata. Më kujtohet një rast në fshatin tim, kur një grua, që kishte dy komunistë në shtëpi, e hodhi kokrrën në kutinë e zezë. Për dy komunistët nuk u mor ndonjë masë, sepse gruaja ishte minoritare dhe nuk e kuptonte mirë shqipen. Po kur shikon deputetët e tanishëm, bindesh se ne e paskemi hedhur fletën e votimit në kutinë e zezë. Deputet do të thotë njeri i zgjedhur, që reflekton kulturë, rrezaton dhe njerëzillëk. Dua të sjell në vëmendjen e të gjithëve deputetin Kahreman Ylli, që e votoi populli i Skraparit që në vitin 1945 derisa vdiq. Skrapari nuk ka për ta harruar në jetë të jetëve atë njeri, jo nga emri që kishte në gjendjen civile dhe në fletën e votimit, por nga emri që i vuri vetes, deputet i popullit. Si mundi ta bënte popullin për vete e si e bëri për vete populli deputetin e tij? Kahreman Ylli banonte në Tiranë, po kishte gjetur një mënyrë që të ishte gjithmonë pranë popullit të tij. Edhe sot, letrat me të cilat ai komunikonte dhe njihej me hallet e popullit, janë nëpër sepetet e shtëpive të skraparasve. Kur takoheshin zgjedhësit me Kahremanë nuk i mbanin dot lotët e mallit. Ai nuk vinte në Skrapar për të dëgjuar batakçinjtë, për të hequr e vënë në punë interesaxhinjtë. Ai u qante hallet të gjithëve prandaj e donin të gjithë dhe mbeti i të gjithëve. Na kishte marrë malli ta shikonim deputetin tonë të nervozuar.

Po e lëmë Kahremanin, po me cilin të merremi. Populli ka mall ta shikojë deputetin kur është në hall, jo t’i shtojë hallet. Tani nuk ka më sekretar të parë e kryetar komiteti, që të dallojnë, figurë kryesore është deputeti. Po zonat e deputetëve kanë ngjarje të shumta, ku të gjithë pyesin: “Po deputeti ku është?” Është e çuditshme, por ka ndonjë deputet, që nuk e di kur është çliruar zona e tij, se po ta dinte nuk do të mungonte. Përse u duhet ky deputet, kur nuk u ndodhet pranë zgjedhësve në hidhërime e gëzime? Mirëpo deputeti s’ka si të jetë i popullit, se atë e ka zgjedhur partia. Dhe si i tillë, s’ka pse të merret me hallet e gëzimet e zonës. Ka dhe një fakt tjetër, që deputeti vetëshkëputet nga populli. A e dini sa paguhen e ç’përfitime kanë deputetët dhe sa zgjedhës janë pa punë e me rroga minimale? Është e nevojshme që rrogat e deputetëve të barazohen me ato të popullit, që ta dijë dhe deputeti se ç’janë hallet e popullit. Një deputet, që vete e ikën fshehurazi nga zona, s’ka si të jetë i popullit. Dua të kthehem sërish tek i ndjeri Kahreman Ylli, që sa herë vinte, delte në qytet e fshat dhe kontaktohej me të gjithë zgjedhësit. Ai nuk kishte frikë se mos e kapte ndonjë hallexhi, se ishte deputet i hallexhinjve. Nuk e dimë kur do të kemi deputet të popullit, që nuk i fshihet popullit të varfër. Në Skrapar janë bërë disa rrugë, që ka financuar TAP-i, por me një ndërhyrje të deputetit tek donatorët ose TAP-i, mund të bëheshin edhe ato gjashtë kilometra rrugë që lidhin Skraparin me Korçën, që të mos i bien rrotull botës për të vajtur në Korçë dhe anasjelltas. Po të ishin bërë ato gjashtë kilometra, Korça mbante vetëm dy orë nga dhjetë orë e ca qe e bëjnë tani.

A e dini përse mbahen mend deputetët e sotëm? Kush të shajë e të shpifë më shumë për njëri-tjetrin. Fytyra e kuvendit është fytyra e deputetëve. Nuk na e merrte mendja që njerëzit e zgjedhur të bëheshin shembull i keq për popullin. A keni dëgjuar ndonjë deputet të flasë në Kuvend për problemet e zonës së tij? Opozita pretendon të vijë në pushtet me këta deputetë, që nuk kanë asnjë lidhje me popullin, sepse edhe Lulushi i tyre mban flamurin për fjalor rrugaçërie, aq sa e kupton edhe vetë e kthehet të bëjë autokritikë. Deputetët lipset të mbajnë flamurin për alternativa më të mira që zgjidhin hallet e popullit,jo të tregojnë përralla fëmijësh. Në pushtet nuk vihet me gënjeshtra. Na thoni çfarë i keni afruar popullit që të merrni votën e tij. Me të sajuar Babale, Sajmirë e Xhafa, nuk ta jep njeri votën. Populli kërkon njerëz të besuar, se me gënjeshtarë është ngopur. Kundërshtari mposhtet me argumente, jo me sharje e shpifje si kalamajtë. Nuk jemi në kohën që lamë pas, kur njerëzit ishin të bashkuar sepse ishin të njëllojtë në pasuri e ide. Por fatkeqësisht, shumë prej deputetëve kanë mbetur me ato mendësi. Tani do ta afrosh zgjedhësin, jo me të përzënë nga takimi, po nga alternativa që i servir. Më kujtohet një takim që bënte Partia Socialiste në vitin 1995. U ngrit një nga salla dhe bëri ca vërejtje, por ndeshi në kundërshtinë e kryetarit, i cili urdhëroi të dilte përjashta. Atëherë, i deleguari që kishte ardhur nga qendra kërkoi të bëhej pesë minuta pushim. E thirri kryetarin dhe i tha: “Ore, babaxhan, jemi në kohë tjetër, se ai që nxore ti jashtë ikën dhe s’vjen më, ne na duhen të marrim njerëz jo të përzëmë”. Por tani ka një problem, se ka ca deputetë, por edhe drejtorë, që janë bravarë, që kur e shikojnë se partisë së tij po i shkasin këmbët, hidhen në partinë tjetër vetëm të kenë funksione. A mund të jenë besnikë këta pelivanë me dy-tre tesera partie në xhep?

Nëse kërkon të jesh deputet i popullit, mos iu fshi popullit dhe mos ja bëj borxh, se zgjedhjet vijnë sërish dhe do të shoqërojë në jetë të jetëve urrejtja e popullit. Deputeti nuk hyn në konflikt me zgjedhësit, po bashkëpunon me ta për t’i zgjidhur jo vetëm hallet personale, por edhe të zonës. Deputeti nuk sjell në zonë konfliktet e Kuvendit, ku shoshin e shoshin po nuk gatuajnë. Pra, le t’u ulin rrogat që të mendojnë për hallet e popullit në Kuvend e në takime me ta. Më vjen një informacion nga Korça dhe nga Fieri, që nja dy hallexhinj nuk e gjejnë dot deputetin as me qentë e kufirit. Në zonën e ndonjë deputeti, pushtetin mund ta ketë një parti tjetër, po edhe ajo shqiptare është, por jo të mbajmë kokat mënjanë, se nesër ai mund të bëhet pjesë e partisë tënde. Zona ka nevojë për investime, por edhe donatorë, të cilët deputeti duhet t’i afrojë që të mbahet mend se bëri një vepër për zonën e tij. Ju lutemi afrohuni dhe punoni për popullin, që nesër të mos e hedhin votën në kutinë e zezë.

Nga Enver CAKAJ