
Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen emrat

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është sponsori i fuqishëm që fshihet pas aksionit të tij që pritet të tronditë themelet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në ’97, roli i Pandeli Majkos, Rexhep Mejdanit, Bashkim Finos e Namik Dokles dhe telefonata “përtej Adriatikut” që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, Gjon Bruçi zbardh anën e errët të Saliut

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

Pse “e djathta” shqiptare është në ekstazë pas fitores se Melonit?

Shkruar nga av. Eduart Mullaraj 28 Shtator 2022

Nga vegimet e “neofashizmit”, në realitetin e ngjeshur të kulturave në Itali, në zgjedhjet e fundit elektorale triumfoi partia “Fratelli d’Italia”, e udhëhequr nga Giorgia Meloni, një euroskeptike, e cila pritet të bëhet kryeministre e qeverisë së koalicionit të djathtë. Janë orë të zjarrta për Italinë e përfshirë, dashur padashur, në një fat kolektiv, por konsiderohen orë delikate dhe për Bashkimin Evropian. Italia më në fund iu kthye “idealit të vëllazërimit”, një abstraksion luksoz, që e sjell këtë vend në udhëkryqin më imagjinar të historisë, përballë dy traditive të papajtueshme etnokulturore, me prirjen e hapur për të vlerësuar atdheun më shumë se sa Evropën. Analistët thonë se gjatë fushatës elektorale 45 vjeçarja Meloni, me një gjallëri çapkëne dhe të potershme, ka këmbëngulur në politika anti-migratore, me sloganin populist “Së pari Italia dhe italianët!” Përse? Për t’i kthyer legjitimitetin konceptit të racës? Fjala “race” është sakrilegj në ditët e sotme. Është një slogan “in extremis” për identitetin italian. Kësisoj fryma e projektit Meloni është volontariste dhe diferencialiste, pas së cilës fshihen dispozitiva juridikë që kanë për qëllim të mbramë spastrimin e bashkësisë italiane, duke i vënë ledh depërtimit të të huajve. Italia nuk mund të reduktohet në të qënit italianë. Pse ky mosbesim ndaj të huajve, të cilët janë shkrirë me kulturën italiane? Kjo do të ishte një arrogancë nacionaliste, që do ta ngujonte kombin italian në gjeninë e tij të përveçme, dhe që nuk do të sillte asnjë lloj krenarie për Italinë dhe për demokracinë italiane. Megjithatë paragjykimi më i mirë në kohën e vet. Italianët që e votuan kanë patur patjetër një arsye kombëtare që e bënë këtë gjest. Nuk mund të themi një arsye demokratike. Tokëvili mendon se demokracia nuk është diçka që shërben për të maskuar luftën e klasave por, përkundrazi, shënon shndërrimin e madh antropologjik të shoqërive moderne. Vërej se e ashtuquajtura e djathta shqiptare, pa koordinata dhe pa pika orientimi, është në ekstazë pas fitores se Melonit. Përse? Ku e gjejnë frymëzimin? Nuk mund të ndash arsyen nga historia. E djathta jonë pikësëpari duhet të na japë arsye për ta quajtur “të djathtë” dhe pastaj argumentat për ta votuar. Të na sqarojë pse nuk parapëlqeu teorinë etnike të kombit, forcimin e ndërgjegjes kombëtare, të pronës dhe familjes, pse nuk arriti të krijonte shtet ligjor gjatë gjithë qeverisjes së saj dhe pati si prirje parësore zhdukjen e individualitetit të qytetarëve, plagë që vazhdon edhe sot nw qeverisjen e ashtuquajtur “të majtë”.
Më të lexuarat


Parlamenti primitiv në kohën moderne

8 dhjetori, Lëvizja studentore për demokraci, por pushteti nga ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit

Vendit i nevojiten intelektualë dhe jo vetëm artikullshkrues

Arsyeja e gjendjes sot në PD:pasinqeriteti i saj me anëtarësinë, me disidencën dhe me alternativën e vet

Në “pyllin ” ku hartohen ligjet, për “egërsirat” nuk ka ligj!

Politikanë, nuk ka liri të kriminalizuar, sikundër nuk ka demokraci të dhunuar !

Ku ka flakë e ku del tym...

Çizmja e Monikës dje dhe zjarrvënësit berishistë të Parlamentit sot

PD në kaosin e brendshëm dhe anarshinë imagjinare të mosbindjes civile

Monolog para lapidarit të vëllait tim të shtrenjtë dhe shokëve të tij dëshmorë!
