Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pse ende heshtin sindikatat e arsimit?

Postuar: 26/08/2018 - 07:03

 Armata e mësuesve po bëhet gati të nisë vitin e ri shkollor mes shumë pikëpyetjesh që e kanë tromaksur dhe e kanë lënë të pagjumë, ende pa nisur viti i ri shkollor. Sepse mësuesi ndjehet krejt i braktisur dhe i poshtëruar nga të gjithë. Ndërsa ai nuk di të bëzajë, po vetëm i bindet çdo lloj malukati që e pështyn. Mësuesi tashmë me pagën e tij ka nisur të përgatitet për vitin e ri shkollor, të blejë në tregun e lirë regjistrin e notave, të blejë topat me të cilët do të realizojë orët e mësimit të edukatës fizike, të blejë …. edhe plot gjëra të tjera që ai i di se do t’i duhen të zbukurojë klasën që ka në kujdestari. Sepse nxënësve nuk mund t’u kërkojë ndihmë, se një gjë e tillë vlerësohet nga malukatët që e drejtojnë arsimin, shkelje.

Kështu ndodh në këtë Shqipërinë tonë me mësuesin. Ndërsa ata që e fyejnë dhe e poshtërojnë 24 në 24 orë vetëm nënqeshin dhe mërmërisin: “Hajt se për kaq gjë, mësuesi është mësuar të fyhet”.

Mësuesi pagën e shtatorit thuajse e ka bërë gati ta shpenzojë jo për fëmijët e tij, po për të përgatitur sa më mirë fillimin e vitit shkollor. Kur e mendon këtë, ai qesh mbyturazi nga frika se mos e sheh njeri dhe belbëzon: Ah, mor kryeministër! Ah, moj zonja ministre! Na premtuat rritje page në ditët e festës së fundvitit të kaluar, ndërsa sot na thoni: “Rritje page vetëm në vitin 2021”. Mjafton ky mashtrim që ne të ulërasim.

Po ne vetëm heshtim. Ju këtë e dini ndaj dhe na mashtroni kur t’u teket e kur t’u qohet. Zonja ministre! Në fund vitin e kaluar nuk latë takim përshëndetës ku të mos theksonit se “Shtesa do të nisë që në vitin 2018, një gjë e tillë parashikohet edhe në buxhetin e këtij viti. Çdo vit shtesa e pagës së mësuesit do të rritet me 10 për qind. Për gjithë mandatin e dytë të rilindjes shtesa do të jetë 40 për qind”. Po tashmë gjithë shqiptarët e shohin se çfarë po ndodh në të vërtetë. As rritje page, as ndonjë gjë tjetër. Bile këto ditë na e theksuat pa u ardhur zor fare: Rritje page vetëm në vitin 2021.

Që mësuesit nuk dinë të kundërshtojnë edhe kur u hipin në zverk, kjo gjë dihet prej kohësh. Po çudia më e madhe është heshtja e sindikatave, e sindikatave që deri tani duken vetëm kur i plaçkitin mësuesit përmes vjeljes së kuotizacionit të anëtarësisë në sindikatë. Askush nuk i pyet, po paratë ua mbajnë në pagë mësuesve të shkretë. Bile edhe atyre që acik kanë kundërshtuar pjesëmarrjen në sindikata. Dhe të tillë mësues ka plot. Kjo është histori tjetër, me të cilën e drejta është se duhet të merren organet e drejtësisë. Po drejtësia në Shqipëri është një llum që as vetingu nuk po arrin ta pastrojë.

Mësuesit të çuditur pyesin: këto sindikata që po na plaçkitin në vazhdimësi, pse një herë nuk na dalin zot? Pse heshtin për mashtrimet që na bën ministrja dhe kryeministri ? Pse hesht, kur na urdhërojnë që me paratë tona të blejmë gjithçka për shkollën? Ne kështu detyrohemi duke harruar edhe fëmijët tanë. Ndërsa milionerkat që drejtojnë ministrinë vetëm na qeshin kur na shohin ne të ndërkryer, pa mundur një herë të klithim me gjithë forcën e zërit. Një pamje tragjike e sindikalizmit në sektorin e arsimit. Po e tillë është situata edhe në sektorët e tjerë. Sindikalizmi prej vitesh ka vdekur. Veçanërisht në sektorin e arsimit, ku shohim ende një betejë, një betejë mes dy sindikatave.

Në këto kushte gjithçka ne duhet ta nisim nga e para. Për këtë kërkohet t’i bëjmë menderën të gjitha sindikatave dhe ta nisim gjithçka nga e para. Duke luftuar korrupsionin që i ka zënë frymën edhe lëvizjes sindikaliste. Sepse tashmë asgjë nuk dihet për pronën e madhe që trashëgoi kjo lëvizje nga ish BP. Ku shkoi gjithë ajo pasuri? Kush e volli ndër vite? Pse në Shqipëri kur varfëria është në zgrip, askujt nuk i shkon mendja për një protestë? Të paktën për t’iu treguar gjithë të korruptuarve të këtij pushteti familjar se nuk mund të durojmë më nën këtë mjerim që ka mbërthyer Shqipërinë.

Për t’ia dalë me sukses kërkohet në radhë të parë zhdukja e sindikatave të tanishme, zhdukja e kësaj çerdheje mashtruesish e hajdutësh të pafre, zhdukje e monstrave të tilla që dinë vetëm të plaçkitin pa u dhënë ndonjë gjë mësuesve të shkretë që po poshtërohen nga kushdo. Dhe mësuesi ka nisur të ulërakë: Mjaft më me poshtërsia të pafre. Nuk duroj më mostra që krenohen se kanë edhe doktoratura që i kanë blerë në tregun e lirë dhe ndoshta nuk kanë as arsimin e mesëm. Sepse me të tilla poshtërsira kjo Shqipëri është e mbushur plot e përplot.

Ndaj mësuesit ulërasin: Pse hesht kjo monstër sindikatë ?

Nga Ermion DULLA

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/09/2018 - 07:43

Gjurmët e jetës, punës dhe sakrificës së Qazim Demit janë të gdhendura fort në qytetin e Sarandës, ndonëse ai ka lindur në Filat të Çamerisë, një ndër qendrat kryesore patriotike e kulturore të trevave të Jugut.

Postuar: 23/09/2018 - 07:40

 “Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”, tashmë është një ëndërr që për shqiptarët ësht

Postuar: 23/09/2018 - 07:38

Andri, një miku im, gazetar më dha dorën duke më thënë se ndjehesh i keqardhur për mënyrën si kry

Postuar: 23/09/2018 - 07:37

Andri, një miku im, gazetar më dha dorën duke më thënë se ndjehesh i keqardhur për mënyrën si kry

Postuar: 22/09/2018 - 07:24

Pozita dhe lidershipi i saj, akuzon opozitën për pengesë në reformën e drejtësisë dhe sidomos dy

Postuar: 22/09/2018 - 07:22

Para çdo palë zgjedhjeje, në Shqipëri, klasa politike as nuk ia ka idenë te premtimet ndaj zgjedh

Postuar: 22/09/2018 - 07:19

Shoqëria shqiptare ka shprehur vullnetin e saj të bëhet vend demokratik ashtu si vendet e tj