BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Pse është e vështirë në Shqipëri përgjigja politike për arrogantët e pushtetit?!

Pse është e vështirë në Shqipëri përgjigja

Albin Kurti dhe Vjosa, morën përgjigjen e merituar nga shoqëria kosovare për arrogancën mendjembylltësinë ndërkombëtare dhe sidomos mungesën e transparencës me publikun dhe mediat. VV-sa ra në fund të renditjes dhe kjo është tashmë një fakt i jashtëzakonshëm i një deliri politik personal Albin dhe Vjosë, por dhe një arrogancë e imituesve të tij në drejtimin e VV-së. Isha i bindur se dhe ajo marrëzi anti-Shqipërisë për hatër të Ramës në verë kur ishte “kauza” idiote e Bregoviçit do të merrte përgjigje nga shoqëria kosovare. Isha i bindur se dhe aksionet “nacional majtiste” të Albinit, do të merrnin përgjigje. Isha i bindur se dhe mendjemadhësia dhe arroganca e tij “se mund të fitonin shumicën absolute të komunave” do të merrte përgjigje. Por isha i bindur se PDK, LDK dhe AAK ja kishin marrë VV-s si iniciativën dhe revanshin politik me anën e gjetjes së emrave kandidatë përballë marrëzive shitmendëse të Albinit. Më kujtohet kur vinte Gërvalla në Shqipëri dhe jepte leksione nacionalizmi “që fyente Shqipërinë për hesap të karrierës politike” kundër Ramës dhe qeverisë së tij, duke futur gjithë shoqërinë shqiptare baras me pikërisht Ramën. Më dilte para syve një marrëzi e Vjosës (që nuk ishte e zonja me Gërvallën të merrte pjesë as në zgjedhje) kur jepte leksione si duhet të dënonte gjenocidin Shqipëria. Marrëzi politike pa fund dhe sidomos egërsia e VV-së e organizuar në rrjete dhe FB kundra Shqipërisë, për kozmopolitizmin e saj. E dija mirë, se do të përfundonte keq kjo marrëzi e pashoqe e një lideri që arrogancën nuk e ka me ngjyra dhe brekushe si Rama, por me një setër të zezë dhe këmishë të bardhë si Albini, sikundër thotë Dardan Krasniqi me shumë të drejtë. Ai ka reaguar realisht saktë duke shkruajtur qartë kështu: Pse aktivisti dhe kryetari ynë Albin Kurti është përgjegjës: Sepse Sekretariati i Lëvizjes (me emra i kisha listuar, po janë shumë) janë kancer që po e shkatërron aktivizmin dhe aktivistin.– Arrogancë e skajshme – e të papërballueshëm, duke e imituar me gjithçka Albinin. Neveritës e të gërditshëm, të papërgjegjshëm e injorant. Këtë, mija aktivistë e mbështetës si unë e dinë. Kjo është e vërteta – po ua them hapur përkundër kostos. Ai setrën e këmishën e bardhë – këta të njëjtët, etj. etj.

Në një situatë që Kosova përballej me telashe të mëdha e Albini erdhi kryeministër, do të duhej të lëshonte rrugë në kreun e organizatës – që edhe ajo të këndellej. Grani. Por me mua jo dhe kjo jo për shkak të rezultatit, por për shkak të arrogancës së gërditshme tash e sa kohë. Unë kohë me humbë nuk kam e as lek me ua pagu më as antarësinë. Ju ku gjeni, merrni. Për këtë gjendje kam shkruar dhjetra letra e posta, kam shpreh revoltë të hapur me qindra statuse që i kam paguar shtrejt. Kjo arrogancë ja humbi zgjedhjet edhe Mytaherit edhe Arbenit. Këtë nuk ua kemi borxh. Me dashamirësi. Një aktivist që kurrë një burek nuk ia ka hangër buxhetit të organizatës – dhe ka paguar goxha shtrejt. Nuk dorëzohem as që më lëkundi. Po ua them shumë me qetësi. E po e mbylli me këtë: Përderisa ish-pushtetet na e kanë marr bukën, pushteti i lëvizjes ka boll e nuk na jep. Kështu shkruan një aktivist normal dhe i ndershëm që kupton se ku po shkohet me arrogancë. Kjo është esenca e humbjes së Albinit dhe Dardan Krasniqi e ka plotësisht të qartë.

Por pse në Shqipëri megjithëse ka arrogantë, nuk reagojnë si në Kosovë? Pse shoqëria shqiptare është kaq konformiste? E para, ne në Shqipëri kemi pasojë 45 vitet e diktaturës së Enverit dhe idiotëve të tij që mbyllën popullin e tyre nga kontaktet me botën dhe futën luftën e klasave që ndaloi mendimin e drejtpërdrejtë në mënyrë definitive dhe kategorike brenda dhe shtëpisë. Mbylli të drejtpërdrejtën fare. E dyta, ata që erdhën në pushtet mbas regjimit ishin po të njëjtët maskarenj që praktikuan po të njëjtën “luftë klase në politike”. Pra Sali Berisha dhe partia e tij, por dhe PS-ja sot me Ramën, po të njëjtën filozofi në mungesë të së drejtpërdrejtës kanë. Të dy partitë kanë armik atë që thotë të drejtpërdrejtën. E treta: arroganca e Ramës bie fjala ka pas tij arrogancën e një partie që ka lindur në vitin 1941. Albini partinë e tij, e ka në “shpërgaj politik”. Arrogancën e mbështetur politikisht dhe sot Albini e ka shumë të re. Kurse Rama ka pas tij një histori të jashtëzakonshme politike, historike të madhe financiare dhe ekonomike që mban mbi shpinën e saj Partia Socialiste e Shqipërisë. E katërta: shqiptari i Shqipërisë është kozmopolit dhe i konformueshëm, sepse nuk ka dalë akoma jashtë kontureve të një regjimi të brendshëm klasor dhe mbytës, kur në Kosovë ky regjim ishte faktor i huaj ose serb. Sot po provojnë të kenë vetëm veten dhe paksa ndërkombëtarët. Shqiptarit në Shqipëri i ka munguar bota, prona dhe e thëna dhe ka patur shtetin sovran me letra, por dhe pa letra ose Shqipërinë londineze. Kurse Kosova jo. E katërta: Kosova ka dalë herët në Perëndim e kjo mjafton për të qënë më e drejtpërdrejtë si shoqëri. Në Shqipëri ka vite që mbas marrëzive të Berishës në vitin 1996-të që nuk bëjnë zgjedhje që ti pranojnë. Në Kosovë bëhen zgjedhje njësoj si në vende demokratike, sepse është pikërisht ky “mikroçip lire” dhe urbaniteti që nuk prish ligjin as e thyen atë për të marrë pushtet me hile ose mbajtur atë po me hile. Arrogantët në Shqipëri me fytyrën e Berishës apo të Nanos apo të Ramës dhe të tjerëve me radhë, janë prodhim diktature enveriste. Në Kosovë kjo diktaturë nga një pjesë është parë si nacionaliste dhe nga më pak, si vrasëse e lirive dhe njeriut të lirë shqiptar. Në Shqipëri “brezi i politikanëve post diktaturë është mashtrues, perfid dhe inteligjent në të keqen e tillë dhe gjenerues konflikti politik, që pasojën e shfryjnë në popull duke i bërë keq atij. Në Kosovë rebelohen shumë më kollaj se dhe me Titon kanë qenë më të lirë si individë sëpaku në lëvizje dhe pronë. Në Kosovë kanë ndërkombëtarët dhe nuk kanë kaq shumë sovranitet. Kurse në Shqipëri kemi sovranitet vetëm për ti bërë keq vetes dhe demokracisë.

Ne do të vazhdojmë të kemi arrogantë dhe maskarenj politik, sepse konformohemi instinktivisht me të keqen që prodhojmë vetë. Në Kosovë deri tani jo. Te ne, vjedhim zgjedhjet, sepse duke filluar që nga dhjetë vitet e fundit të diktaturës vjedhim pa teklif. Po pra, u mësua një popull të vjedhë ndërmarrjen për të jetuar diçka më mirë vetë dhe vazhdoi dhe këto tridhjetë vjet. Në Kosovë jo, as nën regjim, as sot, megjithëse vjedhja dhe aty, ka bërë lapidarin e vet këto 20 vite shtet. Gjithsesi me patriotizmin e Kosovës dhe kozmopolitizmin e Shqipërisë shqiptarët mund të bëjnë shumë gjëra të mira. Ajo që duhet të arrijnë është largimi i arrogantëve. Këtë gjë në Kosovë e bëjnë, kurse në Shqipëri akoma jo dhe besoj se do kalojnë vite deri sa të largohet dhe arroganti mitoman i fundit që është Rama. E kjo, sigurisht përbën problem të madh historik dhe politik, në përgjithësi për shqiptarët që duan të bëjnë shqiptarizmin e ri politik në trevat pikërisht shqiptare.