BREAKING NEWS

SHBA shkund gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ja si po u bllokohen vizat dhe po ngelin në veting emrat e listës së zezë, KPK zbardh detajet

SHBA shkund gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ja si po u
x

Opinion / Editorial

Pse Europa, dëgjon “vagabondët” ndërkombëtarë...

Pse Europa, dëgjon “vagabondët”

.... Dhe jo “çibanët” shqiptarë..?”Antivirusi” që vjen nga Brukseli, është në unison me “vagabondët” ndërkombëtarë pa pyetur që po u merr frymën “çibanëve” opozitarë. “Kukuvajkat” filluan të mërmërisin me “sqepin” e mbyllur!. Në kampin e tyre, duket sikur ka rënë zia! Nuk e prisnin këtë “bombë”, vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së për dritën jeshile të Shqipërisë për në BE. Të parët që çoroditen nga ky “dezinfektim” që bën “antivirusi” nga Brukseli, janë “vatrat e infeksionit” të mbushura me opozitarë... Ja ç’thonë “vagabondët” ndërkombëtarë: Ambasadori gjerman: “Ky vendim, është një gur i rëndësishëm kilometrik për Shqipërinë në drejtim të anëtarësimit në BE, një shenjë e rëndësishme optimizmi për rrugën e përbashkët drejt të ardhmes”! Ambasadore e SHBA-së Yuri Kim: “Vendimi i BE-së për të hapur bisedimet pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe njerëzit. SHBA, do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese”. Komisioneri Oliver Varhelyi: “Jam shumë i lumtur që vendet anëtare të BE-së sot arritën një marrëveshje për hapjen e bisedimeve. “Ambasadori i BE-së Soreca: “Është ditë historike për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.”!

Duket sikur të tërë “vagabondët” janë bërë në një mendje pa pyetur fare për “çibanët” e ditur të opozitës. Deshën apo s’deshën edhe ata e shprehën “entuziazmin” e tyre, sepse, nuk kishin rrugë tjetër përveç gjuhës hipokrite që e kanë mësuar përmendësh... Hipokritët, nuk patën rrugë tjetër. Të dëgjojmë “Kryeopozitarin” Meta i cili për ç’do vit në politikë ka nga një dosje të hapur në ç’do funksion që ka qenë për “mbarësitë” që ka bërë! Është i vetmi i këtij lloji që ka kaq shumë dosje të hapura dhe për çudi nuk i ka hyrë gjemb në këmbë pikërisht sepse nuk ka shtet, nuk ka drejtësi. Asnjëherë nuk është shqetësuar qoftë edhe një grimë për shqetësimet e këtij populli e të këtyre qytetarëve por vetëm për interesat e veta dhe të partisë së tij “familjare”! Asnjëherë nuk ka qenë i shqetësuar për të integruar Shqipërinë në BE, por vetëm të përdori të tëra mënyrat që të sabotojë integrimin e saj për të ruajtur privilegjet e veta. Është President po ka bërë detyrën e kryeopozitarit. U bashkua me opozitarët që të djegin mandatet që Shqipëria, “të futet në BE”!

Ky President, vazhdimisht ka hedhur “molotovë” nga ballkoni i Presidencës kundër qytetarëve “kokëpalarë” dhe “shashka” të tipit “Dekret” si ai i 30 Qershorit i 13 Tetorit, dhe i 15 Marsit, për të shpërndarë Parlamentin, “aty mu në mes të Parlamentit, në vendin e krimit” megjithëse këto i ka quajtur si “parakushte” që Shqipëria të futet në BE! Europa, nuk ja vuri veshin dhe i hapi dritën jeshile Shqipërisë me opozitarë pa mandate! Si 30 vitet e tij në politikë, edhe në vazhdim, “dridhe Like” sepse rrugë tjetër nuk ka. Ja ç’thotë: “E përshëndes vendimin e sotëm politik të KM të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë... Falënderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues. Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë, secilin prej kushteve..” Nuk i shpëton këtij “luftëtari” për të futur Shqipërinë “sa më parë në BE, asnjë minutë e humbur kot”. Të jetë vallë ky “luftëtar” kaq entuziast kur deklaronte: “Marrja pjesë në votimet e 13 Tetorit, janë kusht për në BE”! Më pas i dha dërrmën “Grushtit të Shtetit” që synonte t’i rrëmbente një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, për t’i pasur të gjithë ata nën “hyqmën” e tij, për “të mirat” që i kanë bërë.

Mbasi “shpartalloi Grushtin e Shtetit” me “gardën” e tij Blushin dhe Dervishajn, i qeshi “nuri” kur tre anëtarë të Gjykatës së Lartë u betuan para tij:! Ky ishte edhe përfundimi i “grushtit të shtetit” që ja kish hequr të drejtën që gjyqtarët të betohen para tij. Se kush ishin forcat pjesëmarrëse të këtij “Grushti shteti” kush e kryesonte dhe ç’farë qëllimi kishte, nuk u muar vesh! Dihet vetëm ajo që ky “Grusht shteti” u “shpartallua” me degë mimozash!. Të tërë “ja mbathën” nga sytë këmbët përpara këtij “Mic Sokoli”! Në “vaksinën” antivirus që vjen nga Brukseli, nuk flitet për këtë “fitore madhështore” që “grushti shtetit” u shpartallua ende pa u formuar e jo më të arrinte objektivin e tij.! Por gjuhën e vërtetë ky “kryeopozitar” ja ka lënë Petrit Vasilit: “Integrimi sot, është më larg se asnjëherë. Që nga viti 2016, kur ishin vetëm 5 kushte, sot ato janë 15 kushte dhe qeveria shqiptare, nuk ka bërë asgjë për realizimin e tyre. Nëqoftëse Rama sot, është Kryelartë, kjo tregon që ai nuk ka kokë. Rama, përveç zbatimit të këtyre kushteve, duhet të paguajë edhe 140 milionë të Bechetit!!

Kjo është gjuha e vërtetë e LSI-stëve dhe jo ajo që na paraqet Kryetari de facto i LSI-së.... “Antiviruset” nga Brukseli dhe ndërkombëtarët, vijnë njëri pas tjetrit.. Para pak kohësh erdhi ndihma mbi një miliard dollarë për qytetarët shqiptarë. Edhe kjo ndihmë, më shumë se miliardat e dollarëve është për qytetarët dhe jo për “viruset” e partive politike. Duket sikur edhe bota ja ka “pirë lëngun” këtyre “viruseve” në politikën shqiptare.. Edhe një Lesi fillon ta dredhi edhe ai si Likja, me një gazetë që ka vjellë vetëm vrer kundër mazhorancës qeverisëse, tani fillon të “lëpihet” pas Ramës. Monikës, nuk i mbetet gjë tjetër përveçse të deklarojë: “Një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët, Tani të mobilizohemi për të zbatuar detyrat”. Pas saj, vjen Basha: “Vendet e BE-së, mbështetën Shqipërinë dhe shqiptarët” Basha doli i pari në tribunë që “përshëndeti” vendimin e Ministrave të BE-së, por nga halli sepse nuk ka mundësi të shkojë në Holandë. Duhet të kesh një mëndje si ajo e Bashës, që edhe mbas çeljes së dritës jeshile për anëtarësimin në BE, Basha i shkruan Partive popullore Europiane që Shqipërisë, t’i jepet mundësia për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. I harroi letrat që shkruante tek miqtë e tij të partive popullore duke theksuar që “Shqipëria, me këtë qeveri e këtë Kryeministër, nuk është gati për të hyrë në BE, sepse nuk ka plotësuar detyrat” Basha tani, kërkon të marri flamurin e “Njëshit” në Shqipëri që ka “kontribuar” për hapjen e negociatave!. Kjo duket e ka nxitur edhe Mark Markun të marri “vendimin” e tij, atë që Bashën ta “emërojë” Kryeministër të Shqipërisë, kurse Ramën, një qytetar të thjeshtë. Profesori Mark M.. kështu i mëson edhe studentët e gazetarisë: “Kur ndonjërit gazetar, nuk i pëlqen Kryeministri, e heq atë dhe emëron një tjetër..! Paska patur të drejtë Basha që mburret lart e poshtë “Kur të bëhem unë Kryeministër” sepse jo vetëm që këtë e ka “vendosur” Mark Marku, por edhe ka dhënë rezultate në ç’do funksion që ka qënë. Ka edhe një arsye tjetër që Basha të ndërrojë gjuhën. Koronavirusi, nuk e lejon as atë e as Metën të shkojnë nëpër Europë të propagandojnë “të zezat” për Shqipërinë..! Kështu që duan apo nuk duan janë të detyruar ta “përshëndesin” vendimin për hapjen e negociatave për hyrjen në BE.

Edhe “çibanët” duket sikur janë në një mëndje. “Në Shqipëri lulëzon krimi dhe korrupsioni, me një Qeveri të kapur nga krimi dhe droga, me një Kryeministër të inkriminuar..”! “Negociatat, të hapen kur të vijmë ne në pushtet sepse me këtë qeveri e këtë Kryeministër, nuk kemi gjë në vijë. Cudi, asnjëherë Europa, nuk na ka dëgjuar!. Pse Europa, nuk e dëgjon një “virus” më të zi nga koronavirusi, një “çiban” që përhap vetëm errë të qelbur dhe infeksion, një Fatos Lubonja, që shkruan në një gazetë holandeze: “Holanda po gabon që na mbështet, ne, kemi korrupsion, kemi krime, kemi drogë dhe nuk kemi shënuar aspak progres.. Është një mit që Shqipëria po shkon sipas modelit të demokracisë perëndimore. Shqipëria, është “kolumbia” e Europës. Pse Europa mbështet një qeveri autoritare që ka Shqipëria, një ekonomi që financohet nga krimi. Pse burokratët e euros, këmbëngulin që Shqipëria, ka bërë progres..? E ç’të vazhdosh më tej me të tilla viruse “kolere” që ekzistojnë vetëm në kokën e “Lubonjave” dhe të ndonjë “bishti” të tij të tipit Bushat.

Një tjetër ndrikull në gazetari siç thotë Saliu, është edhe një farë Sonila Meço, e cila entuziazmohet që po i hapet drita jeshile, por jo Shqipërisë, por fitores së Bechettit për të fituar 140 milionë euro nga kurrizi “kockë e lëkurë” i shqiptarëve, një pjesë të të cilave, do të marri edhe Sonila me Lubonjat, Bushatët e Canët.....Përfitojnë këta, por përfitojnë edhe disa ekrane ku kanë zënë vënd këta “viruse” që shpërndajnë infeksion dhe nuk duan t’ia dinë as nga dezinfektimi..Disa ekrane, janë bërë vatrat e këtyre “viruseve” dhe kutërbojnë erë. Nuk kanë ç’të bëjë tjetër Zhejët, Rakipët e Ballinjtë, përveçse të kryqëzojnë duart dhe ta presin këtë vendim me “gëzim”!. Qëlloi në një kohë “kolere” ky vendim për t’i dhënë një fije shpresë qytetarëve shqiptarë, sepse mos o Zot, të ishte ndonjë kohë tjetër dhe këta “dashamirës” të Shqipërisë, të ishin jashtë karantinës. Sikur koronavirusi të ishte vetëm në Shqipëri, të gjithë këta, do t’ja kishin mbathur jashtë për të bërë një rrugë e dy punë. Edhe shpëtonin nga e keqja e infeksionit, por edhe realizonin ëndrrën e tyre për të penguar Shqipërinë që ajo të bëhej pjesë e familjes europiane sepse “nuk ka bërë asnjë progres”!. Askush nuk ka pretenduar që Shqipëria, i ka realizuar me sukses të gjitha detyrat, askush nuk ka pretenduar që kjo mazhorancë i ka plotësuar të gjitha kushtet. Hapja e dritës jeshile, nuk është meritë e Mazhorancës por e gjithë qytetarëve. Në këtë rast, edhe mazhoranca, edhe Kryeministri ta lërë mënjanë gjoja “modestinë” e të angazhohen më mirë sepse gjendja tashmë njihet mirë, por të paktën, vendimi i Këshillit të ministrave të BE-së, të bëhet nxitje për më shumë përgjegjësi në të ardhmen.