BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Opinion / Editorial

Pse FMN vlerëson bankën qendrore?

Pse FMN vlerëson bankën qendrore?

Në deklaratën përmbyllëse për shtyp të 12 tetorit 2021, misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili qëndroi në Shqipëri për rreth dy javë, konkludoi se “Politika lehtësuese monetar e(e parasë) e Bankës së Shqipërisë mbetet e përshtatshme, përderisa presionet inflacioniste përmbahen. Inflacioni ka qëndruar brenda objektivit dhe pritshmëritë janë të qëndrueshme, të ankoruara mirë. Ne presim që rritja e fundit e inflacionit total, e nxitur nga çmimet ndërkombëtare të ushqimit dhe energjisë, të jetë kalimtare. Një zhvendosje e qasjes së bankës qendrore drejt shtrëngimit të politikës monetare duhet të udhëhiqet nga të dhënat, bazuar në tregues të qartë të zgjerimit dhe presioneve të vazhdueshme inflacioniste. Fleksibiliteti i kursit të këmbimit i ka shërbyer mirë Shqipërisë dhe duhet të vazhdojë rolin e tij si një amortizues. Sistemi bankar ka mbetur i qëndrueshëm dhe likuid(me para letër)” (https://www.imf.org/en/News/Articles/2021/10/12/mcs101221-albania-2021-article-iv-consultation-concluding-statement). Po pse FMN vlerëson punën e bankës sonë qendrore. Së pari, pavarësisht nga madhësia e krizës së pandemisë dhe rritjen galopante të çmimeve në karburante, energji elektrike dhe ushqime në tregjet botërore, si ekonomi kemi arritur të ruajmë qëndrueshmërinë financiare dhe atë monetare (të parasë, lekut). Këtë e dëshmon inflacioni i ulët (me përjashtim të gushtit 2021 dhe shtatorit me përkatësisht 2.4 dhe 2.5 për qind, por ende nën kontroll) dhe kursi i qëndrueshëm i këmbimit lek-euro. Së dyti, kreditë me probleme janë në nivelin e tyre më të ulët në 20 vitet e fundit, me 7.8 për qind të totalit. Banka e Shqipërisë, që nga 11 marsi 2020, ditën që u mbyllëm nga pandemia e deri më sot, siguroi para letër të mjaftueshme nëpër bankat tregtare, për cilindo sipërmarrës apo qytetar që kishte nevojë. Së treti, kredia për qytetarin dhe biznesin ka ardhur në rritje dhe ka kapur nivelet e periudhës përpara pandemisë. Prania e parasë letër në çdo moment dhe sportel banke tregtare, si dhe mundësia për të marrë kredi në çdo kohë që të duhet, uli në minimum numrin e falimentimeve të biznesit të vogël e të madh. Banka jonë qendrore, duke monitoruar vazhdimisht situatën e sotme me inflacionin e prekur nga çmimet e shtuara të mallrave kryesore që importojmë (Italia, nga marrim importet kryesore, e ka rritur me 40 për qind çmimin e energjisë dhe ka shtrenjtuar të gjitha mallrat që prodhon), është e gatshme dhe zotëron mekanizmat e duhura, për të na ruajtur nga pasojat e rënda të inflacionit të importuar. Ky institucion është i sigurtë që inflacioni i sotëm prej 2.5 për qind mund të mbahet nën kontroll dhe brenda hapësirës-detyrim ligjor i bankës qendrore, prej 2 deri në 4 për qind. Kjo siguri na jep garancinë, që megjithë presionin e jashtëzakonshëm nga çmimet e importit, ekonomia jonë do t’ia dalë të mbajë një inflacion (mesatare të çmimeve) të kontrolluar. Masat e marra nga banka qendrore kanë dhënë rezultatin e tyre, duke garantuar ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit, si dhe lehtësimin e kostove të krizës për bizneset dhe familjet shqiptare gjatë më shumë se një vit e gjysmë tashmë (mars 2020-tetor 2021). Së katërti, një rol të rëndësishëm në përballimin me sukses të kësaj situate kanë luajtur një sërë reformash të ndërmarra nga autoriteti qendror bankar, me ndikim të drejtpërdrejtë në ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare të vendit. Koordinimi i vazhdueshëm në kohë dhe këshilla dhe ekspertiza e marrë nga institucionet ndërkombëtare, si misionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, nga Banka Botërore, etj., kanë siguruar koordinim të mirë të politikave ekonomike, monetare dhe financiare. Misionet e FMN-së kanë vlerësuar në vijimësi si përgjigjen e duhur dhe efektive ndaj krizës, kombinimin e nxitësve fiskalë nga qeveria me politikat lehtësuese monetare (të parasë), të ndjekura nga Banka e Shqipërisë. Politikat lehtësuese të huadhënies në lekë vijojnë dhe kanë ndryshuar raportin e kredisë së dhënë, në favor të kredisë në monedhën kombëtare. Banka jonë qendrore nxiti bankat tregtare të ristrukturonin portofolin e kredisë për bizneset e qëndrueshme që përballeshin me vështirësi të përkohshme gjatë pandemisë. Ajo vendosi një moratorium (mos-pagim) gjashtëmujor mars-gusht 2020 mbi këstet e kredisë tregtare, prej të cilit përfituan gjysma e sipërmarrësve që kishin marrë hua në sektorin bankar dhe 15 për qind e qytetarëve(të tjerët vendosën të vijojnë pagesat e kësteve rregullisht). Banka e Shqipërisë siguroi shëndetin e sektorit bankar, duke nxitur shtimin e kapitalit të bankave dhe mbështetur fuqimisht rritjen e huadhënies, me të gjitha mjetet e saj rregullatore. Ja përse FMN vlerëson bankën tonë qëndrore, duke e parë si garantin më profesional dhe të sigurtë që kemi në ekonominë tonë, për të kontrolluar rrezikun që na vjen nga rritja e importuar e çmimeve.