SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Zyra e Llogaridhënies Qeveritare(GAO) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është institucioni i auditimit suprem publik më i zhvilluar në botë. GAO është një institucion lider i INTOSAI-t, organizatës botërore të institucioneve supreme të auditimit(SAI-ve), jo vetëm për vlerat që mbart, por edhe për kontributin historik që ka dhënë. Rreth 26 vite më parë, në vitin 1992, GAO organizoi Kongresin INCOSAI XIV të INTOSAI-t në Uashington D.C.. Eveniment ky që shënoi zhvillimin më të rëndësishëm në komunitetin e SAI-ve deri në atë kohë, pas Kongresit INCOSAI IX të INTOSAI-t në Lima të Perusë në vitin 1977. Kongresi i Uashingtonit u përqëndrua në standardet dhe udhëzimet për auditimin suprem publik. Nga Uashingtoni nisi rrugëtimin saga e produktit kryesor të auditimit publik në botë (që më pas tërhoqi edhe vëmendjen e OKB-se dhe sot përbën bazën e monitorimit të Axhendës së saj të Zhvillimit 2030), standardet ISSAI të pranuara ndërkombëtarisht të auditimit suprem publik. Në kryeqytetin amerikan mori formën e qartë dhe të plotë moto e INTOSAI-t “Experentia mutua Omnibus prodest(Nga eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë)”.
Tre ditë më parë, drejtuesi i GAO-s, Kontrollori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Gene L. Dodaro, personaliteti nr. 1 i auditimit suprem publik sot në botë takoi në Ëashington D.C. në zyrën e tij Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj. Është e treta herë në katër vjet(2015-2018) që e pret në zyrën e tij, si dhe katër herë takime zyrtare në kongrese dhe evente të tjera kryesore të organizatës botërore të auditimit suprem publik, INTOSAI-t. Një frekuencë të tillë takimesh nuk e ka arritur asnjë nga drejtuesit e institucioneve supreme të auditimit të rajonit Ballkanik. Arsyeja është e thjeshtë. Institucioni shqiptar i auditimit ka ditur, në sajë të kryetarit të tij, të jetë tërësisht i pavarur nga politika për shtatë vjet rresht 2012-2018, si dhe të zhvillojë kapacitetet audituese të institucionit. Në vitin 2011, një auditues i KLSH merrte vetëm 2.1 ditë trajnimi në vit. Mesatarja e shtatë viteve 2012-2018 për çdo auditues është 25 ditë trajnimi në vit. Pavarësia dhe dija në auditim janë dy asetet që organizata ndërkombëtare e institucioneve supreme të auditimit(SAI-ve), INTOSAI dhe organizata e saj rajonale në Evropë, EUROSAI, si dhe vetë SAI-t e zhvilluara vlerësojnë më shumë tek simotrat e tyre, qofshin këto edhe të vendeve më të vogla. GAO e vlerëson Kryetarin e KLSH Bujar Leskaj për frymën reformuese që solli në institucion. Në shtatë vjet KLSH përgatiti dhe miratoi në Kuvend ligjin e ri integral të institucionit të vitit 2014, në përputhje të plotë me standardet e INTOSAI-t, e përqëndroi vëmendjen tek auditimi i performancës, duke realizuar 80 të tillë për periudhën 2013-2018, nga një numër i papërfillshëm në vitet 2004-2011, kreu 300 kallzime penale në 7 vjet, ose nga një kallzim në javë, ose dy herë më shumë se periudha 2004-2011, investoi tek auditimet e teknologjisë së informacionit, kur më parë ky lloj auditimi nuk njihej dhe nuk zhvillohej në institucion, realizoi 6 konferenca shkencore ndërkombëtare të KLSH, zhvilloi muajin e hapur të institucionit me qytetarët, realizoi kolanën “Botimet KLSH” me 101 tituj librash në 7 vjet, mundësoi 672 shkrime të drejtuesve dhe audituesve të institucionit në shtypin e përditshëm shqiptar, duke formatuar një publicistikë të re të panjohur më parë.
Vlen të theksohet se, ndër të tjera, GAO e vlerëson Kryetarin e KLSH, sepse gjen të mishëruar në aktivitetin e tij një nga vlerat më themelore të GAO-s, integritetin e institucionit dhe të drejtuesve të vet. GAO e ka parim të saj që drejtuesi i institucionit amerikan të auditimit më të lartë publik nuk rikandidon për një mandat të dytë. Në prill 2018, z. Leskaj, nëpërmjet Kodit të Kryetarit të KLSH përfshiu vendimin e titullarit për mos-rikandidim, veprim që forcon pavarësinë e institucionit, sidomos gjatë vitit të fundit të mandatit.
KLSH gjatë periudhës 2012-2018 diti të ndërtojë marrëdhënie korrekte dhe të një bashkëpunimi konkret e shumëpërmasor me institucionet simotra, SAI-t e vendeve të zhvilluara, duke nënshkruar 18 marrëveshje partneriteti me to, në bazë të Nenit 15 të Deklaratës së Limës, kushtetutës së institucioneve supreme të auditimit. Në periudhën mars 2016-korrik 2018 realizoi me SAI-t e Polonisë (NIK) dhe të Kroacisë projektin e binjakëzimit IPA 2013 të Bashkimit Evropian, duke i rritur kapacitetet e audituesve të vet përmes 96 misioneve trajnuese të ekspertëve polakë dhe kroatë. Ishte një projekt që Kryetari i KLSH Leskaj e kërkoi me ngulm që në shkurt 2012, duke iu drejtuar me shkresë Ambasadorit të Delegacionit të BE-së në Tiranë.
KLSH ishte partner aktiv i Grupit të Punës së INTOSAI-t për rishikimin e Kodit të Etikës së Organizatës ISSAI 30, deri në miratimin e tij si standard ndërkombëtar në Kongresin INCOSAI XXII në dhjetor 2016 në Abu d’Habi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Gjatë periudhës tetor-nëntor 2018, Kryetari i KLSH zhvilloi disa vizita pune në Çeki, Poloni, Kroaci dhe Kosovë, por takimi në Ëashington D.C. me kreun e institucionit amerikan të auditimit suprem është vizita e tij më e rëndësishme e kësaj periudhe.
Gjatë këtij muaji dhjetor, Kryetarin e KLSH Leskaj, i cili është në përfundim të mandatit të tij, do ta takojnë në Tiranë presidentët e SAI-ve të Polonisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Kosovës, në shenjë respekti për bashkëpunimin dhe partneritetin e realizuar me institucionet e tyre. Kryekontrollori i GAO-s amerikane, Gene L. Dodaro, po ashtu shprehu vullnetin e tij për të vazhduar edhe në të ardhmen bashkëpunimin me SAI-n shqiptar, KLSH-në.
E ardhmja integruese dhe bashkëpunimi për zhvillim kapacitetesh në auditim e institucionit të KLSH është pa dyshim e sigurtë, bazuar në moton e INTOSAI-t “Experentia mutua Omnibus prodest(Nga eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë)”dhe në arritjet impresionuese të institucionit në këto shtatë vite 2012-2018, nën drejtimin e z. Bujar Leskaj.
Nga Fatos ÇOÇOLI