BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Opinion / Editorial

Pse gjithmonë dështakë politika dhe politikanët shqiptarë?      

Pse gjithmonë dështakë politika dhe politikanët

Politika dhe politikanët shqiptarë gjithmonë dhe historikisht kanë dështuar dhe gjithmonë janë treguar dhe kanë rezultuar inferiorë ndaj politikës dhe politikanëve të fqinjëve të tyre sllavë e grekë. Arsyet dhe shkaqet për këtë janë disa por kryesoret janë këto: se politikanët shqiptarë shquhen si egoistë e grindavecë ndër vete, janë treguar jo tolerantë dhe urrejtës të suksesit e të aftësisë dhe armiq e urrejtës kundër intelektualizmit dhe patriotizmit të tjetrit. Për interesa personale janë treguar miqësore e besnik te të huajt e madje edhe te ata të cilët janë armiq të përbetuar të shqiptarëve. Për pushtet dhe për interesa personale gjithnjë të gatshëm për çdo aventurë, marrëveshje e “pazar” me pasoja të rënda edhe kundër interesave kombëtare. Kur korrupsioni, egoizmi, injoranca, ligësia, hajnia dhe tradhtia kapin politikën, ekonominë, akademinë dhe inteligjencën, shtetin dhe pushtetin: ky përbën kërcënimin më të madh për atdheun, shtetin dhe kombin. Dhe duke qenë të tillë si politika ashtu edhe politikanët shqiptarë, prandaj janë në këtë gjendje edhe Shqipëria, edhe Kosova: të prapambetura dhe të fundit në Europë në rrugën e zhvillimit dhe progresit civil, ekonomik, politik, demokratik dhe të fundit në rrugën e mirëqenies, të ndërtimit të shtetit ligjor e demokratik dhe të integrimit euroatlantik.