BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Pse i merr 10 mijë vota Fatmir Xhafaj?

Pse i merr 10 mijë vota Fatmir Xhafaj?

Ish-ministri i Brendshëm është ai që ideoi reformën në drejtësi. Që me vizion të qartë e të thellë i ngjizi, së pari në mendjen e tij, strukturat e reja të saj. Që konceptoi vetingun, pastrimin e figurës profesionale, morale dhe etike të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si bisturia më efektive ndaj metastazave të korrupsionit dhe paaftësisë së tyre. Është njeriu që e prezantoi i pari tek partnerët tanë strategjikë këtë krijesë të re, reformën në drejtësi. E cila u mbështet më pas me përkushtim e seriozitet maksimal nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian, që e kanë bërë flamur të progresit të Shqipërisë dhe që deri tani kanë investuar në total 65 milionë euro në sprovën më jetike për të ndërtuar shtetin ligjor tek ne. Është vizionari i vetingut-katarsisit të plotë në radhët e pushtetit të dytë në demokraci. Është rojtari i zbatimit të reformës në drejtësi. Garant i paanshmërisë dhe efektivitetit të saj. Është qytetari që mori mbi shpatulla koston e rëndë të shqetësimit dhe ankthit familjar nga sulmet e ulta mbi një anëtar të familjes së tij, të ardhura nga një opozitë jokonstruktive, në mungesë të gjetjes së shkaqeve për njollosje tek figura e tij. Ish-ministri duroi sulmet e përditshme disamujore dhe tonelata baltë e shpifje, vetëm pse ishte ideatori i reformës në drejtësi dhe mbrojtës i pazmbrapshëm i saj. Pasi mori vendimin krejt personal dhe në përputhje me karakterin e tij, për të mos shërbyer më si ministër, vijoi pa humbur një sekondë kohë të shërbente si Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi të Kuvendit të Shqipërisë. Fatmir Xhafaj është deputeti që ia hap celularin dhe komunikon me çdo qytetar që kërkon ndihmën ose mendimin e tij. Që jeton përditë me shqetësimin e vonesës së reformës që ideoi. Që ka denoncuar i pari se si disa prokurorë dhe gjyqtarë, të bindur se vetingu tashmë është një realitet dhe filtrat e vendosura prej tij i nxjerrin ata jashtë sistemit si të korruptuar, janë duke bërë atë që kanë bërë përherë me vendimmarrjet e tyre, por tashmë pa asnjë limit (https://top-channel.tv/2020/02/12/fatmir-xhafaj-duhet-kujdes-me-ndryshimin-e-ligjeve-te-reformes-ne-drejtesi/). Që ka tundur këmbanën e alarmit se si disa vendime të këtyre gjyqtarëve dhe sjellje të këtyre prokurorëve janë me pasoja të rënda për rendin dhe sigurinë tonë publike. Që ka kërkuar që Inspektori i Lartë i Drejtësisë të veprojë shpejt mbi këto vendime skandaloze, gjë që ILD e ka kryer menjëherë. Xhafaj është juristi që kupton qartë kundërveprimin e botës së krimit dhe të arradhës së gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar brenda sistemit tonë të drejtësisë, që ende nuk ka kaluar nga vetingu. Ai lexon të plotë çdo veprim nga kundërshtarët e reformës, që po përpiqen me çdo mënyrë ta delegjitimojnë procesin e reformës në drejtësi, sidomos vetingun dhe përbërjen e institucioneve të drejtësisë së re. Ai dallon presionin, dhunën verbale në publik dhe kërcënimet e fshehta ose të hapura përmes të njohurve të përbashkët, të politikanëve të korruptuar që i frikësohen SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit si djalli temjanit. Kupton suksesin e deritanishëm të reformës në drejtësi, pikërisht tek ata 130 gjyqtarë dhe prokurorë që vetingu i ka larguar nga sistemi, megjithë vonesat disavjeçare të krijimit të institucioneve të reja dhe të vetë vetingut. Kupton pse reforma në drejtësi, e nisur nga mendja dhe duart e tij, paraqitet sot kaq e thellë në zgjidhje institucionale, strukturore, por edhe në burime njerëzore, përmes procesit të vetingut. Kjo e shtyn të luftojë në publik dhe me çdo mjet të ligjshëm dukurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të bërë palë me krimin dhe korrupsionin, sa edhe të mbrojë gjyqtarë e prokurorë të ndershëm e të aftë, si gjyqtarja Kolgjokaj po në Gjykatën e Krujës, që nuk pranoi t’i nënshtrohet krimit dhe korrupsionit. Apo si gjyqtaret në Fier, Mat dhe në Tiranë, që nuk lejuan vendimin e pushimit të prokurorit të Tiranës, lidhur me dhunën e ushtruar ndaj familjes së gjyqtares së Krimeve të Rënda. Deputeti Xhafaj e ka të qartë se 30 vjet korrupsion i pandalshëm brenda shtetit tonë e ka kalcifikuar mendësinë e një pjese të njerëzve në politikë, në qeverisje, në administratë dhe padyshim në sistemin e drejtësisë, se në shtet punohet për të kapur ç’mund të kapësh. Se madje, për fat të keq, një pjesë jo e vogël e të rinjve nuk mendojnë se si të bëhen profesionistë të mirë, por se si të bëhen pjesë e politikës, administratës e gjyqësorit, me qëllimin për të përfituar padrejtësisht, me mendësinë se në administratën publike Ke Çfarë të Kapësh. “Ky është një problem i rëndë i shoqërisë sonë dhe i të ardhmes së saj”, denoncon Fatmir Xhafaj (https://top-channel.tv/2020/02/12/fatmir-xhafaj-duhet-kujdes-me-ndryshimin-e-ligjeve-te-reformes-ne-drejtesi/). Nga ana tjetër, ai ka kërkuar me këmbëngulje rritjen e shpejtësisë së proceseve gjyqësore në Gjykatën e Apelit dhe atë të Lartë, çështje që sjellin ankth dhe kosto tek qytetarët. Ka theksuar që mbështetja e jashtëzakonshme nga shteti të mos shihet nga institucionet e reja të drejtësisë si përfitime të natyrshme për ta, apo qoka të qeverisjes. Ka kërkuar që lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit nga SPAK apo ILD të mos jetë thjesht një çështje bilanci shifrash, por të peshohet me vlerën e saj të vërtetë, si një çështje besimi, rikthimi të besueshmërisë të qytetarëve tek organet e drejtësisë së re. Prej këtej, ka kërkuar po ashtu me forcë distancimin e qartë dhe publik ndaj përpjekjeve për ndërhyrje në vendimmarrjen e institucioneve të drejtësisë së re. Ky profesionist që njeh çdo ind të legjislacionit për reformën në drejtësi, është vlerë e shtuar e pazëvendësueshme për vendimmarrjen tonë publike për ndërtimin e shtetit të së drejtës, për katër vitet e ardhshme. Vendi i tij është në Kuvendin e Shqipërisë. Këtë e dinë mirë qytetarët. Ja përse ai do të arrijë të marrë 10 mijë vota, të hyjë në tempullin e ligjbërjes. Qytetarët e dallojnë qartë kush është shërbesëtar i së vërtetës dhe të drejtës, e në këtë mënyrë, edhe shërbesëtar i devotshëm i tyre.