
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Pse kjo dëshirë e diskutantëve të poshtërojnë popullin e vet

Shkruar nga Tomorr Shasho 20 Nëntor 2023

Në mbrëmjen e datës 18.11,2023,emisioni "Më lër të flas," emision,i cili diskuton tema të ndryshme mbi jetën tonë të përditshme; filluar nga ato politike,për të cilat ne "vdesim" të dëgjojmë,ndaj janë hapur në çdo televizion portale të tillë,emërtimin e të cilëve nuk ua mbajmë mend të gjithëve,dhe deri te problemi i seksit. Këtë temë, seksi, diskutoi edhe emisioni "Më lërë të flasë" më datë 18.11.2023,i cili mundohet që në momentet e duhura, nga dy vëllezërit drejtues të emisionit,t'i japin tonin e humorit. Bukur fort! Edhe kjo është pjesë e jetës dhe duhet diskutuar,sepse ka të bëjë me ndjenjat njerëzore, riprodhimin,por dhe anën shëndetësore. Ajo që është jo e pranueshme, dhe jo vetëm në këtë emision,por në shumë emisione të portaleve të ndryshme,diskutantët mundohen të tregohen njerëz të kohës,studiuesit e kohës dhe lumë populli që i ka. Të japin përshtypjen, se jeta ka filluar me lindjen e tyre, se shkenca, dijetarët dhe i gjithë zhvillimi njerëzor ka filluar me lindjen e tyre. Harrojnë se dijetarët e të gjitha fushave të jetës,kanë lindur me lindjen e njerëzimit,të cilëve u përmendet emri dhe sot e kësaj dite. Idetë e tyre janë studiuar dhe zhvilluar nga dijetarët e më vonshëm në të gjitha periudhat historike. Nuk jeni ju, që kini lindur pas viteve 1990, ata që po zhvilloni botën. Një pjesë e tyre nuk e kanë jetuar,apo kanë lindur në vitet e fundit të sistemit të kaluar në vendin tonë. Në bisedat e tyre mundohen të na mbushin mendjen që populli ynë ka jetuar në skëterrë. Nuk ka ditur dhe ende nuk di të jetojë, madje nuk na di të bëjë edhe seks. E kjo "injorancë" e të bërit seks qënkërka vetëm te burrat shqiptarë. Nuk e marrim me mend,përse arrijnë të poshtërojnë popullin tonë deri në atë pikë sa nuk di të bëjë edhe seks? Në sistemin e kaluar- thotë diskutantja- edhe pse nuk e ngopnin barkun me bukë,por seks bënin ashtu si dinë të bëjnë shqiptarët. Dhe vazhdon të sqaroi se burrat në perëndim dinë të bëjnë seks. Nuk e dimë nga e ka nxjerr këtë rezultat. Edhe pse mjeku fliste shkencërisht e me statistika për disa shkaqe,të cilat shkaktojnë lindjen e shumë sëmundjeve seksuale, diskutantët e kohës nuk i pranonin. Në një emision në " Top Çenëll"diskutanti thoshte se në sistemin e kaluar dyert e apartamenteve nuk duhej të kyçeshin ,sepse kishte të drejtë edhe komshiu të hynte,pasi apartamenti ishte pronë e përbashkët. Kjo është një shpifje e ndyrë. Poshtërsia e poshtërimit të popullit tonë arrihet në emisionin"Big Bradhër", në të cilën ishte improvizuar një dhomë e apartamentit në vitet e socializmit. Brenda së cilës jetonte gomari,qeni dhe pulat. Si duket regjisori ka kujtuar përrallën" Katër shokët" ( gomari,qeni,maçoku dhe gjeli).Jo zoti regjisor i "Big Bradhërit"! Kurrë populli ynë nuk ka jetuar në një apartament,apo në të njëjtën dhomë me kafshatë. Po të pati ardhur ndërmend tregimi i Migjenit " Bukuria që vret" me lopën Larë, analizoje më mirë... Mund ta pranojmë si rast i jashtëzakonshëm,por jo i përgjithësuar dhe sidomos në kohën e viteve 1945-1990. Ajo gjetje për të diskretituar sistemin komunist nuk të nderon, por të ul personalitetin e njohuritë tuaja. Në një emision tjetër, po tek “Top Channel” diskutantë përmendin se të martoheshe,apo dashuroje duhet të merrje leje tek partia. Jo, jo , mor zotëri, ke gënjyer dhe nuk e di realitetin,ndaj pyet dhe lexo. Të rinjtë dashuroheshin e martoheshin sipas dëshirës së tyre,pa pyetur ndoshta dhe prindërit. Po ua themi me kompetencë: populli ynë ka ditur të jetojë,të arsimohet, të bëjë seks, të lindin fëmijë, t'i rrisin e edukojnë. Nga ky popull kanë dalë shkencëtarë, dijetarë, aktorë të rangut botëror. Zhvillimi ekonomik, arsimor,kulturor,shëndetësor, mbushja e barkut me bukë bëri që nga 800.000 banorë që ishte popullsia në fund të vitit 1944, të rritet në 4 milion banorë deri në vitin 1990. Më një arsimim: 65% me arsim të mesëm, 25% me arsim të lartë dhe pjesa tjetër me arsim 8-vjeçar. Me zero-zero analfabetizëm. Ndaj kur të dilni për të diskutuar lexoni,pyesni dhe mbi të gjitha mos shpifni duke poshtëruar para botës popullin tuaj. Mendohuni kur të flisni. Brezi ynë pranon se nuk kemi jetuar si në përralla,por kurrë në errësirë. Asaj diskutantes, nga Finlanda, i themi se ato shëtitjet nudo,mbajini për vete, sepse ne nuk i duamë,pasi dhe kafsha që është kafshë organet gjenitale i mban mbuluar. Vetëm dhia e mban përjashta. Mos na propagando Hipizmin e dikurshëm,nga i cili lindën shumë sëmundje.
Më të lexuarat


Si mund të jetojmë në përputhje me dedikimin dhe pagëzimin tonë, o politikanë !

Paradokset e drejtësisë shqiptare dhe revolta kundër dy standardeve

Dhuna ndaj gruas përballë emancipimit të saj

Partia e luanëve mbyllur në kafaz të akullt

Historia nuk rishkruhet, por pasurohet zotërinj neoballistë

Më shumë vëmendje e dinjitet për personat me aftësi ndryshe

Fasliu, personazhi që i dha jetë “shtegut të bardhë” të Xhuvanit

Kafshët paskan frikë, po njerëzit.........?!

Një prurje e re në publicistikën shqiptare e profesor Ago Nezhës, “Demonët e Demokracisë”

Gazment Bardhi si pacient i Karl Jungut përpara 2 Dhjetorit
