
“Na presin 3 ditë të nxehta”, Lajda Porja parashikon si do të jetë moti në gjithë Shqipërinë dhe surprizat e papritura në fundjavë

Degradon keq situata/ Të rinjtë godasin njëri-tjetrin me thika, ka të plagosur dhe disa të arrestuar. Zbardhet shkaku pse nisi konflikti në mes të rrugës

PS përgatit ‘goditjen’ e fortë ndaj Sali Berishës, Taulant Balla del me njoftimin e jashtëzakonshëm dhe zbulon lëvizjen që do të bëjë Kuvendi në shtator: E papranueshme dhe absurde...(FOTO)

Ish-drejtuesi i Sigurimit të Shtetit, Bujar Hoxha: Në dosjen ‘Bomba’, ‘Merimanga’ e grupi i famshëm ‘Intelektuali’ të përfshirë dhe politikanë shqiptarë, ja çfarë di për rastin e Ilir Metës

E trishtë/ Humbje e madhe! Shuhet nga jeta akademiku dhe shkrimar i njohur shqiptar, autor i 135 veprave dhe albanolog me zë (EMRI+FOTO)

Fillimi i vjeshtës me surpriza në qeverisjen Rama, ja kush përflitet se do të ikë nga kabineti

Zbardhet vendimi i qeverisë: Rritet pagesa për ndihmën ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe kujdestarin e personit, ja kategoritë që përfitojnë

Shërbimet sekrete të botës “zbarkojnë” në Itali, zgjedhjet në shtator alarmojnë inteligjencën e fshehtë, ndërhyrje emergjente për të parandaluar të papriturat, ja prapaskenat

Pse kjo heshtje e thellë për problemet kryesore që ka populli ?!

Shkruar nga Gjon NEÇAJ 29 Korrik 2022

Askush nuk është më i mirë se unë .por as unë nuk jam më i mirë se të tjerët. Ky postulat i hershëm i popullit mbetet kryekëput në jetën e tyre politike,si e përcakton populli tash një dekadë,por në rrugë të shtrembër. Pasi u dha lajmi zyrtarisht nga mbledhja e vendeve anëtare të BE, ku një pjesë e tyre nuk ishin dakord për hapjen e negociatave, duam të shprehim opinionin në lidhje me këtë qëndrim, duke u bërë me dije këtyre vendeve që nuk ishin dakord se mos dhënia e dakordësisë për hapjen e këtyre negociatave i ka dhënë një goditje direkt popullit shqiptar dhe jo politikës. Presioni mbi politikën dhe qeverinë e këtij vendi të bëhej më shumë po të hapej kjo rrugë e re, si pasojë e zbatimit. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë. E siç shkruante këtu e vite më parë një publicist dhe akademik shqiptar, nuk ka liri të kriminalizuar, sikundër nuk ka demokraci të dhunuar, e respektivisht nuk ka patur as nuk do ketë liri komuniste në shoqërinë demokratike. Duke parë në ato vite jetën e mjerueshme të banorëve të atyre anëve, evidentoi në disa fshatra kasollet prej balte ku banonin disa familje, që as për bagëti nuk vlenin dhe në një kohë rekord, ndërtoi mbi 35 shtëpi të reja banimi. Shpesh këto vite në demokraci, teksa dëgjoj lajmet, bisedoj me krijues, drejtues vendorë dhe intelektualë lidhur me administrimin dhe drejtimin e pushtetit nga të zgjedhurit vendorë, si dhe kandidaturat dhe përzgjedhjen e tyre nga subjektet politike , që shpeshherë janë bërë paksa të bezdisshme, më kujtohet gjenerali në pension i luftës së Spanjës, biri i Kosovës, Veli Dedi, nga i cili dhe nga shumë të tjerë të asaj periudhe duhet marrë shembull, duke udhëtuar diku me mushkë dhe diku me këmbë, shtëpi më shtëpi dhe katund më katund, për të biseduar me qytetarët. Ndërsa unë dhe fqinjët e mi, sot meditojmë për deputetët tanë, që për katër vjet nuk shkelin në zonën tonë. Ata vijnë vetëm në fillim të fushatave, duke bërë mizën buall dhe detin kos me realizime dhe investime të fuqishme. Por nisur thjesht dhe vetëm nga interesa vetjake, të tillë kandidatë për drejtues vendorë, e kjo tashmë është një kambanë për zgjedhjet e ardhshme vendore me ndarjen e re administrative, ku një çerekshekulli radhazi kanë kandiduar, herë me një parti dhe herë me një tjetër. arrihet deri të synimi i dëshiruar, për ti formuar organet e reja të pushtetit ekzekutiv. Po kështu po ndodhë në Kosovë,ku një dialog i mundshëm dhe i gjithanshëm shoqëror, ku do të trajtohesheshin shumë tema , por edhe tema e identitetit. Polarizimet kaq të theksuara politike, kanë bërë që mos të dialogohet edhe atëherë, kur në pyetje është interesi shtetëror dhe interesi nacional. Kur nuk “dëshirojmë”, ta kuptojmë njeri- tjetrin, në situata delikate, atëherë, për çka dreqi jemi këtu nën këtë nënqiell. Secili do të ishte mirë , ti shikon mirë veprimet veta, dhe veprimet e njerëzve për rreth nesh, për të caktuar më mirë misionin qe e kemi, jo vetëm të asaj që e theksuam disa herë. Mendojmë se forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Demokracia të mos prodhojë konflikte të panevojshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të hartojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në parlament e sa më shumë të ardhura për të varfërit, drejtësi për të gjithë, të mos ketë vrasje, vetëvrasje, krisma tritoli, kërcënime, përdhunime as keqpërdorime dhe bindjet politike të mos përdoren për interesa të ngushta vetjake siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom. Duke dialoguar me vetveten, deshifroj thënien e një rilindasi tonë të madh, se Shqipëria është e shqiptarëve, e të gjithë jemi përgjegjës ndaj atdheut, ndaj kombit. Secili prej nesh ka një pjesë fajësimi që t’i nderojmë njësoj heronjtë e kombit, të kemi ekonomi të intensifikuar, tokë sa më shumë të punuar, pyje të gjelbëruara, ara të punuara, lumenj të pastër dhe një Shqipëri kryezonjë siç e kanë ëndërruar rilindasit këtu e para një shekulli. E sovrani pret e pret jo vetëm reformën e thellë në sistemin e drejtësisë, por krejt kupolën ligjvënëse e qeverisëse. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë.
Më të lexuarat


Lum partia që të ka edhe ty pushka top, moj Adriana!

Atdhetarë... dhe tradhtarë

“Edhe pehlivani Ali Xhixha ra nga teli” e jo më IM

Mesazhe nga intelektuale të shquar për shkrimin “Zëri i Mekur i intelektualëve”, botuar te gazeta “Sot”, datë 13 tetor 2015

Gënjeshtra, si ushqim i preferuar i turmave

Trimëria e fjalët e mëdha nuk janë për “armikun” politik, por për budallenjtë në turmë!

U mbars mali, e polli një mi...

Presidenti Meta e sekretar Ylli ikën pa dekoruar dhe kafshët e pyllit

Pse Berisha dhe Meta nuk morën pjesë në protestë?

“Çdo gjë ka një kufi”, thotë populli
