Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pse Lulzim Basha kërkon largimin e Ramës?

Postuar: 15/03/2019 - 07:18

Opozita ndërton lëvizjet e saj për të marrë pushtetin dhe për këtë është në të drejtën e saj. Mirëpo kjo e drejtë nuk është në favorin e saj, kur ato lëvizje nuk bëhen për të fituar ndonjë gjë vendi. Sot kam lexuar diku, se pa largimin e Bashës nga PD, ajo parti do të shkojë keq e më keq. Dhe këtë e thoshte një deputet i saj. Një njeri, që e quajnë kryetar partie opozitare duhet të ketë dy para mend në kokë kur ndërmerr lëvizje. Të mos dëgjosh ndërkombëtarët kur të këshillojnë, se po i vë minat Shqipërisë, do të thotë se halli i tij dhe pasvanëve nuk është i vogël. Të kërkosh largimin e një njeriu që është në krye të pushtetit dhe partisë me shumicë, do të thotë se nuk je njeri normal. Një kryeministër që e mbështet bota dhe elektorati i tij, nuk mund të përbëjë asnjë rrezik për opozitën, sepse nëse një njeri i vetëm është armik, hajdut e me gjithfarë të këqijash që i vesh opozita dhe elektorati nuk reagon, do të thotë se ato janë vetëm sajesa të një njeriu që është në hall. Ndërkombëtarët ja thanë edhe shqip edhe në gjuhën e tyre, se argumente janë ato që janë provuar me vendime gjyqësore. Është kjo arsye që elektorati dhe ndërkombëtarët e mbështesin Ramën, sepse një fakt të tillë opozita nuk e ka publikuar. Ajo është vërtitur pas shkrimeve të mediave, që vetë i shkruan e vetë i komenton e i vetëquan fakte. I shkreti Lulush është mbërthyer pas dy dosjeve, ku grihet sallatë, të cilat nuk janë quajtur prova nga drejtësia dhe vërtitet pas tyre.

Opozita nuk është mësuar të bëjë opozitë, se ka qenë gjithmonë në majë të kalit, ku vetëm ka bërë sehir. Si mund të bindë elektoratin dhe botën një Lulush, që katër vjet në krye të Bashkisë së Tiranës nuk bëri asnjë gjë. Madje ka sy e faqe të kritikojë e mohojë punën e Erion Veliajt, që e ndryshoi krejtësisht Tiranën. Nëse kjo opozitë vazhdon me këtë refren fjalësh që ka pesë vjet që e përdor, nuk ka si të bindë elektoratin që ta mbështesë në lëvizjet e saj. Protestat e bëra këto kohët e fundit, pavarësisht se sa pjesëmarrje kishin, nuk janë barometër për të kërkuar zgjedhje të parakohshme. Po të gjykosh hollë-hollë, e gjithë opozita e bashkuar me fëmijë e me të rritur, me kosovarë e turli të tjerë, vetëm ata njerëz ka. Po a e di opozita sa njerëz i duhen për të fituar zgjedhjet? Mirëpo me këtë këmbëngulje që po tregon Lulushi kundër të gjithë botës dhe shqiptarëve, ka një hall që e di vetëm ai. Lulushi po e bën tym e flakë Shqipërinë, se e di që nuk i fiton dot zgjedhjet dhe do që mbase përfiton nga rrëmujat. Po ai ka dhe një hall më të rëndë. Ai e di që Rama nuk ikën e s’ka përse të iki, po këtë e do për të justifikuar humbjen e radhës. Që atë ditë që të shpallen rezultatet e zgjedhjeve, ai do të dalë e do të deklarojë, se zgjedhjet i vodhi e bleu Rama, prandaj kërkova largimin e tij. Dhe nuk do t’i njohë zgjedhjet edhe sikur të mos ketë asnjë fakt. Madje do të fillojë protestat me ata që i kanë mbetur nëse edhe këtë radhë nuk do ta ndëshkojë partia. Kjo është e vetmja mbrojtje që do t’i bëjë vetes para partisë së tij..Po kur të ndëshkon populli me votë të pastër,ndëshkimet e tjera s’kanë vlerë ngado që t’i vijnë. Atëherë ndërkombëtarët nuk do të flasin,po kur të vijnë këtu nuk do ta përfillin më. A keni patur durim të shikoni protestat e opozitës? Edhe pse djegin goma e hedhin shashka mbi institucionet e policinë, deklarojnë se nuk kemi përdorur dhunë! Nuk e dimë, cilën quajnë dhunë ata? Mos kërkojnë të armatosen, siç ka deklaruar Berisha dhe Lulushja? Kundër kujt do të luftojnë? Lulushëria nuk mund t’i mbrojnë fajet e tyre me luftë të armatosur, se xhaxhai ka biçak. Me këtë mendje që kanë ata, duke ndenjur nëpër protesta në Tiranë, zgjedhjet i kanë të humbura. Rama e bëri gjysmën e fushatës dhe siç e keni parë, sheshet e sallat ishin të mbushura në mbështetje të politikës së tij. Me këto veprime vandale që po bën opozita, të krijon bindjen se në Shqipëri kanë hyrë forca fashiste e naziste.

Nga Enver CAKAJ

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 07:14

Tito shpiku në fakt, të famshmen "Bashkim Vëllazërimin" mes popujve të ish Jugosllavisë!

Postuar: 21/05/2019 - 07:13

Ishte vendimi i Kongresit të Përmetit, ai që i dha shfaqjes tonë teatrale partizane titullin &ldq

Postuar: 21/05/2019 - 07:11

Politikanët tanë, veçanërisht ata në opozitë, pa përjashtuar edhe ndonjë zë të mekur minor, si të

Postuar: 19/05/2019 - 07:54

Shqipëria dhe shqiptarët po përjetojnë atë që pritej.

Postuar: 19/05/2019 - 07:52

Veprimi i 18 shkurtit i opozitës së votuar për të dalë përfundimisht nga parlamenti është dënuar

Postuar: 19/05/2019 - 07:50

Në intervistën në VOA, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, u përpoq të dukej si një tjetër Moni

Postuar: 18/05/2019 - 07:38

Prof.