BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Pse mos të ketë një bashkëqeverisje tranzitore PD-PS në Shqipëri?

Pse mos të ketë një bashkëqeverisje tranzitore PD-PS

Demokracia nuk është vetëm luftë për pushtet, por demokracia është edhe marrëveshje, konsensus e pajtim kundër përçarjeve dhe të këqijave që kërcënojnë dhe rrekojnë sovranitetin, zhvillimin dhe integrimin. Them dhe mendoj se duke parë që Shqipëria po zhegitet prej 30 vitesh në një ngërç politik, në një tranzicion të traumatizuar, tranzicion pengues e moszhvillimor të demokracisë, të ekonomisë, të mosndërtimit të shtetit ligjor dhe të mosintegrimit në BE, atëherë vjen edhe logjikshëm arsyetimi se përse të mos ketë një konsensus dhe madje edhe një bashkëqeverisje tranzitore ndoshta edhe me dy mandate prej dy partive kryesore politike: asaj Socialiste dhe asaj Demokratike të Shqipërisë?! Dhe pra pse, por të mbahet peng shteti dhe shoqëria shqiptare prej inateve, egoizmave, pabesive dhe prej interesave të ngushta të disa individëve dhe të disa klaneve politike të partive politike, të cilat po e mbajnë Shqipërinë në udhëkryq permanent korrupsioni, krimi dhe në një gjendje paqëndrueshmërie politike dhe pasigurie gjithfarëshe me dëme e pasoja të rënda kombëtare; dhe që ka tridhjetë vite që për Shqipërinë është krijuar edhe një imazh i pakëndshëm, i errët dhe i zymtë ndërkombëtar, e deri sa po çuditet edhe bota prej kësaj farë demokracie tipike shqiptare.

Duke u nisur nga konsiderata të paanshme dhe jo politikisht të ndikueshme nga interesi partiak dhe ai personal; duke u çliruar për një moment nga fanatizmi politik dhe duke vënë interesin shtetëror, atë kombëtar dhe atë të përgjithshëm mbi atë politik e partizanin do të ishte mirë që Shqipëria të bashkëqeverisej nga një koalicioni PS-PD. Kundër këtij koalicioni do të ketë kundërshti dhe pakënaqësi natyrisht sidomos nga “ekstremistët”, nga ata që e shohin politikën pozicion tabu dhe si “herezi” një bashkëpunim të tillë, por që nuk ka asgjë të keqe nëse arrihet një marrëveshje historike një “pajtim” politik historik mes dy partive politike kryesore në Shqipëri për të mirën kombëtare dhe për integrimin në BE. Kjo periudhe bashkëqeverisje e bashkëpunimi mes PD e PS nuk do ta dëmtonte as demokracinë dhe as pluralizmin, se më shumë se është dëmtuar dhe shpërdoruar demokracia në këto 30 vite nuk ka të shkojë më keq, por një konsensus parimor, pajtimor dhe i gjerë PD-PS do t’i shërbente formimit të besimit demokratik të ndërsjelltë, konsolidimit të shtetit ligjor e demokratik si dhe të një demokracie zhvillimore pa kriza, pa grindje e tollovi, do t’i jepte fund kulturës së manipulimit të zgjedhjeve dhe fenomenit të shitblerjes së votës dhe do të mundësohej edhe instalimi i një kulture demokratike e qytetare të asaj  se në demokraci fitimtarë janë të gjithë; do t’i jepte fund edhe ndarjes së shoqërisë në dy taborë kundërshtarësh, në Ne dhe në Ata.