BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Pse mungon kandidati kryeministër i Shqipërisë ndryshe?!

Pse mungon kandidati kryeministër i Shqipërisë ndryshe?!

Ky 25 prill që vjen, me datën 26-të, nuk do të zgjidhë kurrë problemin e madh të elektoratit që nuk do të shikojë asnjë fytyrë të “Republikës së Katërt shqiptare”. Po mbas vitit 1920, mbas vitit 1928 në monarki, mbas vitit 1944 si diktaturë dhe mbas vitit 1991 si – demokraci. Realisht “Republika e Katërt” është ajo e Sali Berishës, Fatos Nanos, Edi Ramës dhe të gjithë soj sorollopit post komunist të indoktrinuar tashmë keq, jo ideologjikisht, por korruptivisht. Për fat të keq dhe pse me një libër të edukuar edhe pse jo kaq letrarisht apo filozofikisht mirëshkruar edhe Lulzim Basha me gjithë moshën e tij nuk është kurrë njeriu kandidat “Kryeministër Ndryshe” i Shqipërisë së republikës së pestë. Ne akoma si me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën bashkë me Monikën do të vazhdojmë marrëzinë e “Republikës së Katërt” të tranzicionit idiot dhe fatkeq shqiptar që ka në bazë, arratisjen nga Shqipëria, vitin 1997-të, vitin ‘98-të, Gërdecit, 21 Janarit dhe kolapsit ekonomik dhe moral politik akoma më shumë në drejtësi për tre dekada. Pse mungon “kandidati kryeministër i Shqipërisë Ndryshe”. Sepse një kandidat të tillë e pengon “tiranokracia sublime” dhe kryefortë e Sali Berishës ngulur në gjak të PD-së. Imitimi idiot dhe fatkeq i drejtimit partiak të PPSH-së plazmuar pa asnjë mëdyshje në PD. Kapadaillëku verior dhe që duket si “burrnor”, por që nuk pajtohet fatkeqësisht me ligjin dhe zbatimin e tij. Lufta e klasës në mënyrë tragjike, ku hajvanët e partisë bëjnë pastaj biografitë e njerëzve demokratë. Bolshevizmi i PD-së i shitur për parime të djathta që tashmë është bërë banalitetit më i madh i jetëshkrimit të saj. Marrja në qafë të mijëra demokratëve normalë dhe të vërtetë nga lëtyrat lumpenë proletariat në PD. Por “kandidatin kryeministër të Shqipërisë Ndryshe” nuk e lejon vesi i Nanos, doza idiote e njeriut të vetes dhe shitmendjes folklorike deri në amshim. Fjalët rrumpallim politik filozofik që autori i kujton të zgjuara dhe që në kohën e sotme janë butafori idiote që nuk të çojnë as në derë të halesë. Po i shet dhe për liri dhe demokraci. Këtë kandidat për kryeministër e ndalon dhe “Majko socialist i rilindjes”. Njeriu që iku nga ajo që ishte, por dhe kuptoi se nuk duhet të ishte socialist, që në Shqipëri të jetonte më mirë. Aq më shumë kandidatin e ndalon Ilir Meta me partinë familjare dhe idenë e fabrikës parti. Por këtë kandidat e ndalon njeriu më i sofistikuar i Republikës së Katërt ose Rama. Sunduesi për urrejtje i PS-së, asaj që shante dhe mallkonte kur donte PD-në. Njeriu që largoi PS-në nga rruga e demokracisë dhe pluralizmit të brendshëm megjithëse rrumpallë alla Nano. Ai që bëri që PS të ishte një PD e drejtuar jo nga Berisha, por nga modeli i tij tiranas sundimtarit. Piktori që ideoi Rilindjen si pjesa ekzekutive e PS-së. Cinizmi jugor dhe gjatësisë veriore trupore bashkë. Një nga gjetjet me sublime dhe më fatkeqe për politikën, por e suksesshme për Ramën dhe vetë PS-në. Përfituesi i qartë i bashkimit plutokratik mes politikës dhe të pasurve. Dashuria e Ramës për të pasurit, nënshtrimi i tij ndaj tyre, kapitullimi në PPP dhe suksesi financiar borxh i shqiptarëve, është një nga të këqijat e mëdha të lumpen proletariatit post komunist me ndihmën e fantaziozëve Ahmetaj dhe Gjiknuri. Modernët e Rilindjes, konkubinat e shumta për fat të keq gra, iu rrjepin lëkurën shqiptarëve më mirë se sa idiotët dikur folklorikë të Berishës, por metoda e mrekullueshme e rrjepjes i bën më të “pashëm” dhe në sy të botës dhe shqiptarit levend. Shpallja e plutokracisë Rama dhe dashuria për gangsterët e biznesit është faqja më e zezë e marrëdhënieve të shtetit shqiptar me popullin nën këmbët e dhjetë apo diçka më shumë plutokratëve politikë dhe pastaj ekonomikë në komandë. Në sajë të Ramës kanë marrë gjithçka si resurs dhe as që bëhet fjalë se mund të ketë një kandidat kryeministër ndryshe, që ti luajë nga pozicioni i tyre fuqishëm politik dhe financiar.

Kryefati i keq i Shqipërisë është pastaj Lulzim Basha. Sigurisht që mbase mund të jetë më i “butë” se të gjithë ato që përmënda më sipër ( ka xhahilë aleatë PD dhe PS) por është njeriu më i pafuqishëm, më i pa zot që ndërtojë “Republikën e Pestë” ose atë post tranzicion. Më vjen keq ta them këtë gjë, por kështu është. Mjafton të dëgjosh “Agronët” e tij në TV dhe kupton se çfarë demence politike dhe idiotizmi politik inatçor dhe injorant “ ashtuquajtur akademik” është në realitet. Pasiguria filozofike dhe politike e Bashës është ekzemplare. Ai nuk mundi të zëvëndësojë Berishën. Mori mbrojtjen e tij dhe bashkë me të dhe uljen e reputacionit përpara liderit maximus folklorikë shqiptar ose Sali Berisha. Ai nuk mund të transformojë dot historinë jashtë Berishës dhe Ramës. Është në distancë për fat të keq. Nuk është kandidati që përfaqëson Shqipërinë e atyre që nuk duan më republikën e katërt të Berishë - Ramës. Nuk më përfaqëson jo thjesht mua dhe pse nuk kam asgjë me të, por nuk përfaqëson dot një rini e cila nuk është si ai. Nuk ka parime sublimiteti idiot partiak, pa rrënjë demokracie në parti. Kandidati Kryeministër Ndryshe i Shqipërisë nuk mund të jetë kundër demokracisë në parti. Përkundrazi. Por ky kandidat nuk vjen as me Ramën, as me Berishën dhe as me Lulzimin dhe as me Metën, as me një tjetër në partitë respektive. Vjen kur ti thuhet stop imitimit të PPSH-së dhe demokraturave lindore, të cilat në fund të fundit kanë mënyrën e tyre, por nuk duan të jenë në demokraci. Ne një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare që mendojnë ndryshe alternativave të 25 prillit, nuk kemi përfaqësues dhe biles nuk kemi as pse dalim fare. Ne nuk kemi mundur të gjejmë dhe të kemi partinë dhe kandidatin kryeministër ndryshe të Shqipërisë. Nuk kemi gjetur Kryeministrin e post tranzicionit shpesh herë kriminal dhe fatkeq shqiptar. Jo, nuk kemi pasur mundësinë dhe zotësinë ta gjejmë dhe ta kemi.