BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Pse ndjeva shtetin...

Pse ndjeva shtetin...

Mbrëmë një djalë i ri 18-20 vjeç, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në stacionin e autobusit përballë me Piramidën, pësoi një krizë nervore dhe ulërinte me të madhe. Kërcente përpjetë dhe ulërinte. Nuk ishte i dhunshëm. Edhe pse dy metra larg kishte xhamat e reklamave të stacionit të autobusit, nuk dëmtoi asgjë. Ulërima po i vazhdonte gjatë. Telefonova 127, linjën e emergjencave mjekësore. Menjëherë mu përgjigjën. U raportova rastin. Thanë do dërgojnë një ambulancë. Më këshilluan të marr edhe 112, policinë. Mora 112. Edhe aty mu përgjigjën menjëherë se do të dërgonin një patrullë. Pas 10 minutash, më telefonuan. Ishte autoambulanca. Kërkonte pozicionin tamam ku ndodhej djali. Ua thashë. E gjetën. E morën. Ai djalë kishte nevojë për ndihmë urgjente mjekësore dhe e mori. Që nga 1 janari 2021, 4.650 mjekë dhe 13,765 infermierë që punojnë në Shtet, do të shohin pagat e tyre të rritura me 40 për qind. Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë një rritje kaq e madhe. Dikush mund të thotë me të drejtë: “Në kohë pandemie rrisim pagat”. Por ama mjekët dhe infermierët tanë e meritojnë që të gjithë. Jo vetëm ata që po shpëtojnë jetë nga kriza e pandemisë. Që marrin parasysh rrezikun e jetës. Po jetojnë në kohëra kur çdokush duhet të marrë parasysh një rrezik dhe të guxojë. Po guxon dhe një buxhet. Diçka që nuk ndodh çdo ditë. Po guxon fort. Buxheti i të gjithëve, Buxheti i Shtetit. Ky Buxhet ka parë këto nëntë muaj një rënie katastrofike të të ardhurave. Të pandodhur ndonjëherë tjetër. Me 290 milionë euro më pak për periudhën janar-shtator nga mbyllja nga koronavirusi, Buxheti po provon të ndihmojë ekonominë dhe të gjithë ne. Po guxon fort. Po si? Lëvizja e parë: qeveria ia zeron më 1 janar 2021 tatim-fitimin biznesit të vogël me xhiro vjetore deri në 140 milionë lekë të vjetra. Ose që shet në mallra e shërbime afërsisht 12 milionë lekë të vjetra në muaj. Janë mesatarisht 170 euro tatim-fitimi që rreth 70 mijë sipërmarrje të vogla nuk do të arkëtojnë në buxhet, ose rreth 12 milionë euro. Nafta pa akcizë, taksë qarkullimi dhe karboni për 97 mijë bujqit dhe fermerët që kanë një NIPT nga 1 janari 2021, po ashtu do pakësojë të ardhurat e buxhetit me 1 miliardë lekë të reja, ose 8 milionë euro. Këto para qeveria shpreson që bujqit dhe fermerët t’ i investojnë në prodhim ose në zgjerim aktiviteti, duke trefishuar ndikimin mbi ekonominë tonë. Kështu, do të mund të kemi 36 milionë euro që bëhen gati për konsum ose prodhim, vetëm nga lëvizjet e fundit të buxhetit me biznesin e vogël dhe bujqit e fermerët. Por le te kthehemi tek shëndetësia. Mu kujtuan fjalët e kryeministrit në një takim një javë më parë me gazetarët. “Shëndetësia publike ka shumë probleme. Por të paktën kemi ngritur sistemin”. Unë e pashë me sytë e mi sistemin, kur një djalë i ri kishte një problem të madh shëndetësor në rrugë. E provova mbrëmë. Bëra dy telefonata. Dhe sistemi funksionoi. Ndoshta me shumë mangësi. Me shumë probleme. Por sistemi është ngritur. Është real dhe po qëndron, megjithë indiferencën dhe dyshimet tona, që i kemi në gen. Dhe, kur kemi nevojë, na përgjigjet. Në pak minuta erdhi edhe patrulla e policisë tek stacioni i autobusit. U largova i lehtësuar nga aty. Ky është shteti. As më shumë, as më pak se kaq. Kur ke nevojë për një shërbim për shëndetin, apo ke probleme me rendin publik, dikush me autoritetin e një shteti duhet të jetë afër. Këtë kërkojmë ne qytetarët, që të ndodhë me taksat tona. Prandaj e ndjeva shtetin pranë mbrëmë.