
Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

Shkruar nga Kreshnik Spahiu 1 Tetor 2023

E gjeni dot, ku ndryshon Fred Beleri i Greqisë, me Milan Radoiçiçin e Serbisë?
Kam tre ditë që dëgjoj me habi “Patriotët” e Shqipërisë që ulërasin për sulmet e Serbisë, por që ulin brekët para Greqisë!
Patriotizmi në Shqipëri është paksa më i ndryshëm se në Kosovë. Ndonëse ka disa të përbashkëta në disa pjesë të shoqërisë.
Le të themi në Shqipëri ka njerëz që duan Berishën më shumë se Shqipërinë, ashtu si në Kosovë ka njerëz që po kritikove Albin Kurtin, e barazojnë që: “Ti nuk do Kosovën, nëse nuk do kryetarin.”
Pra e përbashkëta është që shqiptarët pjesërisht duan më shumë partinë sesa Kosovën dhe Shqipërinë.
Gjithsesi ka disa specifika që shqiptarët e Shqipërisë mbeten larg ndjeshmërisë patriotike krahasuar me shqiptarët e Kosovës. Ndoshta komunizmi i bëri shqiptarët në Shqipëri “internacionalist” dhe pushtimi në veri i bëri “nacionalist”.
Për ta ilustruar po marr dy personazhe që kanë kërcënuar seriozisht me bandat e tyre integritetin territorial të Kosovës dhe Shqipërisë:
Milan Radoiçiç dhe Fredi Beleri respektivisht mbështeten nga Beogradi dhe Athina për pretendimet territoriale në veri të Kosovës dhe jug të Shqipërisë.
- të dy kanë marr pjesë në sulme ushtarake respektivisht njëri kundër pavarësisë Kosovës dhe tjetri kundër Shqipërisë,
- të dy janë të votuar nga minoriteti serb dhe grek,
- të dy kanë formacione politike në Kuvend,
- të dy financohen nga jashtë: nga Serbia dhe Greqia,
- të dy kanë që të dyshuar dhe hetuar për krime,
- të dy synojnë serbizimin e Kosovës dhe helenizimin e Shqipërisë,
- të dy kanë mbështetjen e kishës orthodose serbe dhe greke,
- të dy synojnë autonominë e komunave të banuara nga serbët dhe grekët në Kosovë dhe Shqipëri,
- Beleri u hetua për vrasjen e 3 ushtarëve shqiptarë në kufi, ndërsa Radoiçiç për vrasjen e një polici shqiptarë.
Ndryshimet me këto procese janë turbulencat “patriotike” të ndryshme që ka Tirana nga Prishtina:
- Prishtina këtyre i futi plumbin, Shqipëria i futi për kryetar Bashkie
- Në Kosovë s’gjen asnjë shqiptar të votoj Radoiçiçin, në Shqipëri mijëra militant të Berishës dhe Metës e votuan Fredi Belerin si kryetar.
- Në Kosovë njerëzit e Radoiçiç janë shpallur organizatë terroriste, ndërsa në Shqipëri opozita e shpalli Fred Belerin hero dhe të burgosur politik.
- Në Kosovë opozita u bashkua me Albin Kurtin kundër Radoiçiç, në Shqipëri opozita bashkohet me Fred Belerin kundër Ramës.
Për të mos u zgjatur ndryshimi i patriotëve në Kosovë në dallim me Shqipërinë është ky.
Hashim Thaçi nga burgu doli pro Kosovës, kundër Radoiçiç-it të Serbisë.
Në Shqipëri, Berisha dhe Meta bëjnë aleancë me Belerin e Greqisë për rrëzimin e qeverisë Shqipërisë.
E imagjinoni dot sikur opozita Kosovës sot të rreshtohej pro bandës serbe të Radoiçiç për ta rrëzuar Albin Kurtin?
Jo, nuk ndodh se ata e duan shtetin më shumë se pushtetin. Kundër Serbisë ata janë bashkë.
Ky është ndryshimi me spiunët e Shqipërisë.
Më të lexuarat


Drejtësia e jonë duke qenë vet “në vdekje klinike” nuk mund ta dënojë “doktor vdekjen”

Gjuha e folur e shkëmbit, e të dhé-lindurve në Dodonë Kolonjë Kamnik, më e lashta mbi dhé sot Gjuha Shqipe

Demokracia për popullin, apo anarshi për përfaqësuesit e tij

Si mund të jetojmë në përputhje me dedikimin dhe pagëzimin tonë, o politikanë !

Paradokset e drejtësisë shqiptare dhe revolta kundër dy standardeve

Dhuna ndaj gruas përballë emancipimit të saj

Partia e luanëve mbyllur në kafaz të akullt

Historia nuk rishkruhet, por pasurohet zotërinj neoballistë

Më shumë vëmendje e dinjitet për personat me aftësi ndryshe

Fasliu, personazhi që i dha jetë “shtegut të bardhë” të Xhuvanit
