Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pse një ambasador i huaj i kujtoi Voltana Ademit 1913?

Postuar: 23/07/2019 - 07:20

Voltana Ademi i kërkoi ndihmë disa ambasadorëve të huaj për të hetuar e vendosur drejtësinë në lidhje me votimet e 30 qershorit dhe për vazhdimësinë e mëtejshme ligjore të pushtetit lokal në Shkodër. Dhe përgjigjen ia dha ambasadori austriak, Johann Sattler, që mund të themi se është sintezë e një përgjigjeje që mund t’i jepte çdo ambasador që i del pak kohë për tu marrë me pushtetarë të tillë dhe ka ndjekur me konsekuencë aksionin e vazhdueshëm opozitar, e sidomos atë gjatë këtyre muajve të fundit. Kjo përgjigje e shkurtër, korrekte, e zhveshur krejtësisht nga sensi diplomatik e ambasadorit Sattler, është tamam sikur të ishte përgatitur me mendjen e të gjitha diplomacive të huaja dhe nuk është vetëm për znj Voltana, por për gjithë ata opozitarë lokalë që mendojnë e veprojnë si ajo. “Do isha i lumtur të diskutoja- i përgjigjet ambasadori kërkesës së Ademit. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë negociatat me BE. Kjo kërkon aftësinë për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë nevojiten dy gjëra: Sezoni i konfliktit duhet të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konflikteve. Shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë”. Është kjo një përgjigje sa aluduese për verbërinë e kategorisë së pushtetarëve të tipit Ademi e Mziu, aq dhe injoruese për një pushtetare që mundohet të hiqet me mendime dhe sjellje evropiane. Është injoruese kjo përgjigje, sepse Voltana Ademi, duke kërkuar zgjidhje institucionale nga organizma ndërkombëtarë, është një Don Kishote e vogël që stonon krejtësisht me aktualitetin e vitit 2019. Shqipëria që ka bërë kaq hapa përpara, me institucione që kanë përfaqësitë e tyre në strukturat evropiane, me një demokraci që edhe pse ka mangësi, ka ecur mjaft përpara, është shumë larg asaj që mendon e dëshiron znj Voltana dhe çdo krahasim është absurd dhe qesharak. Së dyti, përgjigja e ambasadorit i thotë edhe një herë Voltanës dhe të gjithë violentëve të tjerë pëdëistë që nuk duan të njohin institucionet, se faktori ndërkombëtar i ka njohur si zgjedhjet e viti 2017 ashtu edhe ato të 30 qershorit si të ligjshme, ndaj veprimet opozitare nuk janë veçse benzinë mbi zjarrin e ndezur artificialisht këta muajt e fundit. Aq më keq që zgjedhjet e 2017, për të cilat opozita hidhet përpjetë se qenkan të manipuluara, vetë opozita shqiptare, jo vetëm që i ka certifikuar e pranuar, duke u bërë pjesë e strukturave të zgjedhura në të gjitha institucionet sipas përkatësisë së votave, por ishte kjo opozitë që i menaxhoi vetë gjithë procedurat e zgjedhjeve të vitit 2017!

Së treti ambasadori i thotë shkoqur dhe shkurt Voltanës, se zgjidhjet e konflikteve politike bëhen në institucione, nga vetë shqiptarët dhe jo për çdo gjë të drejtohen sytë nga ndërkombëtarët. Kur zoti ambasador i përgjigjet Voltanës se “shqiptarët duan të shkojnë me pushime me mendje të qetë ”, do t’i tregojë asaj se shumica e shqiptarëve nuk e ka mendjen tek çaprashitjet dhe molotovët e opozitës, por tek përpjekjet e gjetja e rrugëve konsensuale të kësaj klase politike, për të përmirësuar mirëqenien e tij, ndaj nëse opozitës i duket mirë kështu, le të vazhdojë ti bjerëlegenit të “zgjedhjeve të manipuluara dhe mazhorancës së inkriminuar!” Znj Ademi dhe gjithë ademjanët e tjerë duhet ta kuptojnë dhe mësojnë se konfliktet e pretendimet midis palëve në demokraci zgjidhen me dialog, me mirëkuptim dhe jo me ndërhyrje nga jashtë apo me protesta të dhunshme..

Së fundi dhe kjo është më e rëndësishmja, duke i kujtuar znj Ademi vitin e mbrapshtë 1913, ambasadori austriak bën një analogji të koncepteve të kryepushtetares shkodrane me ato të autonomistëve puçistë të vitit 1913, ku më shumë se kushdo qytet tjetër, i ka vuajtur Shkodra. Ai i kujton këtë vit të mbrapshtë znj Voltana, se kësaj kryebashkiakeje i ka mbetur ora mbrapa dhe ëndërron veten një kryeprince sikur të ishte Shkodra e atyre viteve. Me qëndrimin e saj antiligjor për të mos lëshuar zyrën, znj Voltana kërkon të sjellë imazhin e atij viti, kur Shkodra në kundërshtim me çdo akt ligjor kombëtar, e përpjekjet e patriotëve shqiptar për mos copëtimin e kombit, u shpall autonome me qeverinë e saj. 1913 ishte viti i copëtimit të Shqipërisë, dhe në këtë përçarje kombëtare, faji kryesor është i atyre politikanëve miopë që e përdorën autonominë e Shkodrës për interesat e tyre. Mos vallë zonja Ademi dhe liderët pëdëistë që e frymëzojnë atë, kanë ndër mend për një autonomi të Shkodrës, kur deklarojnë se nuk njohin qeverinë, nuk njohin parlamentin, nuk njohin zgjedhjet!? Tani znj Ademi është në siklet se po i ikën karrigia dhe kujton ta mbajnë ndërkombëtarët siç mbajtën Esad Pashë Toptanin. Dashje padashje, Ademi kështu shfaq një ndjenjë të partisë së saj, që gjithmonë ka nxitur vëllavrasjen, ndarjen Veri Jug dhe copëtimin e Shqipërisë në parcela partiake. Përgjigja e ambasadorit austriak është pa ekuivok: pushteti në demokraci merret me votë dhe as me kërcënime, as me bojkot dhe as me ndërhyrje nga jashtë.

Përgjigja e ambasadorit është dhe injoruese sepse vetë zonja Ademi injoron mënyrën e funksionimit dhe të zgjidhjeve të problemeve në demokraci. Ndërkombëtarët kanë ndjekur me kujdes e kanë parë me sytë e tyre ç’ka bërë partia e znj. Ademi këta muaj, pas shpalljes së 30 qershorit si ditë zgjedhjeje dhe ajo ka mbajtur shënim çdo gjë. Së pari kush e pengoi znj Ademi të futet në zgjedhjet lokale? Me Edi Ramën nuk bëhen zgjedhje, deklaronte ajo dhe lideri i saj me kokëfortësi patriarkale. Kjo është thjesht militantizëm partiak dhe justifikim e frikënga humbja, sepse a nuk qe kjo Voltanë që fitoi zgjedhjet në vitin 2015, kur qeverinë e kishte po Edi Rama!?Pse atëherë ajo nuk pati frikë nga manipulimi dhe fitoi bashkinë, e tani na bojkotuaka!?Atëherë faji nuk është i qeverisë Rama, por e ka tek vetja dhe lideri i partisë së saj që është kapluar i tëri nga makthi i humbjes.

A nuk qe konsulta me gjithë partitë politike dhe kryesisht kërkesa e partisë ku aderon znj. Ademi që Presidenti të shpallte me konsensus datën 30 qershor si datë të zgjedhjeve. Pse u kujtua ta kundërshtojnë e të protestojnë ndaj kësaj date pas pesë muajsh partia e Voltanës!?

Pasi deklaroi me kryeneçësi se në Shkodër nuk do të ketë zgjedhje në asnjë mënyrë, duke folur për autonomi të pushtetit lokal, zonja Ademi filloi sulmin ndaj KZAZ me të gjitha format antidemokratike. Herë dilte në ballë të turmës, duke hedhur molotovë, herë fshihej pas mosbindjes civile, përfaqësuar nga një grusht rrugaçësh, dhe herë nxiste ca mitingashë të manipuluar e irrituar, duke i çuar ata deri në djegien e materialeve zgjedhore. Dhe kur të gjitha këto ishin në prag të konflikteve për gjakderdhje dhe pasi protestoi me këngë e saze pranë qendrave të votimit më 30 qershor, e kur e pa se populli nuk ia vari, e përfaqësuesit e SHBA dhe BE i paralajmëruan ashpër deri në etiketimin e partive të tyre si “organizata të dhunshme”, znj Ademi, si gjithë opozita u mundua të tregohej si tolerante, të bënte thirrje për qetësi e ulje gjakrash, madje mori guximin për tu kërkuar ndihmë edhe ambasadorëve!!

Zgjedhjet e 30 qershorit mbaruan dhe u njohën nga ndërkombëtarët dhe kolegji zgjedhor, ndaj trimat e PD që drejtojnë gjer më tani pushtetin lokal, duhet t’i ulin armët e të dorëzojnë zyrat. Pavarësisht se Presidenti ka caktuar datën 13 tetor si ditë zgjedhjesh, por lideri i partisë së Voltanës nuk e pranon as këtë datë!? Kjo datë e caktuar pa mbështetur në asnjë ligj dhe pa asnjë konsultim paraprak me forcat politike, dhe aq më keq, kur gjysma e opozitës nuk e pranon, tregon absurditetin më të madh të Presidentit dhe të një analisti i cili shkruante se “ do, apo nuk do Edi Rama, në 13 tetor duhet të zhvillohen detyrimisht zgjedhjet! “ Por, po nuk deshi Edi Rama që është kryeministri i vendit, që menaxhon të gjitha financimet e infrastrukturës së zgjedhjeve, kush do ti bëjë zgjedhjet, o i dashur President dhe ti analist zëdhënësi i tij. Ndaj znj. Ademi, nëse nuk ka ndonjë dialog e marrëveshje të forcave politike, përgatitu shpirtërisht që të takohemi për mirë, në zgjedhjet e vitit 2023.

Nga Ramazan Sherja

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 07:22

Në sistemin e ekonomisë të tregut, për sa kohë "liria ime fillon aty ku mbaron liria jote", jo zoti Edi Rama, por edhe "perëndia" e tij të jetë në krye të vendit, kurrë qytetarët nuk mund të "

Postuar: 22/08/2019 - 07:19

Shpesh herë, në zallamahinë e një politike që kërkon ta zvetënojnë mazhorancën që qeveris vendin,

Postuar: 22/08/2019 - 07:17

Shtatori është muaji i nëntë i vitit në kuptimin fizik e kalendarik.

Postuar: 22/08/2019 - 07:16

Asnjë qeveri shqiptare këto 29-të vite post diktaturë, nuk ka mundur njëherë të vetme të ketë zba

Postuar: 22/08/2019 - 07:15

Tashmë, si për të na mbushur mendjen se hale - klasa politike është krejt e hallakatur, ky gjysmë

Postuar: 21/08/2019 - 07:47

Partia Demokratike trashëgoi nga zgjedhjet e pushtetit lokal të vitit 2015, një numër jo të vogël

Postuar: 21/08/2019 - 07:45

Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë që, në shtëpinë time, një vizitor i huaj të shprehej me superlat