
"Ore e ka seriozisht?" Ndizet keq debati mes të ftuarëve në emision live: Pusho mos bëj zhurmuesin

Ashpërsohen tensionet, serbët provokojnë trupat e KFOR-it dhe shpërthejnë bombë molotov në kufi

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit për gjatë javës, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Pse nuk doni ta përcaktoni minimumin jetik zyrtar?

Shkruar nga Bujar Leskaj 24 Mars 2023

Shqipëria, vendi ynë është i vetmi vend në Evropë që nuk e ka në legjislacionin e saj përcaktimin e minimumit jetik zyrtar, si një masë të domosdoshme dhe efektive që ndihmon Shtetin dhe vendim-marrësit publikë kryesorë të tij, për të planifikuar dhe zbatuar më drejt dhe më duhur politikat sociale në mbështetje të shtresave më vulnerabël të popullsisë.
Pse e humbët mundësinë në vitin 2016?
Ju mazhoranca, i kishit gjasat e plota ta miratonit Minimumin Jetik Zyrtar në vitin 2016, kur, me nismën e Avokatit të Popullit, Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike(ACER), nën drejtimin e studiuesit dhe ekonomistit të njohur Zef Preçi, realizoi studimin me titull “Llogaritja e minimumit jetik në Shqipëri. Nga minimumi jetik si mbijetesë drejt një standardi të arsyeshëm jetese” (https://www.avokatipopullit.gov.al/media/manager/website/reports/LLOGARITJA%20E%20MINIMUMIT%20JETIK%20N%C3%8B%20SHQIP%C3%8BRI.pdf). Në programin tuaj të parë qeverisës 2014-2017, kishit përcaktuar si objektiv llogaritjen, publikimin dhe kalendarizimin e plotësimit të minimumit jetik në Shqipëri. Kishit studimin e plotë shkencor nga ACER dhe Avokati i Popullit, si dhe mbështetjen e plotë të opinionit publik dhe qytetarëve. Studimi i ACER përcaktonte një minimum jetik për qytetar mbi 18,000 lekë, bazuar në kritere të forta shkencore matjeje. Pse nuk e përcaktuat atëhere me ligj minimumin jetik zyrtar? Pse nuk përfshitë INSTAT në kërkimin shkencor modern për varfërinë e shqiptarëve, por e latë të numëronte televizorin dhe lavatriçen në shtëpitë e të varfërve, për t’i deklaruar të padenjë për ndihmën shtetërore? Lavatriçja dhe televizori janë brenda standardit të arsyeshëm për jetesë dinjitoze dhe jo indikatorë të mungesës së varfërisë! E refuzuat llogaritjen zyrtare të minimumit jetik, ndryshe nga sa vepron çdo qeveri dhe shtet i përgjegjshëm evropian, sepse kishit nisur të ëndërronit që në vitin 2016 për investimet 1 miliardë euro me PPP. Të cilat i shumëfishuat në periudhën e artë të PPP-ve tuaja, në vitet 2017-2019, kur futët duart në xhepat e shqiptarëve edhe për 13 vite të ardhshme, përmes taksave që jeni të detyruar të rrisni, për të përballuar pagesat e Buxhetit të Shtetit ndaj kontratave me partneritet publik-privat, që çdo vit pas 2017-ës, po i tejkalojnë rregullisht të 100 milionë eurot. Kjo është arsyeja pse nuk ju mjaftojnë paratë për detyrimet financiare që lindin nga skemat e duhura të kompensimit të varfërisë, që imponon përcaktimi zyrtarisht dhe me ligj i minimumit jetik. Nuk vlerësoni zyrtarisht minimumin jetik të popullatës, sepse ju duhet të angazhoheni të kompensoni varfërinë masive të shqiptarëve, të thelluar nga tërmeti, pandemia e Covid-19 dhe inflacioni tejet i lartë, i shkaktuar nga invazioni i Putin në Ukrainë. Ju duhet dhe e keni të domosdoshme, me minimumin jetik t? përcaktuar, që të angazhoheni në programin social të të ardhurave të garantuara për qytetarin, sikurse quhet dhe zbatohet gjerësisht kudo në botën e qytetëruar dhe humane. Por ju nuk jeni as humanë, as edhe të qytetëruar, për fatin e keq të shqiptarëve, që tani po i qeverisni. Nga sufiçiti në të ardhurat buxhetore mbi gjysëm miliardë euro, i krijuar në dhjetë muajt mars- dhjetor 2022 për shkak të inflacionit të lartë, miratoni programe ndihme shou dhe pako të madhe të Vitit të Ri, sipas tekave të drejtuesit të sektit qeverisës, të ashtuquajturit Lider Global, pa kontribuar realisht në zbutjen e varfërisë masive në vend, por vetëm shpërndani lëmosha, që i shisni si bujari të padëgjuar dhe humanizëm të theksuar.
Përcaktimi zyrtar i minimumit jetik-lakmusi që dallon hipokritin nga i përgjegjshmi dhe humanisti
Ju e dini mirë se përcaktimi i minimumit jetik zyrtar ndihmon zbutjen efektive të varfërisë në Shqipëri, e cila është detyrë humane dhe kushtetuese. Ky tregues është realisht lakmusi që ndan vendim-marrësin publik të përgjegjshëm dhe humanist nga ai i papërgjegjshëm dhe abuziv. Sipas një studimi të kohëve të fundit të EUROSTAT, 74 përqind e popullsisë në Shqipëri rrezikon varfërinë. Ju po ashtu e kuptoni qartë se njohja e minimumit jetik zyrtar nuk ushqen mbijetesën asistenciale, por nxit punësimin dhe kërkimin e burimeve të reja të punës. Vetëm se qëllimisht nuk e pohoni këtë, por sillni justifikime pa bazë për gjoja rrezikun e mbijetesës asistenciale. Ju me fjalë dhe shou të pseudo-programeve të ndihmës, e vendosni familjen shqiptare gjoja në qendër të vëmendjes. Ju e dini mirë se qendërzimi i familjes në politikat ekonomike kudo në botë në shtetet e qytetëruara, ndodh kur përcaktohet minimumi jetik zyrtar dhe vlerësimi i nivelit të jetesës të familjeve bëhet jo me kalori, sikurse e bën INSTAT dhe si bëhej në regjimin komunist, por bazuar në mesataren e të ardhurave të këtyre familjeve. Të mos bazosh të dhënat e mirëqenies së shtetasve të tu në metodat e studimit të minimumit jetik, do të thotë të notosh në një det hipokrizie dhe pseudo-politikash sociale. Dobitë sociale nga përllogaritja shkencore e minimumit jetik zyrtar janë të shumta. Metodologjitë e njohura në botë dhe të konsoliduara, do të shërbejnë si udhërrëfyes dhe referencë zyrtare për llogaritjen periodike të Minimumit Jetik Zyrtar. Duke u përcaktuar në mënyrë rigoroze shkencore, Minimumi Jetik Zyrtar do të mund të përdoret në themel të hartimit të politikave sociale për shtresat në nevojë. Ai po ashtu, do të përdoret, me shumë efektivitet dhe me argumentime të plota shkencore, si referencë për të përcaktuar pensionin minimal urban dhe rural, pagën minimale, ndihmën ekonomike dhe pagesën e papunësisë. Në favor të minimumit jetik, si një referencë në luftën kundër varfërisë dhe ndërtimin e sistemit të mirëqenies, është edhe modeli i aplikimit të së Ardhurës Bazë Universale (Universal Basic Income [Juniversëll bejzik inkam]). Aplikimi i tij, edhe pse tingëllon si një politikë apo program rishpërndarës, në fakt është neutral. Për të janë shprehur filozofë dhe personalitete të majta e të djathta. Nobelisti dhe filozofi Bertrand Rasëll (Bertrand Russell), i njohur për idetë e tij të majta, që para një shekulli ka nënvizuar se “një e ardhur minimale duhet garantuar për të gjithë qytetarët, pavarësisht nëse punojnë ose jo”. Ndërsa Fridrih Hajek (Friedrich Hayek), ekonomisti i njohur botërisht për idetë e tij liberale, ka nënvizuar se “vendosja e një dyshemeje të ardhurash të garantuara, poshtë së cilës nuk duhet të bjerë askush, është një mbrojtje legjitime për qytetarët me të ardhura të pamjaftueshme”. A mund të zbatohet ky program në Shqipëri? Përderisa ka gjetur zbatim në mjaft vende me nivele të ndryshme zhvillimi, SHBA (Alaskë), Kanada, në Amerikën Latine, në Azi, madje dhe në disa vende afrikane, mund të shqyrtohet mundësia e pilotimit të këtij programi edhe në Shqipëri. Politikat mbrojtëse duhet të jenë të tilla edhe tek ne, që çdo qytetar nën minimumin jetik zyrtar dhe të përditësuar, të marrë një kompensim nga shteti. Por kjo mund të ndodhë, vetëm nëse do të kemi një minimum jetik të njohur zyrtarisht. Edhe pse kanë anëtarë të punësuar me paga të ulëta, shumica dërrmuese e familjeve shqiptare janë nën këtë nivel minimal të jetesës, të përllogaritur në mënyrë shkencore nga metodat e minimumit jetik. Problem thelbësor mbetet që kemi dy të tretat e të punësuarve në sektorë si bujqësia, ndërtimi, industritë e përpunimit dhe shërbimet, ku pjesa dërrmuese e tyre i kanë pagat shumë pranë pagës minimale, gjë që dëshmon se varfëria tek ne është një dukuri masive. Të mos harrojmë se kemi mbi 260 mijë të punësuar pranë pagës minimale. Gjykoj se në kushtet e sotme, me këtë qeverisje të papërgjegjshme që kemi, është i shëndetshëm debati për njohjen e minimumit jetik nga qeveria. Vetëm duke njohur zyrtarisht minimumin jetik, mund të arrijmë të fokusojmë politikat sociale tek shtresat në nevojë. Po ashtu, INSTAT duhet të nisë ta llogarisë varfërinë jo më me praninë e televizorit apo frigoriferit në banesë, por me matjen e fuqisë prodhuese të punës, pra produktivitetit, duke nxitur daljen nga rrethi i varfërisë, përmes shkollimit dhe kualifikimeve profesionale. Tek ne, programi i arsimimit dhe kualifikimit profesional ka dështuar krejtësisht. E kemi të domosdoshme një rikonceptim dhe reformë tërësore në këtë, por ama nën një qeverisje të përgjegjshme, e cila nuk ka në qendër të vëmendjes oligarkët, por familjet dhe qytetarin shqiptar. Programi i zbatimit të minimumit jetik presupozon tri faza: llogaritjen, publikimin dhe zbatimin. Është e qartë se llogaritja dhe publikimi i minimumit jetik janë detyra të realizueshme që në këto momente që flasim. Në kushtet e Shqipërisë, plotësimi i minimumit jetik është një detyrim kushtetues i sistemit të mirëqenies, i cili mund të realizohet në proces dhe në mënyrë graduale, duke llogaritur mirë burimet financiare të vendit.
Më të lexuarat


Mësime nga muzetë historik

Rinia dhe pensionistët në periudhën e tranzicionit shqiptar

Kush i kërkon njeriut të 26 majit 96 fakte, beson pa dashje te sistemi geocentrik!

Berisha kërkon komision hetimor për zgjedhjet e 14 majit

Zoti Rama, zgjedhjet i fituat, tani fitoni edhe administratën!

Politikbërësit dhe shoqëria shqiptare

Rektori Luan Përzhita: Projektvendimi i qeverisë për Akademinë e Studimeve Albanologjike e çon atë drejt shkrirjes, ligji i ASH nuk ia lejon atyre të marrin institutet

Në emër të cilit popull flet ende “non grata”?!

93-vjet nga testamenti i rilindasit të fundit Mit'hat Frashëri për themelimin e Institutit Albanologjik meret vendimi i zi për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike

LANÇ – deri kur Baltosje?
