BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Pse nuk e duan Qemal Stafën, as në fotografi?

Pse nuk e duan Qemal Stafën, as në fotografi?

Sigurisht kanë bërë shumë mirë që heronjtë dhe dëshmorët, i kanë ngritur lart për këtë 29 Nëntor! Mund të kishin bërë një diçka më ndryshe, si mundësi artistike dhe paraqitje nga ajo e dikurshmja me "Martirët e Kishës Katolike", por kjo sigurisht është vetëm mungesë kreativiteti dhe asgjë tjetër! Megjithatë nuk mund të rrinë pa e hapur atë gojën e tyre të qelbur pinjollë të bashkëpunëtorëve të pushtuesit dhe lëpirës së bythës së dikur sigurimit të shtetit dhe partisë! Nuk mund të rrinë pa njollosur (tentojnë) me qelbësirën e tyre mediatike dhe morale, individë të inatosur, pse ju ka ikur pushteti dhe që në fakt i shërbejnë në mënyrë instiktive me devotshmëri pushtetit të sotëm! Të njollosin heronjtë duke i barazuar me kriminelin Enver Hoxha dhe klikën e tij bastarde, prej nga e cila kanë dalë dhe këta që qelbin erë sot! Të njollosin me dashje Qemal Stafën dhe Manush Alimanin, të cilët u vranë nga pushtuesi kur gjyshat e tyre (gojaçëve dhe akuzatorëve mediatikë për dëshmorët) ju kanë dhënë lule në urën e Baçallëkut dhe ju kanë dhuruar pa qera, zyrat për të pasur selinë "Partia Fashiste" në Shkodër! E nuk kanë "faj", sepse nëpër të dhe bashkëpunim mashtrues të fshehtë në këtë drejtim me krerë dhe ujdhesa të qelbura të Rilindjes (në segmentin aspak progresist të majtë të saj) kanë pothuaj të njëjtin mentalitet! Janë pothuaj e njëjta "prerje" maskarenjsh, që nuk ndalen në lëtyrat e tyre që nxjerrin nga goja apo në FB, për të ndyrë njerëzit e mëdhenj, që dhanë jetën për vendin në luftë me pushtuesin apo për ideal, në radhë të parë kombëtar! Po pse nuk e duan Qemal Stafën në fotografi me rastin e festës së Çlirimit, pse nuk duan dhe shumë dëshmorë të tjerë, njerëz që vdiqën nga dora, veprimtaria e pushtuesit? Si ka mundësi që në Shqipëri dalin kaq hapur pro fashizmit dhe nazizmit, kaq hapur kundër luftës së popujve përballë të keqes, atëherë sigurisht më të madhe të kohës, fashizmit? Si ka mundësi që lejohen të lëshojnë të tilla pisllëqe në FB apo kudo në tavolina dhe "plenumet" e tyre idiote, me qëllimin kriminal dhe tradhëtar të barazimit të heronjve dhe dëshmorëve, me klikën mbas vitit 1945-së të Enver Hoxhës? Si ka mundësi që dhe ambasadat e huaja dhe përfaqësitë i shikojnë dhe i dëgjojnë me të tilla poshtërsi anti lirisë dhe i tolerojnë, kur barazojnë ata që vdiqën në tortura dhe luftë me fashistët pushtues, u internuan dhe u burgosën, që u dogjën me familje dhe që u përballën në radhë të parë për idealin kombëtar për atdhe dhe liri dhe pastaj për një ideal politik? Si ka mundësi që tolerohen të tillë idiotë dhe idiote kur në biografinë e tyre familjare o kanë bashkëpunim me fashizmin ose me sigurimin e shtetit në kohë të atij (Enverit) që e quajnë kriminel dhe e barazojnë me Qemal Stafën, i cili mirë që u vra nga fashistët, por u spiunua nga "komunistët" që nesër do të vendosnin diktaturën dhe merrnin me të mirë spiunët e djeshëm dhe të sotëm!? Mirëpo të tillë delirantë nuk e duan Qemal Stafën, sepse ai rridhte nga një familje intelektuale borgjeze, i shkolluar qartësisht mirë në kryeqendrën kulturore të Shqipërisë atëherë, në Shkodër! Nuk e duan se kishte talent dhe kishte dhe një ideal që e kishte përqafuar gjysma e botës! Nuk e donin atëherë dhe nuk e duan as tani, sepse ishte i drejtpërdrejtë dhe i qartë! Prandaj sot barazojnë Qemalin me kriminelin Enver Hoxha që shumë kush e di mirë, sa është i dyshuar për eliminimin e pikërisht një të riu të tillë me talent, i cili po të ishte gjallë mbase do të ishte i pushkatuari i parë i Enver Hoxhës mbas 1945-së! Çfarë ju ka bërë Manush Alimani të tillë delirantëve jo vetëm në Shkodër? Po tre heronjtë e Shkodrës çfarë ju bënë, pse i kanë inat? Pse nuk pranuan të pushtohej vendi i tyre? Delirantëve ish-shërbëtorë të Komitetit të Partisë dhe spiunë të sigurimit, ju duhet qenia "komunistë" që të bëjnë pastaj antikomunistët e dhjerë sot, duke barazuar gjakun e tre djemve të vrarë në përballje me fashistët, me kriminelin Enver, të cilit i lëpinë bythën sa ishte gjallë dhe shumë vite mbas vdekjes të tillë idiotë ordinerë! Po Asim Vokshi çfarë u bëri antikomunistëve të "këpucëve të grisura" apo pse u vra nga fashistët në Ebro? Apo pse ishte nipi i Sylejman Vokshit? A do ta nderojë këtë hero mbesa e Bije Vokshit në lartësitë e PD-së apo do ta barazojë me kriminelin Enver, duke u bashkuar me korin e sorrave kundër dëshmorëve në bulevard?! Sepse këtu e kanë qëllimin këta delirantë sot! Për të barazuar dëshmorët me Enverin dhe pastaj Ramën me Enverin, meqë nuk e rrëzojnë dot nga pushteti dhe pse ai e ka tepruar ku nuk mban më asgjë. Sepse këtu e kanë hallin te e sotmja dhe jo kaq shumë te e djeshmja! Edhe pse e dinë mirë se ai (Rama) as që ka respekt për dëshmorët realisht! Biles respekton disi më shumë ballistët (patriotë disa dhe shpesh herë tradhtarë bashkëpunëtorë me armikun), por në marrëveshje me segmente aspak progresiste dhe majtas të Rilindjes, ju duhet kjo manovër barazie mes Qemal Stafës dhe Enver Hoxhës! Për të inkriminuar luftën dhe sulmuar heronjtë që dhanë jetën për idealin kombëtar, kur një sasi idiotësh nga gjyshat dhe baballarët ju shërbenin fashistëve! Prandaj nuk e duan Qemal Stafën as në fotografi, sepse ai ju rrezaton modelin me të cilin ata nuk mund të maten dhe atë kundër - diktatorit më vonë! Sepse thellë-thellë dhe pse ulërasin kundër Enverit - janë të dashuruar me të, si viktima me xhelatin e saj! Urrejnë ata që shkuan internimeve nga fashizmi dhe që pastaj një pjesë të mirë i internoi dhe vrau edhe Enveri! Urrejnë djemtë dhe vajzat e viktimave të Enverit në diktaturë dhe që kishin kontribute antifashiste më shumë se sa vetë Enveri, që nuk ka shkrehur një pushkë dhe që i persekutoi gjatë gjithë kohës së regjimit të tij vrastar! U internuan dhe burgosën nga fashizmi dhe po ashtu nga Enveri! Si në familjen time, me babain tim dhe familjen e tij! Urrejnë shumë familje antifashiste me kontribute të mëdha atëherë, por që i persekutoi dhe Enveri kur mori pushtetin dhe deri në ditët e sotme në sajë të trashëgimisë së madhe që ai ka lënë si te PD dhe po ashtu në PS! Urrejnë intelektualizmin e trashëguar nga antifashistët dhe familjet e tyre, prandaj nuk duan Qemalin në fotografi! Urrejnë shumë e shumë familjarë dhe njerëz që janë për lirinë dhe demokracinë në çdo kohë, që janë rebeluar në çdo kohë dhe nuk kanë dashur vëllavrasje asnjëherë, në ndryshim nga bashkëpunëtorët e fashizmit dhe "miqtë" e tyre të ardhur në pushtet në sajë të servilizmit dhe puthjes së prapanicës së Enverit! Prandaj nuk e duan as në foto Qemal Stafën! Ata duan vetëm pushtetin dhe tani po përpiqen ta gjejnë atë me anën e gëlbazave që nxjerrin nga goja dhe shkruajnë në FB! Prandaj dhe nuk i do shumica e shqiptarëve, prandaj dhe abuzohet me pushtetin sot në mazhorancë, sepse njerëzit shohin se me çfarë lëtyrash politike kanë të bëjnë! Me individë që urrejnë atë që ka vdekur në luftë kundër armikut! Nuk ka më turp për një shoqëri të qytetëruar se sa kaq! Kudo në botë do t’i kishin dënuar dhe mallkuar!

Nga Besi Bekteshi