Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pse nuk është i qetë presidenti?

Postuar: 19/09/2019 - 07:12

Qëkur ka nxjerrë zhdekretimin e zgjedhjeve të 30-qershorit dhe deri tani Presidenti nuk po ndihet i qetë. Njëherë merr malet, që të ngjitet sa më lart, njëherë ja mban nga Kosova, njëherë… Bën nga bën dhe i kthehet zhdekretimit, për të bindur shqiptarët dhe botën se ai zhdekretim ishte kushtetues. Tani kërkon të bindë edhe Venecian me 55-faqe, që ai i quan argumente. A thua të ketë nevojë për argumente një dekret apo ligj, që nuk ka asgjë të dyshimtë? Dekreti dhe ligji që nuk kanë forcë të mbrojnë veten, quhen të shfuqizuar vetvetiu. Ishte pikërisht ai zhdekretim që solli tërë këtë zallamahi në jetën politike. Presidenti pretendon, se me atë zhdekretim u la kohë forcave politike që të reflektonin. Çfarë reflektimi të bënin, kur dekreti i Presidentit për zgjedhjet e 30 qershorit ishte në fuqi dhe 40 e ca parti kishin filluar fushatën. Gara zgjedhore është si dasmat. I zoti i shtëpisë nuk e anullon dasmën se nuk i vajti një ose disa miq. Kur vendosi dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit i mblodhi të gjitha partitë kuvendore, të cilat propozuan data të ndryshme dhe Presidenti caktoi një datë tjetër nga ato të partive, sepse ishte e drejtë e tij kushtetuese. Po për zhdekretimin përse nuk i thirri që të konsultohej? Çfarë kishte ndodhur?

Presidenti komunikoi vetëm me Bashën dhe pas atij takimi firmosi zhdekretimin. Përse ato takimet që ai i quan “normale” me Bashën nuk janë pa gjë? Firmosja pas takimit me të, tregonte se ata kanë biseduar bashkë, që opozita të mos hynte në zgjedhje për të matur pulsin e elektoratit, se ishin të bindur që nuk fitonin, por që ta kishin si armë për të kërkuar një datë tjetër zgjedhjesh, siç ndodhi. Madje u ngrit një mjegullnajë e furishme për t’i penguar zgjedhjet, që partitë që hynë në zgjedhje të mos merrnin shumicën. Dhe ato shifra, me të cilat fituan partitë, nuk ishin reale, se shumica kishin frikë të votonin, se humbisnin vendin e punës. Se opozita kishte vënë spiunë në të gjitha qendrat e votimit për ta parë se kush votonte kundër vullnetit të opozitës, sidomos në ato bashki që kishte e djathta. Ata i mblodhën punonjësit dhe u dhanë ultimatum, se po të venë në zgjedhje, ditën e hënë të mos vinin në punë. Po kur e firmosi? Kur fushata ishte në mesin e saj. Këtu është e gjithë kleçka. Nëse ai kishte të dhëna që na i nxjerr tani, që i ka mbetur sharra në gozhdë, i mblidhte partitë, por edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Kjo na kujton ato thikat me helm e çadrat armë, që sajoi Sali Berisha në mitingun ku vrau katër protestues në mes të sheshit. Nuk është justifikim ajo që ka deklaruar, se nuk ishte Rama me Ruçin aty. Ai kishte detyrë të bënte lajmërimin, pastaj përgjegjësia u mbetej atyre. Si duket Presidentin nuk e dëgjon më njeri. Derisa nuk mbledh dot partitë politike, nuk mbledh këshillin e sigurisë, nuk konsultohesh me kryeministrin, i kthehen të gjitha dekretet, do të thotë se është krejt formal. Në ato kushte, jo të zhurmonte për të mbrojtur një zhdekretim antikushtetues, po të jepte dorëheqjen. Më duket se Presidentin e ngatërrojnë, veç Berishës e Bashës edhe këshilltarët juridik të tij. Sa herë i ka nxjerrë për të zbërthyer dekretin, kanë qenë nul. Nuk kanë thënë asgjë bindëse. Edhe në Komisionin Hetimor të Kuvendit nuk mundën ta mbronin me ligj akuzën e Kuvendit të Shqipërisë. Tani le të vijmë tek ato 55-faqe, që Presidenti ka vendosur t’i publikojë në faqen zyrtare të tij. Me ato Presidenti përpiqet të bindë Venecian se partitë refuzuan konsultimet. Me këtë argument nuk mund ta bindësh Venecian, sepse Kryeministri i bëri shtatë letra opozitës për dialog, veç thirrjeve nëpër konferenca shtypi e fjalimeve në Kuvend. Por opozita i kishte krahët të ngrohtë nga Presidenti dhe priste që me protesta të rrezohej qeveria. Përse duhej të dorëhiqej Rama, kur nuk kishte shkelur asnjë ligj? Opozita dhe Presidenti mbaheshin pas fjalëve qesim, se Rama kishte vjedhur votat e ishte lidhur me krimin, kur nuk kishte një vendim gjyqësor që ta vërtetonte këtë. Me hipoteza e sajime nuk mund të rrëzohet as Kryeministri, as Presidenti. Presidenti ka rënë në llumin e opozitës e kërkon të mbrohet me Kuvendin, që e quan ilegjitim. Pa na thuaj zoti President, përse është ilegjitim Kuvendi? Ajo 140-ta që përmendni ju, është një përcaktim që Kuvendi nuk duhet të zgjedhë, as më pak e as më shumë deputetë, por kjo nuk do të thotë, se po të mos jenë 140, nuk është legjitim. Kuvendi nuk është legjitim kur ka më pak se 71-vota. A u kujtohet kur Kuvendin e drejtonte i ndjeri Pjetër Arbnori dhe opozita socialiste e kishte bojkotuar, ai u tha: “Po të vijnë në sallë 71-deputetë unë vazhdoj seancën” Po ata që plotësuan vendet vakante, përse nuk janë legjitim, kur ligji e thotë shqeto se vendet vakante plotësohen nga listat që kanë depozituar partitë në KQZ. Komisioni i Venecias nuk është si opozita jonë, që jeton me sajime. Komisioni gjykon mbi bazën e ligjeve. Përse duhet të besojë argumentin e Presidentit, se Kuvendi ka humbur kontrollin mbi qeverinë? Po ata deputetë opozitarë që po veprojnë ligjërisht e me kulturë juridike çfarë janë? Mbase Presidenti dhe opozita duan ata që u larguan, të cilët nuk sillnin asnjë alternativë në Kuvend, po vetëm shanin e shpifnin. Ka kohë, si gjithmonë në unison me opozitën, Presidenti ankohet përse s’funksionojnë dy gjykatat kryesore në vend. Natyrisht kjo nuk është gjë e mirë, po kur bëhesh bajat në këtë fakt dhe dihen shkaqet, do të thotë se kërkoni ato gjykata që bënë lëmsh dynjanë dhe ikën kokulur nga funksionet që kishin. Pse nuk e di Venecia përse mungojnë gjykatat?! Më mirë të durojmë edhe një muaj pa ato gjykata, se të vuajmë tërë jetën prej tyre. Po kryeministri përse duhet të reflektonte, kur e filloi fushatën sipas dekretit të Presidentit? Vërtet që Presidenti e cakton ditën e zgjedhjeve, po jo pa pyetur partitë. E ai zhdekretim e bëri lëmsh këtë vend, po shqetësoi dhe vetë Presidentin. Nuk e kishim parë që Presidenti të lëvizte kaq shumë. Edhe populli ka një thënie të bukur për këto raste: “Pyet njëqind vetë dhe bëj si di vetë” Po Presidenti nuk pyeti njeri për zhdekretimin. Tani nuk po ri rehat, po na del e flet pa doganë për të mbrojtur një dekret antikushtetues. Dekreti nuk mbrohet me fjalime politike e zhurmë. Kur është i rregullt ai mbron veten. I ndodhur në një situatë të vështirë, Presidenti ka marrë rolin e opozitës dhe bën thirrje për protesta, se na qenka në rrezik demokracia dhe pluralizmi! Si është e mundur të flasë kështu Presidenti, kur në Shqipëri ushtrojnë veprimtarinë 120 e ca parti politike dhe çdo njeri e subjekt bëjnë ç’t’u dojë qefi, ashtu si bën dhe Presidenti? Akuzojnë qeverinë, përse ka marrë të gjitha pushtetet. Ajo nuk i mori pushtetet, po ja dha opozita edhe ato që kishte vetë. Po vendi do të qeveriset, me apo pa opozitën dështake. Zoti President, qetësohu. Dekretin e ke në fuqi, po a e di që nuk ka asnjë vlerë, se të gjitha afatet ligjore kanë falimentuar? Por kjo zhurmë në bashkëkonsultim me opozitën, nuk flet për mirë për një President. Edhe Venecia e kupton se keni rënë ngushtë, se vetingu është në prag të ngritjes. Nuk ka asnjë arsye tjetër. Meqë opozita ka rënë në qetësi e nuk ka çfarë të bëjë, se i gënjeu njerëzit për të larguar Ramën, frenat e saj i mori Presidenti. Hair të qoftë, po unë do të përmend dy vargje të rapsodit lab, Feti Brahimi: “E vërteta nuk ka lindur,/Se akoma s’na ka bindur!”

Nga Enver CAKAJ

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:20

Për opozitën tonë jashtëparlamentare si në tërë këto vite, gjithçka që ndodh në këtë vend individualizohet e pykëzohet në një emër të vetëm.

Postuar: 23/10/2019 - 07:18

Në raportin e zbatimit të buxhetit faktik të shtetit për vitin 2018, institucioni i auditimit më

Postuar: 23/10/2019 - 07:16

Me siguri na erdhi shumë keq të gjithëve për lojën që luhet si përherë në kurrizin e ne shqiptarë

Postuar: 23/10/2019 - 07:14

Marrëzia jonë, ka shkuar deri aty sa shumë kush të "zemërohet" me Francën!

Postuar: 22/10/2019 - 07:21

Ka tronditje të madhe në politikë për fundin e formimit të SPAK apo fillimin e punës së tij!

Postuar: 22/10/2019 - 07:14

Dihet që Këshilli Europian nuk arriti të marrë një vendim pozitiv për çeljen e negociatave me Shq

Postuar: 22/10/2019 - 07:13

Të trishtuar dhe humbës real nga vetoja e francezëve në Këshillin e Europës, ku presidenti Macron